Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►BAJÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Lodhem shumë, kapitem, dërrmohem.
2. vetv. Ligështohem, tretem, bëshnjakem. Është bajatur shumë që kur i vdiq djali.
3. vetv. Velem nga të ngrënat, velitem, veselitem. U bajatëm në dasmë.
4. pës. e BAJÁT.
✱Sin.: lodhem, kapitem, këputem, rraskapitem, mundohem, sqaqem, dërrmohem, ligem, ligështohem.
►DROBÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Lodhem shumë, këputem, dërrmohem; më priten fuqitë, dobësohem shumë (nga sëmundjet, nga lodhja, nga pleqëria). Drobiteshin në punë. U drobitën duke prashitur gjithë ditën.
2. pës. e DROBÍT.
✱Sin.: rraskapitem, dërrmohem, stërmundohem, sfilitem, kapitem, topitem, molisem.
KAPÍT (KAPÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. E lodh jashtë mase një njeri a një kafshë pune, aq sa nuk mund të qëndrojë dot më këmbë; rraskapit. Na kapitën në punë (në stërvitje). E kapiti kalin (mushkën). Kapiti sytë mbylli kapakët e syve.
2. fig., edhe jokal. Ndiej se po më bie të fikët; jam shumë i lodhur, aq sa nuk mbahem dot më këmbë; kapitem; rraskapitem. Kapita dhe rashë përdhé. Kapita për gjumë po më mbyllen sytë për gjumë.
3. gjell. Mbyt me gjalpë a me yndyrë byrekun, lakrorin etj. Nëna e ka kapitur byrekun.
✱Sin.: rraskapit, mbyt, kapitem.
►KOLOVÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Përgjumem dhe kotem herë pas here. Xhaxhai po kolovatet, sepse është lodhur.
2. vetv. Jam aq i lodhur dhe i munduar sa mezi qëndroj në këmbë; rraskapitem, kapitem.
3. vetv. Kënaqem duke u lëkundur në kolovajzë. Hiç, po kolovatem.
4. iron., kryes. v. III Lëkundet sa andej e këndej (zakonisht për dikë që ka pirë shumë alkool).
5. fig. Sillem kot, harxhoj kohën kot. Ku je kolovatur sot tërë ditën!?
6. pës. e KOLOVÁT.
✱Sin.: kotem, përgjumem, kolovitem, shilarem, lëkundem, rraskapitem.
►KËPÚT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Lodhem shumë, rraskapitem; kapitem. U këputëm së punuari. M’u këput mesi (dora, kurrizi). U këputa ndër vete u rrënxova.
2. edhe fig., vetv., zakon. v. III Bëj që dikush të ndiejë fort mungesën e dikujt a të diçkaje, ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve ose të lidhjeve me dikë tjetër etj.; më dhemb shpirti; më ndërpritet një ndjenjë e mirë për dikë a diçka dhe mërzitem shumë; ndërpritet. Iu këputën shpresat (ëndrrat) iu prenë shpresat (ëndrrat). Më këputet shpirti (zemra) për dikë a diçka. M’u këputën mendimet (idetë) m’u ndërprenë mendimet (idetë).
3. fig., vetv., vet. v. III (kryes. me trajtë të shkurtër përemërore). Më pushon një ndjenjë a diçka tjetër që duhet të punonte a të funksiononte; më shuhet diçka e brendshme; gajasem. M’u këput zëri (të folurit).
4. pës., vet. v. III e KËPUT.
✱Sin.: shkëputem, rraskapitem, kapitem, ndërpritet, gajasem.
♦ M’u këput *beli. M’u këputën (më ranë, shtira) *brinjët. Këputem (thyhem) më *dysh. M’u këputën (m’u shkurtuan, më ranë, m’u prenë) *gjunjët. I janë këputur (i janë djegur) *kashtërat. M’u këput (më ra) *kërbishtja. M’u këputën *krahët. M’u këputën (më ranë) *kryqet. M’u këput (më ra) *kurrizi. Iu këput *peri (dikujt). M’u këput *qafa. Iu këputën *rrezet (dikujt). M’u këput *shpirti (zemra) (për dikë). M’u këput zemra (*shpirti) (për dikë). *Tundet e s’këputet (dikush).
►LËMÉK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Njomem pak me ujë ose me diçka tjetër të lëngët; djersitem pak; lagem, bëhem qull. U lëmekën me ujë. U lëmek nga ethet. Iu lëmek balli. Lëmeken foshnjat në gjumë.
2. vetv., edhe fig. Më priten fuqitë nga lodhja, nga ndonjë sëmundje etj.; këputem, kapitem; bëhem i flashkët; më bie të fikët; mekem; vdes. Iu lëmekën duart. Iu lëmek koka. Iu lëmekën fuqitë. U lëmek era.
3. vet. v. III Më dobësohet e më shuhet pak nga pak, më pritet (zëri a fjala); më meket. Iu lëmek zëri (fjala) në gojë. Iu lëmek goja.
4. pës. e LËMÉK.
✱Sin.: mekem, djersitem, lagem, qullem, rraskapitem, vdes, tronditem.
♦ M’u lëmek *zemra. Iu lëmek (iu mek) *zëri (dikujt).
►LËVÁR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Varem pak; varem; kacavarem. Lëvaret në dritare. Lëvaren në pemë. Hardhia lëvaret në plep. Lëvarej në dritare (në pemë).
2. fig. Lodhem a mundohem shumë në një punë; më priten fuqitë, këputem, rraskapitem, kapitem. Ishte lëvarur shumë.
3. fig., keq. I lutem shumë dikujt për diçka, i bëhem baltë; i përulem e i lëpihem dikujt, duke u hequr si i afërt, si i bindur ose si njeri i tij. Pas shpine të shan e në sy të lëvaret.
4. pës. e LËVÁR.
✱Sin.: varem, kacavarem, lodhem, mundohem, rraskapitem, sfilitem, përgjërohem, përulem, lëpihem, përlëkurem.
►PËRKÚL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Merr trajtën e një harku, bëhet si hark, lakohet; epet (për diçka që është e drejtë). Përkulet shelgu (dega, thupra, shufra, teli). Përkulet trupi nga mosha (nga vitet).
2. vetv. Lakoj trupin, përthyej trupin. Përkulem përpara (prapa, anash). Përkulem thellë. U përkul dhe e ngriti nga toka.
3. vetv., vet. v. III Ulet poshtë, lëshohet në drejtim të tokës, varet. Iu përkul koka.
4. fig., vetv. Shpreh nderim të posaçëm për dikë a për diçka, e nderoj thellë. Përkulemi para varreve të të parëve tanë.
5. fig., vetv. Mposhtem e i nënshtrohem vullnetit të dikujt, nuk i qëndroj dot më dikujt a diçkaje e nis të bëj lëshime, gjunjëzohem, thyhem. Nuk u përkul para presioneve. Nuk u përkul dimri i egër. U përkul para lotëve (para lutjeve) të saj.
6. pës. e PËRKÚL. Nuk u përkulën nga kërcënimet.
✱Sin.: lakohem, harkohem, epem, epohem, kthehem, thyhem, përthyhem, ulem, kërrusem, gërmuqem, përdylkohem, anohem, mbrinjohem, mbrinjem, vaiset, varem, falem, përulem, mposhtem, jepem, lëshohem, shtrembërohem, gërlatem, kapitem, kukëzohem, kukohem, gjunjëzohem, shtrohem.
►RRASKAPÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Lodhem shumë, këputem, kapitem. Ishte rraskapitur nga pritja e gjatë. Rraskapitej gjithë ditën në punë.
2. pës. e RRASKAPÍT.
✱Sin.: stërmundohem, dërrmohem, sfilitem, robtohem, shkallmohem, shkalafitem.
►SHEMBËRK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ ÚAR 1. vetv. Lodhem shumë duke bërë një punë, më priten fuqitë, rraskapitem. Shembërkohem në punë. Shembërkohem nga rruga. Ishte shembërkuar, po nuk ankohej.
2. pës. e SHEMBËRKÓJ. U shembërkua nga puna e lodhshme.
✱Sin.: kapitem, rraskapitem, dërrmohem, mundohem, stërmundohem, molisem, robtohem, rraskapitet, rropatem, stërmundohem, torturohem, shkalafitem.
►SHKALLAVÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Eci me hapa të lëshuar, lodhem, rraskapitem; shembërkohem. Shkallavitem kur bëj rrugë të gjata.
2. vetv. E lëshoj veten në ecje, punë; shkalafendem. Në vend që të çlodhej, shkallavitej.
3. pës. e SHKALLAVÍT.
✱Sin.: kapitem, rraskapitem, dërrmohem, mundohem, stërmundohem, molisem, robtohem, rraskapitet, rropatem, stërlodhem, torturohem, shkalafitem.
►STRAPAC/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR bised., vetv. Lodhem shumë. Strapacohet kur i vijnë miq. U strapacova pak, por tani kaloi. Jeni strapacuar në këtë udhëtim të gjatë. Nuk duhet të ishe strapacuar për mua.
✱Sin.: shkalafendem, kapitem, mundohem, stërmundohem, rropatem.
►TOPÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III I mpihet tehu; i trashet a i prishet tehu; çmprehet. Është topitur sëpata (kosa) është ngrënë tehu.
2. fig., vetv. Më pritet hovi nga diçka, filloj të ngurroj a të tërhiqem (nga një fjalë, nga një sjellje etj.); mbetem si i ngrirë, pritem, më pritet hovi, shtangem. U topit para publikut nga emocionet. Mos u topitni!
3. fig., vetv. Lodhem, këputem; plogështohem (nga punët, nga gjumi etj.). U topit nga ecja nëpër diell (nga vapa).
4. pës. e TOPÍT.
✱Sin.: çmprehet, shtangem, frenohem, lodhem, kapitem, rraskapitem, plogështohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë