Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kaqol”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BARKLESH

BARKLÉSH,~E mb. 1. Që e ka barkun me lesh.
2. shar. I ngathët nga mendja, budalla; fyell nga mendja, shkund e pa mbledhur.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit. Barklesh e hundëlesh.
Sin.: i metë, i trashë, leshko, trudalë, toroman, teveqel, idiot, i bytyntë, kaqol.

BUVESH

BUVÉSH,~E mb., keq. 1. I trashë nga mendja, që nuk merr vesh; që mezi i kupton gjërat, buf. Plak buvesh. Vëllai i vogël buvesh. E quanin buvesh.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Me një sinqeritet buveshi. - Ik tutje, or buvesh!
Sin.: budalla, i trashë, torollak, matuf, i matufosur, i shushatur, i shastisur, i leshtë, leshko, kaqol, i bytyntë.

KAQOL

KAQÓL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised., mospërf. 1. Gur xhol; xhol, qokël.
2. Burrë a djalë kaqol; njeri budalla. Është kaqol.
Sin.: xhol, qokël, budalla, mendjelehtë.

MENDJEÇALË

MENDJEÇÁLË mb. 1. Që e ka mendjenmangët, i metë, kaqol. Një sharlatan mendjeçalë. Një njeri mendjeçalëshfaqet si më i dituri i kësaj bote.
2. si em. m. e f. Njeri mendjeçalë. Mendjeçalët bërtasin me të madhe për gjëra që nuk i dinë.

QOKËL

QÓK/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. Kaqollojën e fëmijëve. Gjuaj me qokël. Qokla e arrave.
2. Diçkatrajtë të një rrotulle të vogël. Iu qokël në tru. Qokla e syrit rrethi i zi i syrit, që ka në mes bebëzën.

SALLT

SÁLLT,~I m. sh. ~E, ~ET Kokërr arre e madhe dhe e rëndë ose gur, me të cilën fëmijët goditin arrat ose gurët e tjerë kur luajnë. Sallt i madh. Sallti i rëndë. E goditi me sallt. Di të gjuajë mirë salltin.
Sin.: qokël, kaqol, xhol, koç.

TALLOS

TALLÓS,~E mb. 1. I papastër. Ushqim (ujë) tallos.
2. fig. I trashë nga mendja; byk, gdhe (për një njeri). Djalë tallos. Vajzë tallose.
Sin.: i papastër, i trashë, budalla, trap, kaqol, rrotë.

TRASHË

TRÁSHË (i, e) mb. 1.është më i gjerë se zakonisht, që i kapërcen përmasat e zakonshme, që ka trup a vëllimmadh, që e ka prerjen tërthoremadhe; që është i fryrë e i shëndoshë; kund. i hollë. I trashë e i shkurtër rrondokop, rrapashyt, shulak. I trashë si fuçi. Dru (shkop) i trashë. Trarëtrashë. Litar i trashë. Me trup (me qafë) të trashë. Me gishtërinjtrashë. Me duartrasha. Me buzëtrasha. Ka vetullatrasha. I ka eshtrat (kockat) të trasha.
2. Që ka shumë shtresa a shumë fletë, që nuk është shumë i hollë; që është bërë prej diçkaje jo shumëhollë, i plotë (për senderrafshëta e të shtrira); kund. i hollë. Letër (lëkurë, lëvore) e trashë. Dërrasë e trashë. Xham i trashë. Shtresë akulli e trashë. Libër i trashë. Fletore e trashë. Pallto e trashë. Çorape (perde) të trasha. Mbulesë e trashë. Qilim i trashë. Mur i trashë. Bukë e trashë. Rrobatrasha rroba dimri.
3. Që ka dendësi më të madhe se lëngjet e zakonshme e që rrjedh ngadalë, që nuk është shumë i lëngshëm; jo i hollë; kund. i hollë. Qumësht (kos) i trashë. Verë e trashë. Lëng i trashë. Gjak i trashë.
4. përbëhet nga kokrriza, thërrmija a fijemëdha, që është i ashpër; jo i imët; kund. i hollë; i imët. Rërë e trashë. Miell (sheqer) i trashë. Kripë e trashë. Ushqim i trashë bar a kashtëpërdoret si ushqim për bagëtinë.
5. fig. Që i kap gjërat me vështirësi, që nuk është i mprehtë, jo i zgjuar; që nuk bëhet me zgjuarsi; gdhe, i pagdhendur; kund. i hollë, i zgjuar. Njeri i trashë.
6. fig. është i pahijshëm e nuk përputhet me sjelljen e mirë e të kulturuar; që nuk ka një sjelljetillë; që ka shijeulët; që është fyes e bie në sy menjëherë, fyes; kund. i hollë. Fjalë (shprehje) të trasha. Shaka e trashë. Humor i trashë. Trillim i trashë.
7.është punuar pa mjeshtëri, pa shije a pa kujdesveçantë, që është bërë keq a me të meta; kund. i hollë. Punë e trashë. Punim i trashë. Qëndisje e trashë.
8. I ulët, jo i hollë (për zërat e tingujt); kund. i hollë. Zë (tingull) i trashë.
9.është i dendur dhe i ngarkuar me lagështirë; i ngjeshur, i shpeshtë dhe jo i tejdukshëm; kund. i hollë. Mjegull e trashë. Re të trasha. Avull i trashë.
10. I ngrohtë, që të zë frymën, që është i ngarkuar me pluhur. Erë e trashë.
11.përfshin lopët, qetë dhe buajt; që ka të bëjë me kafshët e mëdha ose që merret prej tyre; kund. e imët (e hollë). Bagëtia e trashë gjedhi. Gjah i trashë. Mish i trashë.
12. bised. Pjellor, i majmë. Tokë e trashë. Vend i trashë.
13. bised. I majmë, i dhjamur. Dash (qengj) i trashë.
Sin.: i fryrë, i shëndoshë, shishman, trashaluq, trashaman, i ngjallur, i vëllimshëm, i madh, i dendur, i ajkët, trupak, allçak, anadollak, avdall, bagëti, budalla, buf, dangall, derdimen, dru, dudum, gallof, gdhe, gërfyell, gomar, hajvan, halldup, hardall, hu, i lehtë, i leshtë, i lënë, i metë, i pagdhendur, i palatuar, i pamend, i shkundur, i shushatur, i trashë, idiot, kapsollë, kaqol, karabullak, karabush, karafil, kastravec, kërcu, kërçep, kokëbosh, kokëbuall, kokëdru, kokëgdhe, kokëgomar, kokëkungull, kokëlopë, kokëmish, kokëtrashë, kokëtul, kokëviç, kokëzbrazët, koqe, kryetul, leshko, matuf, mendjefyell, mendjehu, mendjetrashë, qyp, shul, teleshman, teveqel, trangull, trap, trashanik, trutredhur, trutul, trutharë, truthatë, tul, tulak, tutkun, tytë, thi, zullap.
*Bagëti e trashë shar. Bëj *ujët e trashë (e madh) euf. E ka lëkurëntrashë (dikush) duron shumë, nuk do t’ia dijë nga asgjë; nuk i bën përshtypje asgjë, nuk ndien; nuk preket e nuk vuan, mban shumë; e ka lëkurën shollë; ka lëkurë bualli (ka lëkurën e buallit); i është regjur lëkura (dikujt). I trashë nga mendja (nga trutë, nga koka) budalla, që nuk kupton shumë, që nuk thith; kërcu, gdhe, kungull, kokëtrashë, kokëkungull; i metë nga mendja (nga trutë); pykë nga mendja; rrotë nga mendja; është tapë (tapë topi) (dikush). Sa më *tutje, aq më të trasha. *Ujët e trashë (e madh) euf. Në *vijatrasha.

TYRYFYL
VILË

VÍL/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Dy kokrra arravendosura njëra mbi tjetrën, me të cilat luajnë fëmijët; pilë. I vuri arrat vilë. Gjuajti vilën. E rrëzoi vilën.
Sin.: kaqol, koç, pilë, xhilë.

VOL

VOL,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Tri kokrra arra me një tjetër përsipër, me të cilat luajnë fëmijët; pilë arrash a pemësh; kokrra më e madhe, me të cilën fëmijët goditin pilën e arrave kur luajnë, kaqol, qokël. Ngriti volin. Rrëzoi volin. Gjuajnë volin. E goditi volin me kaqol. I bie (gjuaj) volin me kaqol.
2. Sasi fare e vogël pemësh, një grusht; shportë e vogël për pemë. Një vol arra (fiq). E mbushi shportën me disa vola dardha (mollë). Gjyshja na dha nga një vol fiqthatë secilit prej nesh.
Sin.: kaqol, qokël, pilë, çok, shportë.

XHOL

XHOL,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Arra ose guri më i madh, me të cilin goditen arrat e tjera ose gurët e tjerë në një lojë; gurihedhim e presimlojën guraçokthi; kaqol; qokël. Xholi i madh. Xhol i rëndë (i lehtë). E gjuajti (e goditi) me xhol. Priti xholin.
2. Pjesë e një senditrajtërrumbullakët, kokë. Xholi i çomanges.
Sin.: kaqol, qokël.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.