Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KAPËRCÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Kalimi mbi dikë a diçka duke u hedhur; kërcimi, hedhja matanë. Kapërcimi i kaluçit (sport.). Kapërcimi i kanalit (i përroit, i lumit).
2. Kalimi i një hapësire gjeografike, i një vendi, i një fshati etj. (më këmbë a me një automjet). Kapërcimi i shtegut.
3. Kalimi i një ushqimi në grykë dhe poshtë në stomak; gëlltitje, kapërdimje. Kapërcimi i kafshatës.
4. fig. Kalimi i një vështirësie a rreziku, i një epidemie, i një sëmundjeje, i një krize etj. Kapërcimi i epidemisë. Kapërcimi i situatës së rëndë.
5. Kalimi i një kohe a i një periudhe kohore. Kapërcimi i dimrit.
6. fig. Lënia pa e përmendur diçka; mospërmendja me fjalë e diçkaje (nga harresa etj.). Kapërcimi i problemit (i çështjes për diskutim).
✱Sin.: kërcim, kaptim, hedhje, kalim, kapërdim, mposhtje, gëlltitje, kapërdimje, tejkalim, lënie, mospërmendje, lajthitja.
PERËNDÍM,~I m. 1. Veprimi kur perëndon Dielli; ulja e Diellit ose e ndonjë trupi tjetër qiellor poshtë vijës së dukshme të horizontit në anën e kundërt të lindjes.
2. Pamja e natyrës dhe drita kur perëndon dielli. Perëndim i bukur (i mrekullueshëm, magjepsës) i diellit.
3. Koha kur perëndon dielli. Para (pas) perëndimit të diellit. Në perëndim të diellit.
4. Pika e horizontit nga perëndon dielli, ana që është në të majtë kur kthehemi me fytyrë nga veriu, drejtimi i përkundërt me lindjen; vend (pjesë e një shteti a kontinenti, krahinë a tërësi krahinash, zonë) që ndodhet në anën nga perëndon dielli. Në perëndim të qytetit (të fshatit, të vendit). Me dritare nga perëndimi. Era e perëndimit. Sheh nga perëndimi. Fryn nga perëndimi. Shkonin drejt perëndimit.
5. (gjeogr.) Vendet a shtetet e Evropës Perëndimore e të Amerikës. Perëndimi i largët vendet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Malet Shkëmbore dhe përgjatë bregut të Paqësorit. Perëndimi i Mesëm krahinë në shtetet veriore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Ohajoja deri në Malet Shkëmbore.
6. fig. Fundi i dikujt a i diçkaje, mbarim; rënie nga fuqia, nga gjendja e mirë etj. Perëndimi i sistemit feudal. Perëndimi i mitit të pathyeshmërisë së ushtrisë gjermane.
7. Vdekja e dikujt a zhdukja e diçkaje.
✱Sin.: kaptim, hyrje, falje, përfalje, fund, mbarim, rënie, vdekje, zhdukje.
PËRSHKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përshkoj ose kur përshkohet diçka. Përshkimi i pistës (i një rruge) me vrap.
2. Lloj qepjeje me dorë duke e shkuar perin larg e larg, ildisje. Heq penjtë e përshkimit.
✱Sin.: kalim, shpim, përbirim, depërtim, kapërcim, kaptim, mbulim, ildisje, shkuarje, përjetim, drithërimë, prekje, mallëngjim, karakterizim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë