Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kapth”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GROPË

GRÓP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. E thelluartokë a në sipërfaqen e diçkaje; vrimë e madhe. Gropë e thellë (e cekët). Gropa e gëlqeres. Rrugë me gropa. Ra në gropë. Vend gropë. Faqe gropë.
2. gjeogr. Gropësirë. Fshati ndodhet në një gropë mes kodrave.
3. bised., edhe fig. Varr. Ia bëri gropën ia bëri varrin. Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brenda. (fj. u.).
4. Zgavër. Gropa e syrit. Gropë ajrore (av.) zonë ku ajri ka temperaturë tjetërkrahasim me atë të mjedisit përreth. Gropa e bilardos. Gropë thithëse. Gropa e zezë (e nevojtores).
Sin.: gropim, gropore, gropere, hep, kapt, kaptë, kapth, qore, trap, gllofkë, gomën, gorgë, gorrë, zgorkë, vrimë, hallkomë, humbellë, humbë, e thelluar, e hyrë, rroshponjë, skërkë, shtrojerë, matorik, pus, grofolok, pellg, varr, zgavër.
Ia bëri (i hapi) gropën (dikujt) shih ia bëri (i hapi) varrin (dikujt). bëfsha (të hapsha) gropën! mallk. vdeksh!; bëfsha varrin! mallk.; ngrënça grurin! mallk.; këndoftë prifti trisainë mallk. tall. M’u barku gropë. 1. Kam uri të madhe; kam shumë kohë pa ngrënë, jam boshstomak; m’u barku petë. 2. shih m’u zemra gropë. E bëri gropën me *dorën e vet (dikush). E bën gjoksin gropë (dikush) tall. mburret shumë; i bie gjoksit; rreh gjoksin; rreh kraharorin; vret veten me gishtin e madh; shet mend. M’u zemra gropë u hidhërova shumë, u dëshpërova thellë (nga një fatkeqësi etj.); m’u barku gropë. Ra në gropë (dikush) e pësoi keq; e gjeti një fatkeqësi. Gjeti gropën e gurit (dikush) u mëkëmb shpejt e papritur nga ana ekonomike, ra në kamjemadhe; gjeti hazinenë. (Është) në *buzëgropës (të varrit) (dikush). Kur të shohë gropën e qafës (dikush) iron. kurrë, asnjëherë; kur të shohë qafën (zverkun) pa pasqyrë iron. E shtiu (e vuri) në gropë (dikë) shih e shtiu (e vuri) në varr (dikë). Më zë plumbi gropave gjithmonëvete ters, nuk kam fat, nuk më del asgjë mbarë, dështoj vazhdimisht; jam fatkeq; kam qimen e ujkut; kam qimen e derrit; kam lëkurën e ujkut; kund. doli (më erdhi) lepurishteg.

KAPËRCYELL

KAPËRCÝE/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JTË 1. Shteg kalimi; vendkalim i ngushtë (për një grykë a qafë mali etj.). Mbetikapërcyellmalit (të kodrës, të gardhit, të rrjedhëslumit).
2. Mjet i thjeshtë (shkallë, shkop a diçka tjetër) për të kapërcyer një shtegngushtë, një përrua, një pengesë natyrore etj. Mori (përdori) kapërcyellin. E ndihmoi kapërcyell për t’u hedhur matanë.
3. Kufi tokësor a hapësirë e ngushtë gjeografike. Kapërcyelli për ndarjen e pronave.
4. fig. Fundi i një periudhe a kufiri ndërmjet dy etapave që vijnë njëra pas tjetrës; tranzicion kohor; gjendje e përkohshme kalimi, fazë kalimtare; kapërcim.kapërcyellvitit (të shekullit të ri).
5. anat. Gurmaz, ezofag. Kafshata kaloi kapërcyellin.
Sin.: kaptë, kapth, vendkalim, kufi, grykë, gurmaz, ezofag, kapërcim, tranzicion.
E hodhi kapërcyellin (dikush) shih e hodhi lumin (dikush). (Është) me këmbëkapërcyell (dikush) nuk ka mundur ende ta kapërcejë një gjendjevështirë, të rrezikshme a të ndërlikuar ku gjendet; nuk di ku t’ia mbajë; është duke kërkuar një zgjidhje për një çështje a është duke e zgjidhur atë.

SHILOR

SHILÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Dru i drejtë e i gjatë, që vihet mbi dy biga për të mbajtur pjergullat. Shilori mezi e mbante pjergullën e mbushur plot.
2. Shkop i trashë me dy grremça, që përdorej për të mbajtur në sup kovat me ujë, shportat etj. Shilori ia kishte bërë supin copë.
3. Vig, dru ku shtrihen rrobat për tharje. Ndeu rrobatshilor.
4. Shteg i ngushtë për njerëzitgardhin e një kopshti, kapërcyell; shkallë e thjeshtë ose dru me bigëmadhe, që mbështetetanë të një gardhi për të kaluar matanë. Kaluan shilorin. Me zor e kaluan shilorin.
5. Kolovajzë, shilarës, shregull. Lëkundemshilor. U përkundënshilor.
6. Dërrasa e kraharoritbagëtisëtrashë ose derrit, shpor. Shilori i derrit.
7. fig. Njeri shtatgjatë e i pagdhendur; shul, lloz. Ku merrte vesh ai shilor.
Sin.: zdrang, kapërcyell, kapth, kapt, vendkalim, lëkundës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.