Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ACAL,~I m. 1. metal., ndërt. Përzierje metalesh, kryesisht nga hekuri dhe një përqindje e vogël karboni, që e bën atë më të fortë dhe më elastik sesa hekuri i pastër; lëndë shumë e fortë dhe e qëndrueshme për përdorim në ndërtimtari, në makineri, në armë dhe në vegla të ndryshme; çelik. Acal karbonik. Acal elastik. Konstruksion acali. Shtyllë acali. Urë acali. Tuba acali. Enë acali. Thikë acali. I veshur me acal. Shkrirje e acalit. Prej acali.
2. fig. Simbol i forcës, i vendosmërisë, i qëndrueshmërisë, i pathyeshmërisë, i palëkundshmërisë, i papërkuljes. Është acal. Zemër (vullnet) prej acali.
ASTEROÍD,~I m. sh. ~Ë, ~ËT astr. Trup i vogël qiellor, planetoid, i ngurtë, guror ose metalik, me madhësi prej disa metrash deri në qindra kilometra në diametër, me formë të parregullt, që gjendet në brezin midis Marsit dhe Jupiterit dhe që rrotullohet rreth yllit amtar ose si satelit natyror i planetëve më të mëdhenj. Asteroid metalik (karbonik, silikati). U zbulua një asteroid i ri. Përbërja e asteroidëve.
BIKARBONÁT,~I m. sh. ~E, ~ET kim. Kripë e acidit karbonik që përdoret në bujqësi, në industrinë ushqimore etj.; sodë buke. Bikarbonat i sodës (i natriumit) sodë buke. Bikarbonat potasi. Prodhimi i bikarbonatit.
FRYMËMÁRRJE, ~A f. sh. ~E, ~ET 1. Thithja e oksigjenit dhe nxjerrja e gazit karbonik nga qeniet e gjalla; thithja dhe nxjerrja e lehtë e ajrit nga mushkëritë; thithja e ajrit nga qeniet e gjalla. Frymëmarrje e lehtë. Frymëmarrje e shpejtë. Aparati i frymëmarrjes. Rrugët e frymëmarrjes.
2. fig. Gjallëri, fuqi. Ka frymëmarrje të gjerë.
✱Sin.: frymë, gjallëri, fuqi, jetë.
GAZ,~II m. sh. ~E, ~ET dhe ~RA, ~RAT 1. Lëndë a substancë, zakonisht pa ngjyrë dhe e padukshme, pa formë dhe pa vëllim të përcaktuar, që përhapet lehtë e mbush plotësisht çdo hapësirë apo enë. Gazi natyror nxirret nga nëntoka dhe përdoret për djegie a për ndriçim. Disa substanca çlirojnë gaz. Gaz i rrallë (fisnik). Gaz i thatë (i lëngshëm). Gaz i plogët gaz që nuk bashkëvepron a nuk lidhet kimikisht me lëndë të tjera. Gaz karbonik. Gaz sulfuror. Gaz metan. Gaz natyror. Gaz i djegshëm (ndriçues). Gaz lotsjellës (helmues). Gazrat e naftës. Gazi i minierave (i kënetave). Gaz pa ngjyrë (me ngjyrë). Vetitë e gazit. Lëngështimi i gazit. Shkëmbimi i gazeve. Ujë me gaz. Balonë me gaz. Stufë me gaz. Pianurë me gaz. Bombël gazi. Ngrohje me gaz. Mbush me gaz. Punon me gaz. Dhoma e gazit dhomë e ndërtuar enkas për ekzekutime masive, ku viktimat futeshin me forcë dhe vriteshin përmes lëshimit të gazrave helmues (hist.).
2. Lënda djegëse e lëngët (benzinë, naftë etj.), e cila futet në trajtë piklash në motorët e ndryshëm dhe digjet aty për t’i vënë këta në lëvizje. I jap gaz (i pakësoj gazin) motorit i jap shpejtësi a fuqi (i ul shpejtësinë a fuqinë) motorit. Shkel gazin shkel një këmbëz të posaçme për t’i dhënë motorit të automjetit më shumë lëndë djegëse.
3. vet. sh. ~RA, ~RAT Lëndë në trajtë të gaztë që dalin nga stomaku a nga zorrët; pordhë. Gazrat e stomakut (e zorrëve). Ka gazra.
4. bised. Vajguri. Llambë (kandil) me gaz. Enë për gaz.
5. krahin. Bishtuk me vajguri. Ndez (shuaj) gazin.
♦ Ia shkel gazit (në dërrasë) 1. Iki me vrap, nis të nxitoj shumë, vrapoj, shpejtoj; ia mbath me të katra; (vrapoj) sa më hanë këmbët; ia jap (ia ther) vrapi. 2. Ngutem shumë në një punë dhe e bëj pa kujdes e keq, nuk vë re për cilësinë; tregohem i nxituar e i pamatur në një veprim. Qet (hedh) gaz në gaca (dikush) shih i hedh benzinë zjarrit (dikush).
KARBONATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET kim. 1. vet. nj. Ngopja e një tretësire me gaz karbonik (dioksid karboni). Karbonatimi i ujit (i pijes).
2. edhe sh. Procesi i ngopjes së tretësirave me gaz karbonik për të formuar karbonate; rastet e aplikimit të këtij procesi. Reparti i karbonatimeve.
KARBONAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kim., kal. 1. Ngop një tretësirë me gaz karbonik. Karbonatoj ujin.
2. Shndërroj në karbonat kalciumi. Karbonatoj shëllirën gjatë prodhimit të sodës.
KARBONATÚAR (i, e) mb., kim. 1. I ngopur me gaz karbonik nën trysni. Ujë mineral i karbonatuar.
2. I shndërruar në karbonat a që përmban karbonat kalciumi.
KARBONÍK,~E mb., kim. Që lidhet me karbonin, që i përket karbonit, i karbonit. Gaz karbonik dioksid karboni. Acid karbonik acid që formohet nga tretja e gazit karbonik në ujë.
MOLEKÚL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. kim. Grimca më e imët e një lënde, që përbëhet nga atome dhe që mund të veçohet e të ruajë vetitë kimike themelore të kësaj lënde. Molekula e hidrogjenit (e gazit karbonik). Molekula e një lënde të thjeshtë (e një lënde të përbërë). Lëvizja (shpejtësia) e molekulave.
2. fig. Pjesa më e vogël e një gjëje. Depërton në çdo molekulë të trupit.
SHPËRBË/J vep., ~RA, ~RË spec., kal. 1. E ndaj diçka në pjesët a në elementet përbërëse, zbërthej. Prizmi e shpërbën dritën e diellit. Shpërbën gazin karbonik.
2. vet. v. III E tjetërson kimikisht, e kalb, e prish (për lëndët organike). Mikrobe që shpërbëjnë albuminat. Ngrohtësia i shpërbën lëndët shtazore.
THËNGJILLÓR,~E mb., libr. 1. Që ka të bëjë me thëngjillin a me qymyrin; që përmban qymyr. Pellg thëngjillor.
2. kim. Karbonik. Acid (gaz) thëngjillor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë