Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►GËLLTÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Kaloj poshtë pështymën a një ushqim, përcillem, kapërdihem. Gëlltitu, mos e mbaj në gojë!
2. fig., vetv. Ngurroj të flas, bëj të flas dhe nuk e nxjerr fjalën nga goja. - Fol, pse gëlltitesh?
3. fig., njëvet. (zakonisht me mohim) Është e padurueshme, nuk mund të durohet, nuk mund të pranohet (një fyerje, një turp, një urdhër etj.). Nuk gëlltitet (ky turp, kjo fyerje).
4. pës. e GËLLTÍT.
✱Sin.: gëlltitem, kapërdihem, kapërcehem, përcillem, durohet, pranohet, mbahet, kapërdihet, honepset.
►KAPËRCÉ/HEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Gëlltitem; kapërdihem. Nuk kapërcehem dot. 2. vetv., vet. v. III Ndërzehet (bagëtia).
3. pës. e KAPËRCÉJ.
✱Sin.: gëlltitem, kapërdihem, ndërzehet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë