Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kapitulloj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

TËRHIQEM

TËR/HÍQEM jovep., ~HÓQA (u), ~HEQÚR 1. vetv. Largohem prej dikujt a prej diçkaje duke lëvizur prapa ose anash, zmbrapsem a bëhem mënjanë. U tërhoq prapa (mënjanë). U tërhoq menjëherë. U tërhoq shpejt (ngadalë).
2. vetv. Hiqem zvarrë, hiqem rrëshqanthi; zvarritem. U tërhoq këmbadoras (barkas, ijas).
3. fig., vetv. E lë një punënisur, largohem për shkakvështirësive; heq dorë nga një mendim i mëparshëm, nga një urdhër i dhënë etj., e braktis, dorëzohem, nuk mundemvazhdoj. U tërhoq para vështirësive. U tërhoq nga loja. U tërhoq nga politika. U tërhoq nga gara. Ai nuk tërhiqet. U tërhoq vetë.
4. usht., sport., vetv. Zmbrapsemmënyrëorganizuar me luftim nga një vijëtjetrën, për t’u ruajtur nga kundërshtari ose për qëllimetjera taktike. U tërhoqën nga pozitat e mëparshme. U tërhoqënvijën e dytëmbrojtjes. Tërhiqu në mbrojtje!
5. fig., vetv. Jepem shumë pas diçkaje, më bën për vete diçka, më pushton me gjithë forcën, joshem prej dikujt a prej diçkaje. Ishte tërhequr pas muzikës (pas këngës, pas filmit). Tërhiqej prej bukurive e natyrës. U tërhoqën nga gojëtaria e tij.
6. vetv. mbushet mendja a detyrohem që të largohem nga diku, nga ndonjë post a nga ndonjë nismë e ndërmarrë; largohem me hir a me pahir nga pushteti a nga ndonjë detyrë zyrtare, jap dorëheqje. U tërhoqën dy anëtarë nga gara për president. U tërhoq nga kandidatura për kryetar.
7. pës. e TËRHÉQ.
Sin.: largohem, mënjanohem, hiqem, zvarritem, zmbrapsem, kapitulloj, dorëzohem, braktis, jepem, joshem, magjepsem, mahnitem, miklohem, përhumbem, shastisem, harrohem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.