Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kapulitem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PULITEM

PULÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. vet. v. III Mbyllen e hapen me shpejtësi disa herë sytë; ulen qepallat gati sa mbyllen krejt; kapulitem. Iu pulitën sytë. I puliteshin qepallat.
2. Mblidhem kruspull; zë pusi duke u tulatur, tulatem; strukem. U pulit pas një trungu.
3. vet. v. III Zë të shuhet, nuk digjet më me forcën e mëparshme, ulet, zvogëlohet, tulatet.
4. vet. v. III Nuk duket mirë, zbehet. Flaka e qiririt (zjarri) u pulit. Yjet (dritat) u pulitën.
Sin.: kapulitem, kruspullohem, platitem, ulem, përvdirem, mblidhem, tulatem, strukem, kruspullosem, zvogëlohem, rrëgjohem, shtrëngohem, zbehem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.