Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I jap rëndësinë e duhur dikujt duke u sjellë mirë e me respekt të veçantë; shpreh vlerësimin e lartë dhe respektin për dikë; kund. çnderoj. Nderon prindërit (pleqtë, më të mëdhenjtë). Nderoj mikun. Nderoj kujtimin e dikujt. Nderojmë dëshmorët e demokracisë. E nderojnë si mësues.
2. I nxjerr emër të mirë dikujt a diçkaje, e nxjerr faqebardhë, i bëj nder; bëhem i denjë që të më vlerësojnë të tjerët; më bën nder; kund. turpëroj. Nderuan atdheun (popullin). Nderoi shkollën (klasën). Na nderoi në festival (në punë). Nderoi veten dhe shokët. Nuk na nderon kjo sjellje.
3. E vlerësoj dikë duke i dhënë diçka si shenjë të veçantë vlerësimi; i bëj nder me një mënyrë të caktuar. Presidenti e nderoi me dekoratë. E nderuan me flamur (me medalje). Na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre. Na nderoi me një letër.
4. Përshëndet me një lëvizje të dorës ose të kokës; usht. përshëndet duke ngritur dorën pranë kapës ose duke kthyer kokën në një drejtim. Nderoj me dorë (me kokë). Në qendër-ndero! Majtas (djathtas)-ndero! Pasi e nderova, dola nga zyra.
✱Sin.: respektoj, nder, përfill, sajdis, begenis, zbardh, vlerësoj, lavdëroj, përshëndes.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë