Fjalori

Rezultate në përkufizime për “karabush”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BADËR

BÁD/ËR,~RAI f. sh. ~RA, ~RAT bot. 1. (lat. Asphodelus) Bimë barishtore shumëvjeçare me kërcelldegëzuar e të lartë rreth një metër, me rrënjë si qepujkë, me gjethe si të preshit dhe me lulevogla e të bardha, që rritetkullota dimërore e lulëzonpranverë; presh i egër. Badra e malit. Lule badre. Karabush badre. Badër e bardhë. Badra e degëzuar. Badra e malit. Badra e verdhë. Badra verore. Badër uji.
2. Shpatore, luleshpatë. Badër e bardhë me lule.

BALOSH

BALÓSH,~III m. sh. ~Ë, ~ËT keq. 1. Njeri i lig e i poshtër; njeri që ka frikë e që nuk i qëndron fjalësdhënë; dredharak, tutës.
2. Njeri i paditur, budalla; karabush qepe, kungull (trangull) pa fara. - Ç’pret prej atij baloshi!
Sin.: dredharak, tutës, budalla.

BOGAÇ

BOGÁÇ,~E mb., përb. I trashë nga mendja, hu gardhi, karabush qepe; kund. i zgjuar, i mprehtë. Ka një djalë bogaç.

BUALL

BÚA/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. zool. (lat. Bubalus) Kafshë shtëpiake ripërtypëse e dythundrake, me trupmadh e të mbuluar me qimezeza, me qafëshkurtër dhe me brirëkthyer prapa, që mbahet për punë bujqësore; kafshë e tillë e egër. Mish (lëkurë, bri, kokë) bualli. Një pendë buaj. Lëroj (tërheq) me buaj. I rëndë (i ngathët) si buall. Fle si buall bën gjumëthellë. Shtrihet si buallilerë (keq.). I ka hapur sytë si bualli në ujë. Fik bualli (bot.). Lule bualli (bot.). Nëntë buaj pastërma, / Erdhi marsi, thela s’ka! (folk.). Hall me qe e hall me buaj, po më keq me qe të huaj. (fj. u.). Britmën e buallit e dëgjojnëgjithë. (fj. u.). Bualli ka fuqi, ustai ka marifet. (fj. u.). Mua s’më mbajti bualli me kapistër e do më mbajë shelgu me kanistër. (fj. u.). Qajnë buajt, qan edhe qerrja. (fj. u.).
2. fig., keq. Burrë me trupmadh e të rëndë, por i ngathët e i trashë nga mendja; karabush qepe, kungull çairi (tall.).
3. zool. (lat. Cerambycidae) Kacadre.
Sin.: kacadre, brikazi, brinoc, brisqar, brumbull, buzadre.
E bën buallin *mizë (dikush). As me buaj e as me qe (dikush) i pavendosur, që nuk di nga t’ia mbajë, me dy mendje, mëdyshas; as kështu e as ashtu. E bën mizën (pleshtin) buall (dikush) e zmadhon tepër diçka, e fryn shumë; i jep një rëndësi më të madhe sesa duhet; e bën mizën (pleshtin) ka; e bën qimen tra; e bën vezën deve; i vë fre pleshtit; i pleshtit zile; e bën bjeshkë (diçka). Hall me buaj e hall me qe! njësoj keq është, sido që të bëhet, keq kështu e keq ashtu; s’di si të sillesh a si të bësh, s’di nga t’ia mbash. Heq buallin nga *bishti (dikush) keq. S’e heqin dot as dyzet buaj (dikë) iron. është mendjemadh; mburret shumë e sillet me mendjemadhësi; vret veten me gishtin e madh (dikush); s’i flitet me gojë (dikujt); e ka hundën në lis (dikush). Hyri në *bri të buallit (dikush). Me sa hyn bualliveshin (në vrimën) e gjilpërës! kurrë, asnjëherë; është e pamundurbëhet. Ka *lëkurë bualli (lëkurën e buallit) (dikush). Nuk sheh buallin para sysh (para syve) (dikush) nuk vëren a nuk kupton edhe diçkaështë fare e qartë. E shtie *miza e s’e nxjerr bualli (dikë). Tërbon (çmend) edhe buallin (dikush) keq. është shumë i prapë, të shqetëson shumë, të mërzit pa masë; pëlcet edhe gurin. E vë (e fut) në *bri të buallit (diçka). Vë *qerren para buajve (para qeve) (dikush) iron.

BËZDYÇ

BËZDÝÇ,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Cung, kërcu; trung lisi i thatë.
2. fig., përçm. Njeri i trashë nga mendja, hu gardhi, karabush qepe. Bëzdyç i madh.

DRUZAK

DRUZÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Karabushnxjerrin disa bimë si qepa, preshi etj. Druzaku i qepës.

DUDUM

DUDÚM,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. përb., vjet. Halldup. Dudumët anadollakë.
2. shar. Njeri i trashë nga mendja, njeri i humbur e budalla, leshko, karabush qepe. - Ik, ore dudum! O dudum, more dudum, / Llaf e hap e një zullum. (folk.).

FARISHTË

FARÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [FARÍSHT/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET] 1. Lehe me dheimët e me pleh, e punuar mirë, ku mbillen fara për të marrë fidanë bimësh a pemësh frutore; lehe e veçantë ku mbillen fidanë perimesh për fare; farishtore. Farishtë lakre. Farishtë pemësh. Mbjellfarishtë. Shkul nga farishta.
2. kryes. sh. Farëratmbillenlehe për të marrë fidanë perimesh, pemësh a bimështjera; fidanët e perimeve a të bimëvetjerashkulen nga lehja dhe mbillenarë, rasat. Mbjell farishtet e qepës. Shkul farishtet.
3. Rabush i qepës; ngallicë. Farishta e qepës.
4. Hauz a rezervuar për të rritur rasatin e peshkut. Kujdesem për farishtën e troftës.
Sin.: farishtore, rasat, shtrat, fidan, karabush, rabush, hauz, rezervuar.

FAROKE

FARÓK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Qepëmbillet për farë, koka e rabushit të qepës; faranik. Mbolli faroken në brazdë.
2. kryes. sh. Farëra bimësh. La mënjanë faroket.
Sin.: faranik, karabush, farë.

KARABUSH
MENDJEBOSH
QEPË

QÉP/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT bot. 1. Perime me gjethe si gyp i gjatë e i hollë, që nxjerr lulevogla e faraimëta dhebën kokë nën dhe; koka me shumë fletëtulta dhe gjethet e kësaj bime me shije djegëse, që përdoren si ushqim. Qepëthata. Qepë e bardhë. Qepë djegëse. Qepë e artë. Qepë e njomë. Qepëgrira. Qepëskuqura. Qepë e degëzuar. Qepë e drunjëzuar. Qepë e ëmbël. Qepë e kuqe. Qepë e hershme. Kokë qepe. Farë qepe. Lëng qepe. Barut qepe (bised.) farat e imëtakësaj bime. Varg me qepë. Mbjell qepët. Shkul qepët. I vë plagës qepë e kripë.
2. Kokë e rrumbullakët nën dhe e me fletëtultabëjnë disa bimë; qepore. Qepa e zambakut. Qepë qiparisore. Qepë thelbore. Qepë kokëhudhër. Qepë tulipan. Shumëzohet me qepë.
3. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa bimë. Qepë deti boçkë. Qepë gjarpri xhërrokull. Qepë e egër lulemadhe. Qepë e kënetës. Qepë e verdhë. Qepë e zezë. Qepë kërcellore. Qepë e vreshtave. Qepë njëgjethëse. Qepë kërcellore. Qepë shtyllëshkurtër. Qepë rruzullore. Qepë e rrjetëzuar. Qepë e egër.
E bëri për qepë e kripë (dikë) e rrahu fort, e zhdëpi në dru, e dërrmoi; ia bëri kurrizin më të butë se barkun (dikujt). *Cipë qepe. I jep lepurit qepë (dikush) tall. nuk di se ç’bën, punon pa mend; mban byk e hedh kokrra; tjerr pa e ndarë indin; e peshon diellin me okë tall. *Karabush qepe përçm. (Që) në *kohën e qepës tall. Kokë qepe mospërf. Në *lëmëqepëve. Sa një *lëvore qepe. Më mbinë qepët nga maja (me dikë) kam ndeshurvështirësimëdha me dikë, u ngatërrova keq e gjendem ngushtëmarrëdhënie me të, më ka ndezur me të; polli (më ndezi, më gjeti) belaja; më polli groshi. Ngul qepë e shkul hudhra (dikush) iron. bën një punëpadobishme, krejtkotë ose që e prish vetë; bënshumë dëm sesa punëvlefshme; nuk i del gjë nga ajobën; tund (luan) derën. E prish dasmën për një qepë (dikush) e prish gjithë punën e bërë për diçkavogël, e prish një punërëndësishme për hiçgjë; dëmton diçkarëndësishme për pak gjë; e prish dasmën për një limon. (Sikur) qeni qepënhajë! medoemos, me çdo kusht, patjetër; sido që të bëhet; bëhet ç’të bëhet! S’tha dot as “qepë (dikush) i erdhi krejt papritur diçka; u hutua fare, u shpërqendrua; nuk tha dot një fjalë; e humbi toruan; (e humbi) si Xhaferri simiten; e humbi si lepurithekra.

RABUSH

RABÚSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Bisht i fortë e i trashur i qepës, që nuk hahet; mashkulli i qepës, ngallë; karabush. Rabushi i qepës.
2. Çetele. E shënonterabush.
3. Rrethshtohet çdo vit në bririn e dashit etj.
4. Rrahës këmbore, cingareje etj.; gjuhëz, rrahëse, rrumb. Iu këput rabushi trokaçës.
5. Pjesë mulliri, druri i dhëmbëzuar me të cilin lëshohet drithi për t’u bluar, duke rregulluar masën.
6. fig., bised. Njeri i trashë nga mendja, karabush, dudum.
Sin.: ngallë, karabush, çetele, batoq, gjuhëz, rrahëse, rrak, rrumb, dudum.
I ka humbur rabushi i këmborës (dikujt) është njeri fare pa rëndësi; nuk e përfill askush, është i lënë mënjanë, sikur s’është i gjallë; e bënë gjalmë opingash (dikë); nuk bën hijediell (dikush); nuk i dëgjohen këmborët2 mospërf.; kund. e kam (e mbaj) mbi kokë (në krye) e sipër (dikë). E vë në rabush (diçka). 1. Nuk e harroj, e ruajkujtesë, e ngulit; e kamkujdes; e vë në mendje; e mbaj (e kam) parasysh. 2. Nuk ia vë më veshin, nuk e vlerësoj fare a nuk i jap rëndësi; e lë në harresë (për fjalët, porositë a këshillat e dikujt); e hedh pas (prapa) krahëve.

SHAPYLL

SHAPÝLL,~E mb. 1.është i trashë, i pagdhendur; kaplluk. Ka mbetur shapyll. Burrë shapyll. Sillet si shapyll.
2. si em. ~I m. sh. ~A, ~AT Ai që është i pagdhendur, trashaman. Edhe shapylli hiqej si i mençur.
2. si em. ~JA f. sh. ~E, ~ET Ajoështë e pagdhendur, trashamane. Nuk merr vesh nga bota shapyllja.
Sin.: i trashë, i pagdhendur, i palatuar, karabush, kaplluk, taratik, trashaman.

TARAVAC
TARAVAC
TRASHË

TRÁSHË (i, e) mb. 1.është më i gjerë se zakonisht, që i kapërcen përmasat e zakonshme, që ka trup a vëllimmadh, që e ka prerjen tërthoremadhe; që është i fryrë e i shëndoshë; kund. i hollë. I trashë e i shkurtër rrondokop, rrapashyt, shulak. I trashë si fuçi. Dru (shkop) i trashë. Trarëtrashë. Litar i trashë. Me trup (me qafë) të trashë. Me gishtërinjtrashë. Me duartrasha. Me buzëtrasha. Ka vetullatrasha. I ka eshtrat (kockat) të trasha.
2. Që ka shumë shtresa a shumë fletë, që nuk është shumë i hollë; që është bërë prej diçkaje jo shumëhollë, i plotë (për senderrafshëta e të shtrira); kund. i hollë. Letër (lëkurë, lëvore) e trashë. Dërrasë e trashë. Xham i trashë. Shtresë akulli e trashë. Libër i trashë. Fletore e trashë. Pallto e trashë. Çorape (perde) të trasha. Mbulesë e trashë. Qilim i trashë. Mur i trashë. Bukë e trashë. Rrobatrasha rroba dimri.
3. Që ka dendësi më të madhe se lëngjet e zakonshme e që rrjedh ngadalë, që nuk është shumë i lëngshëm; jo i hollë; kund. i hollë. Qumësht (kos) i trashë. Verë e trashë. Lëng i trashë. Gjak i trashë.
4. përbëhet nga kokrriza, thërrmija a fijemëdha, që është i ashpër; jo i imët; kund. i hollë; i imët. Rërë e trashë. Miell (sheqer) i trashë. Kripë e trashë. Ushqim i trashë bar a kashtëpërdoret si ushqim për bagëtinë.
5. fig. Që i kap gjërat me vështirësi, që nuk është i mprehtë, jo i zgjuar; që nuk bëhet me zgjuarsi; gdhe, i pagdhendur; kund. i hollë, i zgjuar. Njeri i trashë.
6. fig. është i pahijshëm e nuk përputhet me sjelljen e mirë e të kulturuar; që nuk ka një sjelljetillë; që ka shijeulët; që është fyes e bie në sy menjëherë, fyes; kund. i hollë. Fjalë (shprehje) të trasha. Shaka e trashë. Humor i trashë. Trillim i trashë.
7.është punuar pa mjeshtëri, pa shije a pa kujdesveçantë, që është bërë keq a me të meta; kund. i hollë. Punë e trashë. Punim i trashë. Qëndisje e trashë.
8. I ulët, jo i hollë (për zërat e tingujt); kund. i hollë. Zë (tingull) i trashë.
9.është i dendur dhe i ngarkuar me lagështirë; i ngjeshur, i shpeshtë dhe jo i tejdukshëm; kund. i hollë. Mjegull e trashë. Re të trasha. Avull i trashë.
10. I ngrohtë, që të zë frymën, që është i ngarkuar me pluhur. Erë e trashë.
11.përfshin lopët, qetë dhe buajt; që ka të bëjë me kafshët e mëdha ose që merret prej tyre; kund. e imët (e hollë). Bagëtia e trashë gjedhi. Gjah i trashë. Mish i trashë.
12. bised. Pjellor, i majmë. Tokë e trashë. Vend i trashë.
13. bised. I majmë, i dhjamur. Dash (qengj) i trashë.
Sin.: i fryrë, i shëndoshë, shishman, trashaluq, trashaman, i ngjallur, i vëllimshëm, i madh, i dendur, i ajkët, trupak, allçak, anadollak, avdall, bagëti, budalla, buf, dangall, derdimen, dru, dudum, gallof, gdhe, gërfyell, gomar, hajvan, halldup, hardall, hu, i lehtë, i leshtë, i lënë, i metë, i pagdhendur, i palatuar, i pamend, i shkundur, i shushatur, i trashë, idiot, kapsollë, kaqol, karabullak, karabush, karafil, kastravec, kërcu, kërçep, kokëbosh, kokëbuall, kokëdru, kokëgdhe, kokëgomar, kokëkungull, kokëlopë, kokëmish, kokëtrashë, kokëtul, kokëviç, kokëzbrazët, koqe, kryetul, leshko, matuf, mendjefyell, mendjehu, mendjetrashë, qyp, shul, teleshman, teveqel, trangull, trap, trashanik, trutredhur, trutul, trutharë, truthatë, tul, tulak, tutkun, tytë, thi, zullap.
*Bagëti e trashë shar. Bëj *ujët e trashë (e madh) euf. E ka lëkurëntrashë (dikush) duron shumë, nuk do t’ia dijë nga asgjë; nuk i bën përshtypje asgjë, nuk ndien; nuk preket e nuk vuan, mban shumë; e ka lëkurën shollë; ka lëkurë bualli (ka lëkurën e buallit); i është regjur lëkura (dikujt). I trashë nga mendja (nga trutë, nga koka) budalla, që nuk kupton shumë, që nuk thith; kërcu, gdhe, kungull, kokëtrashë, kokëkungull; i metë nga mendja (nga trutë); pykë nga mendja; rrotë nga mendja; është tapë (tapë topi) (dikush). Sa më *tutje, aq më të trasha. *Ujët e trashë (e madh) euf. Në *vijatrasha.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.