Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DAFNJÝER (i, e) mb. 1. Që është shqyer e copëtuar nga egërsira (për kafshët); i shkalafitur. Dele e dafnjyer nga ujku.
2. bised. I rrahur fort, i shqepur në dru.
3. fig. Shumë i lodhur; i kapitur.
✱Sin.: i shqyer, i copëtuari ndarë, i çapëluar, i rrahur, i shqepur, i zhdëpur, i çokanisur, i ngjeshur, i lodhur, i rraskapitur, i dërrmuar, i këputur, i mbaruar, i stërmunduar, i sfilitur, i shkallmuar, i stërlodhur, i vdekur, i dergjur, i shkrehur, i gajasur, i ronitur.
HANDAKÓSUR (i, e) mb., bised. 1. Që dëmtuar a vrarë keq. Punëtor i handakosur. Ishte i handakosur fizikisht.
2. fig. Shumë i vuajtur dhe i varfër. Në gjendje të handakosur. Plak i handakosur.
✱Sin.: i dërrmuar, i shkatërruar, i këputur, i mbaruar, i stërmunduar, i stërlodhur, i sfilitur, i capërluar, i kapitur, i shkallmuar, i drobitur, i shkalafitur, i telikosur, i vuajtur.
KAPÍT (KAPÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. E lodh jashtë mase një njeri a një kafshë pune, aq sa nuk mund të qëndrojë dot më këmbë; rraskapit. Na kapitën në punë (në stërvitje). E kapiti kalin (mushkën). Kapiti sytë mbylli kapakët e syve.
2. fig., edhe jokal. Ndiej se po më bie të fikët; jam shumë i lodhur, aq sa nuk mbahem dot më këmbë; kapitem; rraskapitem. Kapita dhe rashë përdhé. Kapita për gjumë po më mbyllen sytë për gjumë.
3. gjell. Mbyt me gjalpë a me yndyrë byrekun, lakrorin etj. Nëna e ka kapitur byrekun.
✱Sin.: rraskapit, mbyt, kapitem.
►KAPÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Lodhem tepër, aq sa nuk qëndroj dot më këmbë dhe po më bie të fikët; më duket sikur po humbas ndjenjat dhe po fikem; këputem; rraskapitem. U kapita dhe u rrëzova përdhe më ra të fikët.
2. edhe fig., vetv. Ndiej se jam plakur shumë; ndiej se kam humbur bashkë me fuqinë edhe mundësinë për çdo veprimtari, freskinë dhe gjallërinë; po fikem. Jam kapitur në këtë moshë që jam. U kapita (u këputa) për gjumë më vjen gjumë. M’u kapitën sytë (gjunjët) m’u lodhën shumë sytë (gjunjët).
3. pës. e KAPÍT.
✱Sin.: lodhem, rraskapitem, këputem, fikem.
KAPÍTUR (i, e) mb. 1. Që është kapitur, i rraskapitur (për një njeri ose një kafshë pune a ngarkese). Kalë i kapitur. Mushkë e kapitur.
2. edhe fig. I lodhur tepër; që shpreh mungesë gjallërie a freskie. Me sy (me gjunjë) të kapitur.
3. gjell. I mbytur në yndyrë; me shumë yndyrë. Byrek i kapitur.
✱Sin.: i rraskapitur, i këputur.
KËPÚTUR (i, e) mb. 1. Që është këputur (për një fije peri, për një tel, litar etj.). Litar (tel) i këputur.
2. Shumë i lodhur dhe i pafuqishëm; i kapitur, i rraskapitur. Me krahë të këputur me krahë shumë të lodhur. Me sy të këputur me sy të lodhur.
3. fig. Shumë i varfër nga ana ekonomike. Familje e këputur.
4. Që është ndarë nga nëna (për pjellën). Qengj (kec) i këputur.
✱Sin.: i shkëputur, i rraskapitur, i kapitur, i ndërprerë, i zvjerdhur, varfanjak.
♦ *Fill i këputur. Me *krahë të këputur. *Pe i këputur. *Yll i këputur (i rënë) nga qielli.
LËMÉKUR (i, e) mb. 1. Që është njomur pak me ujë ose me diçka tjetër; që është djersitur pak; i lagur, i qullur. Me rroba të lëmekura. Me ballë të lëmekur.
2. edhe fig. Që i janë prerë fuqitë nga lodhja, nga ndonjë sëmundje etj.; i këputur, i kapitur; i flashkët; që i ka rënë të fikët; i mekur; i vdekur. Me duar të lëmekura. Me kokë të lëmekur. Me zemër (me shpirt) të lëmekur.
3. Që është dobësuar e shuar pak nga pak, që është i pafuqishëm e mezi dëgjohet, i mekur. Me zë të lëmekur.
✱Sin.: i qullur, i këputur, i kapitur, i mekur, i lëmekët, i djersitur, i rraskapitur, i vdekur, i dobët, i dobësuar.
LËVÁRUR (i, e) mb. 1. Që është varur pak; i varur. Fije e lëvarur. Me duar të lëvarura. Me vetullat të lëvarura. Me flokët të lëvarur.
2. fig. I lodhur e i këputur, i kapitur, i rraskapitur, i lëshuar (nga një punë e rëndë, nga një sëmundje etj.). E kishte trupin të lëvarur. Ishte shumë i lëvarur.
✱Sin.: i varur, i këputur, i kapitur, i rraskapitur, i lëshuar.
PËRKÚLËT (i, e) mb. 1. I kthyer si hark, i lakuar, i përkulur. Vijë e përkulët. Me vetulla të përkulëta.
2. Që kthehet me lehtësi nga çdo anë; i përkulshëm; i epshëm. Trup i përkulet.
✱Sin.: i përkulur, i përkulshëm, i thyer, kurrizor, i kthyer, i grremtë, i shtrembër, i epur, i kërrusur, kular, lakor, hark, i anuar, i falur, i varur, i ulur, i lëshuar, i vaisur, i kapitur.
RRASKAPÍTUR (i, e) mb. 1. I lodhur shumë, i dërrmuar, i këputur, i kapitur. Djalë i rraskapitur. Me fytyrë të rraskapitur. Skuadra doli e rraskapitur nga fusha. U shtrinë (ranë) të rraskapitur.
2. fig. I varfër, i këputur, që nuk ka asgjë. Familje e rraskapitur. Vend i rraskapitur.
✱Sini mbaruar, i stërmunduar, i sfilitur, i zgërlaqur, i shkalafitur.
SHKALAVÍTUR (i, e) mb. Që është shkalavitur, i dërrmuar nga lodhja; i këputur. Djalë i shkalavitur.
✱Sin.: i lodhur, i kapitur, i rraskapitur.
SHKARRAFÉNDUR (i, e) mb. Që është shumë i lodhur; i rraskapitur. Ishte krejt i shkarrafendur.
✱Sin.: i dërrmuar, i kapitur, i këputur, i munduar, i robtuar.
STRAPACÚAR (i, e) mb., bised. Që është strapacuar. Njeri i strapacuar. Nuk ishte shumë i strapacuar. Gruaja e strapacuar nuk ankohej. Djali i strapacuar nuk e ndalte punën.
✱Sin.: i shkalafendur, i kapitur, i munduar, i stërmunduar, i rropatur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë