Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SPIÚN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që mbledh të dhëna e dokumente sekrete në një vend për llogari të një shteti tjetër, ai që merret me spiunazh. Spiun i huaj. Kapën një spiun. E dënuan si spiun.
2. Agjent i fshehtë i policisë që ndjek dhe gjurmon veprimtarinë e njerëzve të dyshuar. Spiunët e policisë. Spiunët e infiltruar në agjenci.
3. përb. Njeri i vënë nga dikush që të ndjekë dhe të gjurmojë veprimtarinë e të tjerëve; ai që kallëzon për fjalët e veprimet e një tjetri.
✱Sin.: agjent, kallauz, hafije, greth, kapucar, këpucëgrisur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë