Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►GËLLTÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Kaloj poshtë pështymën a një ushqim, përcillem, kapërdihem. Gëlltitu, mos e mbaj në gojë!
2. fig., vetv. Ngurroj të flas, bëj të flas dhe nuk e nxjerr fjalën nga goja. - Fol, pse gëlltitesh?
3. fig., njëvet. (zakonisht me mohim) Është e padurueshme, nuk mund të durohet, nuk mund të pranohet (një fyerje, një turp, një urdhër etj.). Nuk gëlltitet (ky turp, kjo fyerje).
4. pës. e GËLLTÍT.
✱Sin.: gëlltitem, kapërdihem, kapërcehem, përcillem, durohet, pranohet, mbahet, kapërdihet, honepset.
►KAPËRCÉ/HEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Gëlltitem; kapërdihem. Nuk kapërcehem dot. 2. vetv., vet. v. III Ndërzehet (bagëtia).
3. pës. e KAPËRCÉJ.
✱Sin.: gëlltitem, kapërdihem, ndërzehet.
►KAPËRDÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Gëlltitem. Nuk mund të kapërdihem dot.
2. vetv. Rrotullohem me trup dhe me kokë poshtë, rrëzohem a bie përmbys; përmbysem. U kapërdiva dhe u lëndova në shpinë.
3. vetv. Zhytem në det me kokëposhtë. Kapërdihem në det nga shkëmbi.
4. pës., kryes. v. III e KAPËRDÍJ.
✱Sin.: gëlltitem, përmbysem, zhytem.
♦ *Kafshatë që s’kapërdihet.
►PËRMBÝS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bie përmbys, rrëzohem me fytyrë e me bark përdhe; shtrihem barkas. Nuk e mbanin këmbët dhe u përmbys.
2. vetv., vet. v. III Bie me pjesën e sipërme poshtë e me rrotat përpjetë (për automjetet). U përmbys me kamion. U përmbys vetura (karroca, lundra).
3. vetv., vet. v. III Ndryshon rrënjësisht një gjendje. U përmbys gjendja (situata).
4. vetv. Merr një drejtim të kundërt (një ngjarje a një punë). U përmbys rrjedha e ngjarjeve.
5. pës. e PËRMBÝS.
✱Sin.: batohem, batisem, kthehem, vithisem, prapohem, shembem, kapërdihem, rroposem, rrëzohem, gremisem, rrokullisem, rrëkëllehem, shfronësohem.
♦ (Edhe sikur) *bota (dynjaja, qielli) të përmbyset!
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë