Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRÍNJAS ndajf. 1. Nga ana e brinjëve, në krah, në brinjë. Bie brinjas. Eci brinjas. Filloi të zvarritej brinjas.
2. Në anë të diçkaje, anash, përanash. Një pjesë e rrugës kalonte brinjas.
3. Për së gjati dikujt a diçkaje, jo drejtpërdrejt, tërthorazi. Kthej brinjas. Vështron brinjas. Dyshemeja kishte vajtur brinjas.
4. fig. Duke e prekur pak; në mënyrë të cekët, përciptas, kalimthi. Është prekur brinjas kjo temë. E përmendi brinjas. Vetëm një herë e kishte parë brinjas në rrugë. I ra çështjes brinjas.
5. Duke u kapur nga mesi a nga brinjët (kur munden dy vetë). U kapën brinjas. E përfshiu brinjas dhe e hodhi përtokë.
6. Cingëlthi. Luaj brinjas.
✱Sin.: anash, përanash, anësisht, përbri, bërrylas, përskaj, skiç, ijas, mëkrahëzaj, tërthoras, pjerrtas, mënjanë, shtrembër, këlliç, paksa, kalimthi, përciptas, shkaras, shpejt, kapërcimthi, kaluarthi, rrëshqitas, cekët, gomarazi, cingëlthi, cinglapjekthi.
KAPËRCÍMTHI ndajf. 1. Me kapërcim a me kapërcime; duke kapërcyer. Ecte kapërcimthi.
2. Kalimthi. U takuam kapërcimthi. Lexonte kapërcimthi.
✱Sin.: kalimthi, kapërdimthi.
KAPËRDÍMTHI ndajf. Kryengulthi, kokëngulthi; duke u rrotulluar a duke u zhytur me trup dhe me kokë poshtë. U zhyt kapërdimthi (në det).
✱Sin.: kryengulthi, kokëngulthi, kalimthi, kapërcimthi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë