Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AMFIÓKS,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Amphioxus) Peshk deti me trup të hollë në formë shtize, paraardhës i kërbishtorëve, që jeton në zona të cekëta me rërë, që noton në thellësi deri 30 m dhe që ushqehet me alga të vogla, gaforre, karavidhe e krijesa të tjera të imta të detit. Studimi i sistemit nervor të amfioksit. Pamja e amfioksit. Struktura primitive e amfioksit.
ARAGÓST/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Aragosta) Gaforre, karavidhe, krustace e madhe me guaskë gjembake, me dara të mëdha dhe me mish tejet të shijshëm, që jeton në ujërat oqeanike. Aragostë deti. Ha (blej) aragosta. Aragostë e madhe. Aragosta e lumit (lat. Astacus fluviatilis) karavidhe e lumit, gaforre fisnike.
2. fig., keq. Njeri i gjallë, i lëvizshëm, i parehatuar; i paqëndrueshëm dhe dredharak. Ai është aragostë e vërtetë.
✱Sin.: gaforre, karavidhe, krustace.
GAFÓRR/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET zool. Kafshë e ujërave të ëmbla e të kripura, që e ka trupin të mbuluar me një guaskë të fortë, me dhjetë këmbë të nyjëzuara e me kthetra në majë, të cilat i japin mundësi të ecë në të gjitha drejtimet. Gaforre e kuqe. Gaforre lumi (deti). Gjuajtës gaforresh. Zvarritet (ecën) si gaforre.
✱Sin.: karavidhe, gërthje.
PAQËNDRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk qëndron fort në vendin a në gjendjen e vet; që nuk mbahet mirë; që nuk është i qëndrueshëm; kund. i qëndrueshëm. Lidhje kimike e paqëndrueshme. Baraspeshë e paqëndrueshme (fiz.).
2. Që dëmtohet a prishet lehtë; jo i shëndoshë, jo i fortë; kund. i qëndrueshëm. Shtyllë e paqëndrueshme. Ngjyrë e paqëndrueshme.
3. Që ndryshon shpejt, që nuk mbetet njësoj për një kohë të gjatë; i lëkundshëm; i lëvizshëm; kund. i qëndrueshëm. Çmime të paqëndrueshme. Kohë e paqëndrueshme. Mot i paqëndrueshëm. Popullsi e paqëndrueshme popullsi që e ndërron shpesh vendin e banimit.
4. fig. Që nuk ka baza të shëndosha, që mbahet vetëm për një kohë të shkurtër; që nuk zgjat shumë, që prishet me kalimin e kohës; kund. i qëndrueshëm. Miqësi e paqëndrueshme. Mbështetje e paqëndrueshme. Tipare të paqëndrueshme.
5. Që nuk u përmbahet me vendosmëri mendimeve, bindjeve ose rrugëve që ka zgjedhur, që ndryshon shpesh, i lëkundshëm; që është veti e një njeriu të tillë; kund. i qëndrueshëm. Njeri i paqëndrueshëm. Me karakter të paqëndrueshëm.
✱Sin.: i dobët, i lëvizshëm, i lëkundshëm, i ndryshueshëm, i luhatshëm, i lagatershëm, i larmë, i lëkundur, i pavendosur, i përkulshëm, i dobët, levarash, mendjeveri, i brishtë, i shkatërrueshëm, i dëmtueshëm, mendjeveri, i pakarakter, i pavendosur, i pataban, karavidhe, ciripupe, çililingë, legen, xarnavel.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë