Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kap”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AJSOJ

AJS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR krahin., kal. Kafshoj, ia ngul dhëmbët, kap me dhëmbë, ha me dhëmbë, zë me dhëmbë. Ajsoi me dhëmbë fëmijën. Po ajsonte mollën.

ANGLLATIS

ANGLLATÍS vep., ~A, ~UR krahin., kal., edhe jokal. Kuptoj, marr vesh, bëj me dije, jam i aftë nga ana mendore, ma kap mendja, më hynkokë. Ia angllatisi mirë e mirë.
Sin.: di, kuptoj, dalloj, shquaj, dëftoj, ftilloj, kthjelloj, shpjegoj.

ANKTHIOZ
ANTIBALISTIK

ANTIBALISTÍK,~E mb., ushtr. 1. kap dhe shkatërron raketa balistike.
2. Që ka të bëjë me antibalistikën; që i përket antibalistikës, i antibalistikës. Projekti antibalistik. Raketë antibalistike. Sistem antibalistik. Mbrojtje antibalistike. Veçori antibalistike. Xham antibalistik xham i blinduar.

ANTIBALISTIKË
ANË

ÁN/Ë,~AI f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjesa e një sendi ose e një vendi, që gjendetlarg nga mesi i tij; skaj, buzë, pjesa ku mbaron sendi a vendi; pjesa e majtë a e djathtë e një sendi, e një objekti ose e një vendi, krah. Ana e djathtë (e majtë). Ana e arës (e lumit). Ana e pëlhurës (e lakrorit). Anët e një barazimi (mat.). Në anën e rrugës (e tryezës). Në (nga) të gjitha anët. Sa nga një anëtjetrën. Kthehem nga ana tjetër. Marr anët qethem anash. U morën anët u morën krahët, i rrethuan. Nxjerranë. Anë për anë buzëbuzë. Më një anë mënjanë.
2. Hapësira a trualli në një krah ose afër skajeve jashtë kufijve të një sendi a vendi; hapësira a vendi në një drejtimcaktuar, si edhe vetë ky drejtim. këtë anështëpisë (të fshatit). Nga ana e malit. Katër anët e horizontit. Ana e shiut (e mesditës) jugu. Ana e borës veriu. Ana e diellit lindja. Ana e detit perëndimi. Më atë anë matanë. Anë e më anë anembanë. Në të katër anët kudo, në çdo vend. Ngakatër anët nga çdo vend, ngagjitha drejtimet; në të gjitha vendet ose drejtimet. Anë e kënd (skaj, e cekë) anekënd.
3. E ndarë në një banese a në një shtëpi; dhomë, kthinë. Sa anë keni? Anë e vogël (e madhe). Fleanën e gjyshes.
4. Faqe e një trupi, njëra nga sipërfaqet kufizuese të një sendi. Ana e mbarë (e prapme, e pasme). Ana e kundërt (e murit). Ana e sipërme (e poshtme). Ana tjetër. Anë mali. Ana e padukshme e Hënës. Anë më (për) anë tejpërtej, tejendanë.
5. Krahinë, vend, vis. Në (nga) anët tona. Në ato anë. Banorët e atyre anëve. Është nga ana jonë. Është i asaj ane.
6. Skaji më i largët i një vendi, i një hapësire; fundi, mbarimi i diçkaje. anëdheut (të botës). S’ka anë. Pa anë e pa fund. Nuk i gjendet ana. Në anëanës shumë larg. Nga ana e anës nga vise shumëlargëta.
7. Palë, njeri a grup njerëzish, që i kundërvihen një pale ose një njeriu a grupi tjetër. Anët kundërshtare. Ana paditëse. Ana e djalit (e vajzës). Ana jonë (e atyre). Në anën e popullit. Marr anën e dikujt radhitem përkrah një tjetrimendime e veprime, bëhem me dikë.
8. Anësi, pajë, hatër. I mban anën dikujt ia ka hatërin. Mban anë. Kam anë mbajnë pajë, më përkrahin, më mbështesin, më ndihmojnë.
9. Pjesë përbërëse e diçkaje, element i një çështjeje, i një vepre etj.; tipar, veçorikarakterizon diçka. Anët e mira (e dobëta, e këqija, e errëta). Ana praktike (formale, teorike). Ana politike (shoqërore, ekonomike, etike, morale.) Ana objektive (subjektive). Ana fizike (trupore, shpirtërore, mendore, ndjenjore). Ana tjetër e çështjes. Zëvendës për anën mësimore (shkencore, administrative).
10. Pikëpamje; kënd vështrimi. Nga ana e jashtme (e brendshme). Nga ana parimore (teknike). Nga ana sasiore. Nga çdo anë.
11. Gjysma e barrëskafshësngarkuar, njëri krah i barrëskafshës. Ana e mushkës. I ngre (i mbaj) anën. E ha ana i rëndonshumë njëra gjysmë e barrës, i varet barra nga njëra anë.
Anë më (për) anë tejpërtej, tejendanë; nga çdo anë. anëanës shumë larg; s’dihet se ku; fundbotës; në anëdheut. Nga ana e anës nga vise shumëlargëta; ngagjitha anët. Në atë anë fli! iron. mos e fli mendjen, nuk është ashtu si kujton ti; mbaj po deshe atë mendim a qëndrim e pritkot; në atë krah fli! iron. anëdheut shumë larg; diku shumë larg; fundbotës; në anëanës. Pa anë e pa fund (pa fund e pa anë) shumë i gjerë, që s’ka kufi, i pamatshëm; pa cak e pa anë. Ana e keqe euf. djalli; i paudhi. Pa anë e pa krye (diçka) shih pa anë e pa fund. Nga një anëputh e nga tjetrakafshon (dikush) keq. është njeri me dy faqe, që hiqet në sy sikur të do, kurse nga ana tjetër ta bënkeqen; vret natën e të qan ditën; ditënlëpin këmbët e natënngul dhëmbët. anën tjetër të barrikadës libr. në anën e kundërshtarit; në kampin e armikut. Ana tjetër (e kundërt) e medaljes libr. e kundërta e asajduket ose që njihet a që pranohet si e vërtetë; ana tjetër e çështjes; pjesa më e keqe a vetia më e dobët e diçkaje. Bluan mbi anët (dikush) keq. shih i tërheq (i heq) kërraba nga vetja (dikujt). Pa *cak e pa anë. Dalanë shpëtoj nga një gjendje e keqe; kapërcej një vështirësi; dalbreg; ia dalkrye (diçkaje). S’do t’ia dijë (s’dëgjon) nga ajo anë (dikush) nuk i bën përshtypje a nuk i trembet fare diçkaje; nuk i intereson a nuk e shqetëson fare asgjë; nuk çan kokën. Dy anët e një medaljeje libr. dy njerëznjëjtë a dy gjëranjëllojta, të lidhur ngushtë, që s’mund t’i dallosh e s’mund t’i shkëputësh. Fut *ujë në të katër anët (diçka). Ia gjej anën (diçkaje). 1. Gjej mjetin a mënyrën për të zgjidhur diçka a për të mbaruar një punë; ia gjej veglën; ia gjej vjegën; ia gjej rrëfanën; ia bëj rrethin. 2. (dikujt). Gjej rastin për të kërkuar diçka prej një njeriu a për t’i bërë diçka atij; gjej mundësinë a kohën e përshtatshme. S’ia gjej (dot) anën (diçkaje) nuk di nga t’ia nis një pune; nuk ia dal dot mbanë, nuk e kryej dot një punë; s’ia gjej (dot) fillin. Nuk i gjendet ana. 1. (diçkaje). Është shumë e gjerë diçka, është e pakufishme, s’i duket fundi. 2. Nuk ke ku e kap; është bërë copë-copë (për rrobat etj.). 3. (dikujt). Nuk kuptohet dikush ç’është; nuk dihet ç’bën a ku ndodhet. Më ha ana (më dikë). 1. Prirem, anoj nga dikush; heq ana (më dikë); i mbaj anën (dikujt). 2. Kam dyshim te dikush për diçka. heq ana (më dikë a më diçka) prirem, anoj nga dikush a nga diçka; më ha ana (më dikë); i mbaj anën (dikujt). Nuk ka anë e udhë (diçka) nuk gjen dot arsye për ta shpjeguar, nuk përligjet; nuk mundpranohet, nuk ka kuptim; nuk ta rrok (nuk ta kap) mendja. S’ka anë e vend (dikush) e dua shumë, është shumë i shtrenjtë e i dashur për mua; e kam dritë në sy (dikë); e kam shpirt (dikë); e dua (e ruaj) si dritën e syrit (e syve) (dikë). Në të katër anët kudo, në çdo vend; gjithandej; te lind e te perëndon. Ngakatër anët nga çdo vend, ngagjitha drejtimet; gjithandej. Në të katër anët e botës (e dheut) kudo, në çdo vis, në gjithë botën; te lind e te perëndon. Ngakatër anët e botës (e dheut) nga çdo vis, ngagjitha vendet, nga gjithë bota. E kthen *pjatën ngakatër anët (dikush) keq. Marr anën (e dikujt) bëhem me dikë, radhitem përkrah tij, e përkrah, e ndihmoj a e mbroj; i mbaj anën (dikujt); i bëhem (i dal) krah (dikujt); mbaj (marr) krahun (e dikujt). merr ana. 1. Anohem padashur, përkulem anash gati për t’ u rrëzuar; më ha ana. 2. Bie nga shëndeti; plakem e rrëgjohem. I marr anët (dikujt) shih i marr krahët2 (dikujt). Ia marr anën (diçkaje) shih ia marr dorën (diçkaje). E mori me anë (dikë) ia mbushi mendjen a e zbuti duke e marrë me të mirë e me lajkavazhdueshme, ia ktheu mendjen urtë e butë, e bindi dhe e bëri për vete; e bëri që t’ia plotësojë dëshirën a kërkesën, të pranojë diçka, të ndryshojësjellje etj.; ia hëngri kokënII (kryet) (dikujt); ia hëngri zemrën (shpirtin). I ka marrë *pisha nga të dy anët (dikujt a diçkaje). Mban anë (dikush) nuk është i paanshëm; nuk është njeri i drejtë, përkrah zakonisht pa të drejtë dikë; mban hatër; mban pajë. I mbaj anën (dikujt) e përkrah dikë, mbështet mendimet e veprimet e tij; e mbroj zakonisht pa të drejtë; marr anën (e dikujt); heq ana (më dikë); i mbaj pajë; e mbaj me hatër (dikë). I mbajnë anën e lëmshit (njëri-tjetrit) iron. nuk ndahen nga njëri-tjetri, mbajnë shoku-shokun, përputhen e pajtohen njëri me tjetrin; i kanë pipëzat (pipat) bashkë; kanë lidhur pizgat (në një) mospërf. I është nxehur *masha në të dyja anët (dikujt). E nxjerranë. 1. (dikë a diçka). E shpëtoj nga një e keqe, e ndihmojkapërcejë vështirësitë. 2. (diçka). E përfundoj, e çoj derifund, e kryej me sukses. I pret *shpata (palla, kordha) ngadyja anët (djathtas e majtas) (dikujt). Nuk i pret *tehuasnjë anë (në asnjërën anë) (dikujt). I pret *thika (vetëm) në njërën anë (dikujt). S’pyet nga ajo anë (dikush) s’ka frikë a nuk do t’ia dijë fare për diçka; nuk i trembet asgjëje. Nuk shkon asaj ane (në atë anë) (dikush) nuk merret fare me diçka, nuk e cek fare, as nuk i vete mendja ta prekë a ta zërëgojë; e anashkalon. Tërheq nga ana e vet (dikush) shih i tërheq (i heq) kërraba nga vetja (dikujt). S’më vajti as në një anë (një ushqim a pije) hëngra, por nuk u ngopa; hëngra pak, dua edhe më për të ngrënë; s’më vajti as në një vesh. E vuri kapuçin në një anë (dikush) shih e hedh (e vë) qeleshen (festen, kapelën, kësulën, takijen) mbi sy.

ARRESTOJ

ARREST/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR drejt., kal. Kap ose ndaloj një njeridyshohet për kryerjen e një vepredënueshme me ligj dhe e mbajarrest; vë dikëarrestemërligjit; ndaloj. Arrestoj dikë. Arrestoi një keqbërës. E arrestoivend. U arrestuan shkelësit e ligjit.
Sin.: paraburgos, burgos, ndaloj, prangos, ndëshkoj.

ARRIJ

ARRÍ/J vep., ~TA, ~TUR 1. jokal. Vij ose shkojkëmbë a me një mjet qarkullimivendin për ku jam nisur, ndalempikën e funditudhëtimit; mbërrij. Arrijshtëpi (në shkollë, në punë). Arrijkëmbë. Arriti me aeroplan. Arritën vonë (herët, me kohë). Arriti i pari (i fundit). Arriti treni. Arriti letra (lajmi).
2. vet. v. III, jokal. Vjen një kohë e caktuar; vjen një stinë e motit, një muaj, një ditë; vjen një ngjarje a një dukuri e caktuar. Arriti dreka (nata). Arriti dimri (pranvera). Arriti dita e festës. Arriti bora (shiu). Arritënkorrat. Arritën krushqit. Arriti radha ime.
3. kal. Zë (kap) dikë në të ecur, vij krahas me një tjetërecte para meje; vij deri te diçka; zë. E arritarrugë.
4. kal., fig. Barazohem me një tjetër, që është përpara në një punë, në një veprimtari etj. E arrijmësime. E arrijmjeshtëri. E arriti dhe ia kaloi.
5. kal. Zë, prek diçkaështë pak si larg, duke u zgjatur. E arrij me dorë. E arrij me majagishtave.
6. kal. dhe jokal., fig. Vij te një qëllim ose rezultat i caktuar me anëpërpjekjeve; përmbush një dëshirë, kryej një detyrë. Arrij sukses (fitore). Arrij qëllimin (objektivat). Arrij në një marrëveshje. Arrij në një përfundim.
7. kal. dhe jokal. Vij deri në një cak, në një shkallë ose në një masë. Arriti shumën. Arriti kulmin. Arriti nivelin më të lartë (majat më të larta). Arrin deri në gju.
8. kal. Vij deri në një kohëcaktuar, rroj deri në një kohëcaktuar; mbush një moshë; jetojnga një kohë. Arrij moshën shkollore (të punës). Arrititetëdhjetat. Më arriti pleqëria. Ia arrita ditës. Ia ka arritur kohës së Turqisë. Mos arrifsh! (mallk.) vdeksh i ri!
9. kal. Ia dalkrye një pune, mundem ta bëj diçka, ia dal mbanë. Arrij ta mbaroj. S’arrij ta kuptoj. S’arritinxirrte zë.
10. jokal., vet. v. III Është aq sa duhet, është mjaft, del, mjafton. Arrin për një fustan. Arrin e tepron. S’më arrijnë paratë. S’më arrin fuqia.
11. jokal. Vij deri në një pikë sa bëj diçkapadëshirueshme ose të keqe; vjen në një cak në të cilin ndodh një e keqe e papritur, katandis puna. Arriti puna derigrushte. Arritindahet nga prindërit. Arritivjedhë. Arriti deri atje sa... Arriti deri në atë pikë sa... Deri aty ka arritur!
Aq i arrijnë *litarët (dikujt) tall. Ka arritur *apogjeun (dikush) libr. Nuk më arrin *çapi. Deri ku i arrin *çapi (dikujt). S’më arrin *dora (kaq më arrin dora). (Me) sa më arrin *dora. (Me) sa më arrin *krahu. Aq ia arrin (ia pret) *mendja (dikujt) mospërf. Deri ku të arrin (sa të ha) *syri. S’i arrijnë *thonjtë (dikujt) mospërf.
Sin.: vij, mbërrij, vete, zë, kap, kryej, mbush, përmbush, mund.

BAKËR

BÁK/ËR,~RI m. 1. kim. Metal me ngjyrëkuqërremepunohet lehtë dheështë përcjellës shumë i mirë i elektricitetit e i nxehtësisë (simboli Cu). Bakër i kuq. Bakër i pastër. Bakër i petëzuar. Tel bakri. Enë (tepsi, kusi) bakri. Monedhë bakri. Minierë (mineral) bakri. Industria e bakrit. Shkrirja (derdhja) e bakrit. Pasurimi i bakrit. Lidhje bakri. Ngjyrë bakri. Brez me pllaka bakri.
2. Kripë helmueseformohet prej këtij metalienët e pakallajisura. Lëshon (nxjerr) bakër ena.
3. vet. sh. ~RA, ~RAT Bakëret. Kallajisi bakrat.
4. fig., keq. Diçka që nuk vlen shumë a që nuk e çmojmë si duhet. Para bakër diçka me vlerëpakët ose fare pa vlerë.
U bakër (diçka) u shkretua, u tha krejt; humbi çdo vlerë, nuk jepasgjë. M’u barku (mulla) bakër nuk kam ngrënë gjë, e kam barkun bosh; më ka marrë shumë uria; m’u tha zorra; m’u barku petë; më këndojnë zorrët; më shkoi (më vajti) barku prapa. M’u syri bakër (për diçka) kam kohë që e dua ose e kërkoj diçka; (zakonisht për të ngrëna); digjem nga dëshira për ta pasur diçka; m’u tha syri; m’u hap syri. Ma bëri syrin bakër (dikush) më ka marrë shumë malli për dikë, të cilin ka kohë që s’e kam parë; më këputi malli, pres me padurim që ta shoh; e dua shumë; thau sytë; m’i bëri sytë ujë; ranë sytë (për dikë); kund. nuk më preu barku (për dikë). I doli bakri (dikujt) keq. shih i doli boja (dikujt) keq. iu zbulua fytyra e vërtetë, doli siç është; i doli kallaji; i doli boja. E ka syrin bakër (dikush). 1. Ka vështrimmprehtë e kap çdo gjë, është syhapët. 2. I shkëlqejnë sytë, i ndritin sytë nga gëzimi, nga trimëria etj.; e ka syrin (i ka sytë) xixë. *Para bakri mospërf. Ta shet bakrin për *ar (dikush). Më ka zënë syri bakër (për diçka) shih m’u syri bakër (për diçka).

BALLË

BÁLL/Ë,~II m. 1. Pjesa e sipërme e fytyrësnjeriut midis syve dhe flokëve; pjesa e sipërme e turirit të shtazëve. Ballë i lartë (i gjerë, i ngushtë). Ballë i dalë (i futur). Me ballëngrysur (të vrenjtur). Shtegu (mesi) i ballit. Lulja e ballit. Damari (nervi) i ballit. Lëkura (kocka) e ballit. Rrudhat e ballit. Djersa e ballit. Rrudh ballin. Fshij ballin. E puthballë. Lëshoj flokët mbi ballë. I ra ballit me pëllëmbë. Mu në mes të ballit, / Varur një flori, / Mendja seç më luajti, / Ç’më panë ata sy! (folk.). S’ka lindur njeri me yll në ballë. (fj. u.). Derrit i bien me sëpatëballë. (fj. u.).
2. edhe sh. ~Ë, ~ËT Faqja e përparme dhe kryesore e një ndërtese, e një sendi etj.; pjesaduket, anabie në sy. Balli i shtëpisë. Balli i anijes. Ballët e arkës anët më të ngushtaarkës. Ballët e krevatit kokat e krevatit. Balli i samarit. Balli i djepit. Ballët e vozës ballësoret. Ballët e dhomës dy faqet e ngushtadhomës. Me ballë nga dielli. Në ballë të odës. Me ballë nga jugu.
3. Pjesa e fillimit të një sendi, fillimi i diçkaje, kreu; kund. fund; radhët e para, vendindodhetkrye e më i rëndësishmi; kund. bisht. Balli i oxhakut qoshja. Balli i kolonës. Balli i kopesë. Balli i vendit. Balli i gazetës. Balli i ujit. Plaku e ka vendinballëoxhakut (fj. u.).
4. min. Pjesa e përparme e një galerie, e një tuneli, e një pusi etj., ku bëhet gërmimi për të nxjerrë mineral; front. Ballë i verbët pjesë e galerisë a e tunelit me një dalje. Balli i galerisë (i tunelit, i pusit). Balli i punimeve. Ballë kërkimi.
5. Vija e ndeshjes me kundërshtarin, front. Balli i parë. Ballë i gjerë. Zunë ballin.
6. fig. Pjesa më e zgjedhur; ai që është më i mirë, lulja, ajka, bashi, maja, ballori; gjëja më e parë e më kryesore. Balli i djemve (i djalërisë, i burrave, i trimave). Balli i vajzave (i nuseve). Balli i miqve. Mori ballin e grurit. Balli i kuajve. Balli i gjellëve. Balli i rakisë. Marr ballin e ballin marr pjesën më të mirë.
7. fig. Ai që udhëheq një veprimtari; pjesa më e përparuar e një shtrese a e një grupi shoqëror; pararojë; kreu. Balli i shoqërisë. Në ballë vijën e parë, në krye; në udhëheqje; në fillim, herën e parë. As në ballë, as në bisht as ndërparët, as ndërfundit, në mes. Kurdoherëballë e jo në fund.
8. Fillimi i një stine, i një kohe a i një pune. ballëdimrit. Në ballë të të korrave.
Sin.: krye, fillim, lule, ajkë, pikë, majë, ballor, ballinë, ballnik, ballore, balluk, bash, parëse, faqe, fasadë, pararojë, mes, kulm, pik.
Ballë për ballë. 1. Njëri kundrejt tjetrit, me fytyrë njëri përballë tjetrit, përballë, përkundrejt; sy për (më) sy; faqe më (për) faqe; fytyrë për fytyrë; hundëhundë. 2. Njëri kundër tjetrit si kundërshtarë; në luftëhapur me dikë a me diçka, pa iu fshehur, pa iu trembur e me guxim; sheshburrave (të mejdanit); gjoks për gjoks; me gjoks hapur. As ballë e as bisht nuk është as ngaparët, as ngafundit, është i mesëm. Ballë e bisht shih kokë e këmbë. Me ballë çelur ballëçelur, ballëhapur. Ballë e fund shih fund e krye (e majë). ballë (në front) të gjerë mënyrë ballore; në të gjithë vendin e me përmasamëdha. Me ballë hapur ballëhapur. Balli i kazanit (ballë kazani) rakia e parë dhe më e fortënxjerrim kur bëjmë raki; pika e parë. Me ballë (me ballin) lart ballëlart, krenar; me kokën lart; me faqebardhë. Me ballëndritur ballëndritur, shumë i bukur. I bëj ballë (dikujt a diçkaje). 1. I qëndroj pa u përkulur, e përballoj, ia dal e nuk tërhiqem. 2. Arrijbëj diçka, mundem, e përballoj, ia dal; ia dalkrye (diçkaje). Bëri (dha) ballë (dikush) u duk nga larg, sapo doli, u shfaq; erdhi. I bieballë (punës etj.) e nis një punë siç duhet, e zë aty ku jepshumë rezultat, kap pikën kryesore; e zë (e kap) demin për *brirësh (nga brirët). I ra ballit me dorë (dikush) shfaqi habinë, pendimin a zemërimin e vet për diçkapapritur; kujtohet befas për diçka. çan (ta jep) në ballë (diçka) të godit, e ndien menjëherë diçka shumëftohtë (për ujë e për lëngje); është shumë i fortë (për raki etj.). Me *djersën e ballit. I djersit balli (dikujt) punon shumë, punon ndershmërisht, nuk e kursen veten. (E dua, e ruaj) si sytë e *ballit (dikë). Për dy *gisht ballë. Nuk e fsheh ballin (dikush). 1. Është trim i madh; nuk i fshihet asnjë rreziku, i del ballas; s’i trembet (s’i fiket) syri (dikujt). 2. Është i çiltër e i sinqertë; është ballëlarë e nuk ka përseturpërohet. Dha (bëri) ballë (dikush) u duk, zakonisht shpejt e papritur, erdhi, u shfaq. E kam ballin *të hapur. E kam ballin *të larë. E ka *dellin e marresshtegballit (dikush) keq. E kam *sy në ballë (dikë). I kam sytëballë shoh vetë; e kam kujdes vetë; jam syhapët; hap sytë. E ka të shkruarballë (dikush) duket qartë, e sheh kushdo; nuk e fsheh dot diçka. I kërceu *delli (damari) (i ballit) (dikujt). Laj ballin (para dikujt) shlyej një njollë dhe munddal ballëhapur para dikujt; çnjollosem, i kthej nderin vetes. E mban ballin *lart (dikush). Ngre ballin lart fitoj besimvetvete, bëhem i guximshëm; eci ballëlartjetë. Ia numëroi (ia dha) në ballë (dikujt) shih ia numëroi (ia dha) në luleballit (dikujt). Ia numëroi (ia dha) në *luleballit (dikujt). S’i nxihet balli (dikujt) shih s’i nxihet faqja (dikujt). Me *njollëballë. I ka plasur (i ka dalë) *cipa (peta) (e ballit) (dikujt) keq. I ka plasur *delli (damari) (i ballit) (dikujt) keq. E puth dhe e vë në ballë (diçka) e pëlqej, e pranoj me kënaqësi, e pres me gjithë qejf diçkaështë më e mirë se diçka tjetër më e keqe; ku ta gjej!; jam i kënaqur edhe me atë (kur nuk kam diçka më të mirë). Rrudhi (ngrysi) ballin (dikush) u vrenjtfytyrë, u zymtua; u mërzit e u ngrys; rrudhi vetullat. Për *sytë e ballit! (për këta sy kamballë!) bet. Mos t’i shoh *rrudhatballë (për diçka). Pash *sytë e ballit! bet. (E pashë) me *sytë e ballit (me këta dy sy) (dikë a diçka). ballin nga thembrat (dikush) iron. shih majat nga thembrat (dikush) iron. E ka vënë *syrin e qenitballë (dikush) përçm. S’vë *shoshëballë (dikush). Me *yll në ballë.

BALËMUSHKË

BALËMÚSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dhi e murrme me një balëbardhëballë. U kap nga brirët e balëmushkës (dikush) u kap mirë, u shtrëngua fort.

BARUT

BARÚT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. kryes. nj. Lëndë plasëse zakonisht si pluhur i zi a i murrmë, që përdoret për të mbushur gëzhojat e predhavearmëvezjarrit. Barut i zi. Barut i thatë. Barut pa tym. Tym (erë) baruti. Fuçi me barut. Fabrikë baruti. Mbush me barut. Ndez barutin. Ndizet (shpërthen) si baruti. Bien gjylet treqind okë, / Mbushur barut edhe gozhdë. (folk.). Gaca e baruti nuk rrinë bashkë. (fj. u.). Në zjarr hidh ujë, mos hidh barut. (fj. u.). Frikacaku e ndienlarg erën e barutit. (fj. u.). S’flenë dot bashkë zjarri e baruti. (fj. u.). Fisheku s’vjen dot pa barut. (fj. u.).
2. bot. Farat e karabushit të qepës.
Barut për çifte fjalë a thashetheme të qëmtuara e të mbledhura për të goditur dikë. U barut 1. (diçka) U tha shumë, aq sa mundthërrmohet. 2. (dikush) U nxeh e u mbush me duf, gati për të shpërthyer e për t’u zënë me dikë; u prushfytyrë. M’u koka barut shih hipi gjakukokë (në tru). Barut i thatë dikushzemërohet menjëherë; ai që nxehet shpejt, që merr zjarrçast. E bëri barut (diçka) shih e bëri tym (diçka). Bie (mban) erë barut. 1. Ka mundësipëlcasë lufta, ndihet era e luftës; është bërë luftë ose është ndezur lufta, bëhen përleshje. 2. Një rrezik i madh a një përleshje po afrohet. *Fishek pa barut. *Fuçi baruti libr. *Gacë me barut (dikush). E ha barutin me *grusht (dikush). I dha *zjarr barutit (dikush). E ka barutin *të lagur (dikush). E ka shpirtin (zemrën) barut (dikush) është i zoti, trim e me besimmadh; është i zjarrtë; e ka zemrën flakë; e ka zemrën zjarr. Iu lag baruti (dikujt) tall. e humbi menjëherë guximin para një kundërshtari a para një eprori; i iku trimëria e guximi; e ka barutinlagur. Nuk e lë barutinlaget jam gjithnjë gati për t’u mbrojtur nga sulmet e dikujt, nuk më kap askushbefasi, jam i gatshëm në çdo çast; e mbaj (e kam) barutinthatë. Lëshon barut nga goja (dikush) është shumë i zoti në të folur; e ka gojën shpatë. I ka marrë erë barutit (dikush) ka rënëpërleshje, ka marrë pjesëluftë; është regjur ndër beteja dhe është bërë trim. E mbaj (e kam) barutin *të thatë.

BEFASI

BEFASÍ,~A f. 1. Gjendje në të cilën jemipapërgatitur për një të papritur; të qenët i papritur për dikë (për një ngjarje, për një veprim etj.); beh. Goditjebefasi. Zë (kap, gjen) në befasi. Sulmoi (goditi) në befasi. Shfrytëzon befasinë.
2. Goditje ose veprim i papritur dhe i menjëhershëm kundër dikujt. Me anë të befasisë. Përdori befasinë. I shmangem befasisë.

BEFASOJ

BEFAS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëjhabitet shumë nga diçka e papritur. befasoi me ato fjalë. Diçka ju befasoi. Donte t’i befasontegjithë.
2. Sulmojbefasi; kap a zë të papërgatitur dikë. Befasuam kundërshtarin.

BIE

BÍEII vep., RASHË, RËNË jokal. 1. vet. v. III Ndodh, vjen rastësisht; qëllon, rastis; e merr, e prek, e përfshin (kryes. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). Më ra udha (rruga). Më ra rasti. Më ra puna. Më ra ndër mend. I ranë sytë mbi diçka. Më ra (më hyri, më shkoi, më erdhi) në vesh. Më ra papritur (e papritur, befas). Ra fjala. Sido që të bjerë puna. Lajmi ra si bombë. Ra biseda (muhabeti). Ra tërmeti. Me ç'të më bjerëdorë. I ra një vdekje. I ra plani një shtëpie etj.
2. vet. v. III Qëllon në një kohëcaktuar, e ka kohën në një vit, në një muaj, në një javë a në një ditëcaktuar, rastis, takon, ndodh, godit, përkon. Biehënën. Biefundjavës. - Kur bie Viti i Ri? Ra në pranverë.
3. edhe fig. Ndodhem papritur ose padashurrrethana zakonishtkëqija e të vështira; arrij në një gjendjecaktuar, kaloj në një gjendje shpirtërore; hyj, futem (edhe në një varg njësish frazeologjike). Ra në grackë (në lak, në kllapë, në kurth, në grep). Ra në greminë. Ra në pritë (në pusi). Ra në rrezik (në fatkeqësi). Ra në hall (në vështirësi, në bela). Ra rob (pre, viktimë). Ra në burg. Ra brenda (bised.) e futënburg. Ra në duart (në thonjtë, në kthetrat) e dikujt. Ra nën sundimin (nën ndikimin) e dikujt. Ra ngushtë (keq). Ra në gjak (në armiqësi). Ra në zi. Ra në gabime. Ra borxh (bised.). Ra në përleshje (në luftë, në përpjekje). Ra në varfëri (në mjerim, në skamje). Biemendime (në mëdyshje). Ra në të thella. Ra në të zeza u zhytmendimekëqija. Ra në dëshpërim (në hidhërim). Ra në dashuri. Ra në plogështi. S'bievetëkënaqësi (në shkollarizëm, në formalizëm). Ranëoportunizëm (në idealizëm, në subjektivizëm). Ra në kllapi. Biegjumë (në qetësi, në heshtje). Ra në krizë (në amulli). Ra me barrë. Ra klloçkë pula. Më ranë veshët rehat. Ra si miuhauz (në poç). Shpëtoi nga shiu e ra në breshër. (fj. u.). Shpëtoi nga lumi e ra në det. (fj. u.). Iku nga tymi e ra në zjarr. (fj. u.). Trimi nuk bieduar i gjallë. (fj. u.).
4. Ndesh papriturdiçka; gjej befas diçka, zakonisht me shumicë; turrem i etur mbi diçka. Ra në tokëbutë. Ra sharragozhdë. Ramë në një pyll. Gjeologët ranëbakër. Ra në para (në bollëk). Ranëmina. Biegjurmë. Delet ranëkripë. Ra si kalitagji.
5. Qëlloj në një grup njerëzish, rastis me të tjerë, hyj rastësishtmarrëdhënie me dikë, ndodhem. Ra në një familje (në një kolektiv) të mirë. Kishte rënë me shokëkëqij. Ra në një klasëdalluar. Ra me ca udhëtarënjohur.
6. edhe fig. E godit, e qëlloj me diçka (zakon. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). I ra me gur (me grusht, me shpullë, me shkelma, me pëllëmbë, me shkop, me kamxhik). I ra me pushkë (me kobure, me top, me shpatë, me shigjetë). I ra kokës (turinjve). I ra në kurriz (në krah). I ra kalit. I bie topit. I bie tokës me këmbë. Më ra erashpatulla. I ra rrufeja. I ra nga prapa. I ra në luleballit. Nuk bie rrufeja dy herë në një lis. (fj. u.). Nuk bie reja (rrufeja) në hithra. (fj. u.). Nuk i hipën dot dardhës, i bie fikut. (fj. u.). S'ka ç'i bën gomarit, i bie samarit. (fj. u.). Kush ul qafën, i bien zverkut. fikut. (fj. u.). Derrit i bien me sëpatëballë. fikut. (fj. u.).
7. edhe fig., vet. v. III, Drejtohet, shkon në një pikë a në një vendcaktuar, përplaset a zë vend diku; më prek a më godit një nga shqisat a një organtrupit (për dritën, për erën, për zërin etj.); më prek a më godit ndjenjat. Ra në shenjë. I bie drita. Më bien rrezet në sy. Topi ra në mur. I ra diellikokë. Më ra rëndë ushqimi. I ra rëndë ajo fjalë. Më ra si plumb (si rrufe).
8. Godit diçka për të nxjerrë një tingull a një zë, bëjtingëllojë; vet. v. III nxjerr një tingull a një zë kur goditet, tingëllon; dëgjohet (një zë, një krismë etj.). I bie derës (ziles, çangës). I bie daulles. I bie fort (ngadalë). Bie dera (zilja, kambana, telefoni, ora). Bie boria (sirena). Bien pushkë. I bie pragutdëgjojë dera (i bie derësdëgjojë qilari) e hedh fjalën për diçka. Kur ta varësh zilen, duhet t'i biesh. (fj. u.).
9. Luaj me një vegël muzikore; luaj një pjesë muzikore; vet. v. III nxjerr tinguj një vegël muzikore, dëgjohet, tingëllon. I bie një vegle. I bie lahutës (fyellit, çiftelisë, gajdes, violinës, pianos). Nuk di t'i bie kitarës. Binte muzika. Binin sazet. I bie një kënge popullore (një valsi, një tangoje).
10. Sulem mbi dikë a mbi diçka, vërsulem; e sulmoj dhe e godit; turrem, këputem. Ranë mbi armikun. I ranë pushtuesit. - Bini mbi ta! I ranë qytetit. Ra ujku ndër dhen. Ra bishabagëti. Ra dhelprapula.
11. fig. bised. Sulmoj me fjalë, qortoj a kritikoj rreptë; i vërsulem, e godit. I ra kundërshtarit. I ra pa të drejtë. I ra në kokë. I ra pas shpine (prapa krahëve).
12. vet. v. III Ndodhet në një vend, gjendet, shtrihet në një anë, është. Bieveri. Bie afër (larg). Bie nga e majta (djathtas). Ku bie ky fshat? Na bierrugë. Bie nga oborri. Bie në Shqipëri. Bie i treti (i fundit). Theksi biefund (gjuh.)
13. vet. v. III Fillon, vjen dhe përhapet, shtrihet e sundon mbi dikë a mbi diçka, mbulon, pllakos, plandos, plandoset. Bie errësira (nata, mbrëmja, muzgu). Ra agu (mëngjesi). I bie drita (hija). Ra drita zbardhi, agoi. Ra dielli doli dielli. Ra qetësi (heshtje). Ra zjarr. I ra flaka. I ra një çehre (një ngjyrë) e verdhë. I ra një hijefytyrë. I ra një të kuq. I ra nur (bised.) u i hijshëm, u zbukurua. I bie një hije zbukurohet; merr një pamjeveçantë.
14. vet. v. III (me trajtëshkurtër përemërore) fig. Vjen e përhapet; më kap, më zë, më prek, më godit; më vjen. Ra gripi (kolera). I ra një sëmundje. I ra barku i verës. I ra sëmundja e tokës. U ra flama (pulave). I ra pika (damllaja). U ra krimbi. I ra të fikët. I ra në zemër. Më ra për thonjsh (ngaftohtët). I ra gjaku e zuri gjaku. Më ra verakokë. I ra një fatkeqësi (një e keqe). I kanë rënë halle. I ra mbi kokë (barra e një pune). Dyshimi binte mbi të. I rëntë flama! (mallk.). I rëntë pika! (mallk.). Pika që s'i bie! (mospërf.).
15. Hyjmarrëveshje me dikë, hyjmarrëdhëniecaktuara me të; pajtohemmendime a në veprime me dikë, lidhem. Biemarrëveshje (në ujdi, në fjalë). Biekuvend. Ranëpazar. S'biekompromis (libr.). Ra në grindje (në sherr). Biekundërshtim me dikë a me diçka.
16. bised. Kam lidhje gjaku, farefisnie ose afërsie. bie kushëri i parë (kunat). Bien baxhanakë (krushq).
17 bised. Bëj një punë shpejt me një vegël; heq a pastroj me një mjet; punoj me një vegël, i jap (zakon. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). I rashë me fshesë dhomës. U bie me furçë këpucëve (rrobave, mureve). I bie me brisk mjekrës (faqes). I bie me drapër (me kosë). Ra drapri (në ara) nisënkorrat. I bie kosës me grihë (me limë). I bie me zdrukth. Bjeri kazmës! puno!
18. bised. Jepem pas diçkaje, më tërheq shumë diçka; lidhem me dikë a me diçka dhe kujdesem shumë për të. Bie pas muzikës (pas pikturës, pas artit, pas sportit). Bie pas bujqësisë. Bie pas gjahut. Ka rënë pas librave. Bie pas punëve. Kishte rënë pas qejfeve (pas rehatit, pas rakisë). Bie pas fëmijës.
19. vet. v. III nxë, më vjen për shtat, më rri si duhet, më bën. bien mirë këpucët. S'i bie fustani. Më bien tamam. Mezibien.
20. fig., vet. v. III vjen për shtat, përputhet, pajtohet me diçka, më shkon, më vjen në një mënyrë (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). Na bie mirë (keq). I bie mbarë. I bie për shtat i pëlqen, i vjen ashtu si do ai. I binte pas qejfit (pas midesë, pas dëshirës).
21. edhe fig., bised., vet. v. III kushton; më qëllon ta blej, ta paguaj diçka (lirë a shtrenjtë). Na ra lirë (shtrenjtë). U ra sa qimet e kokës e blenë shumë shtrenjtë.
22. (me trajtë shkurtër përemërore)përket, më takon, e kam unë përsipër; është e drejta a radha ime. I ranë pjesë (në hise). - Nga sa na bie? Më bie radha. Më bie mua ta zgjidh këtë punë. Më bie barra (përgjegjësia). I bie për detyrë. I ra atijfliste. Të bie ty të shkosh. I bie merita (nderi). Ra në kurrizin tim. Ra mbi supet (mbi shpatullat) e mia. Shpenzimet bien mbi të. Mos fut hundët tek s'të bie! (fj. u.).
23. Them diçka, flas në një mënyrë. I bie drejt (shkurt, anës e anës, larg e larg). I bie copë (troç). Mirë i ke rënë.
Sin.: godit, qëlloj, gjendet, ndodh, ndodhem, qëllon, rastis, dëgjohet, futem, heq, hyj, kushton, lidhem, ndesh, pajtohet, pastroj, përkon, përputhet, prek, punoj, sulmoj, takon, tingëllon, turrem, them, flas, mbulon, pllakos, plandos, plandoset
I bie në *ballë (punës etj.) I bie në *besë (dikujt). Bjeri t’i biem punë e kotë; kot për kot (përdoret kur diçka bëhetrrëmujë, pa pasur një synim a rregullcaktuar). Bie *boria libr. I bie (i fryn) *borisë. Ra në një *brazdë (me dikë). I ra në *briI (dikujt). I ra në *briII (diçka). (U ) bjeri burri burrit! (diku). I bie *cyles (dikush) tall. I ra në *çaçkë (dikujt). I bie *çakalles (dikush). Ra në *çanakun (e dikujt) përb. I bie *çekanit (diku a në diçka). I bie *çokut (dikush). I ra *damllaja (dikujt). I bie *daulles. Bjeri daulles! mospërf. (Është bërë) për t’i rënë me dyfek (me *pushkë, me kobure) (diçkaje). I bie në *erë (dikujt a diçkaje). I ra (i doli) *era (diçkaje). Bie në *fill (me dikë). I ra në fill (në *fije) (dikush). rëntë *flaka! mallk. I ra *flaka (diçkaje). I ra *flama (diçkaje). I ra *fshesa (dikujt a diçkaje). I bie (i fryn) *fyellit (kavallit) (dikush) tall. I bie (i fryn) *gajdes (dikush). I ra *gërshëra (dikujt a diçkaje). I bie *gjoksit (dikush). Bie në *gjurmë (të dikujt a të diçkaje). I bie *hollë (diçkaje). I ra në *hundë (diçka). I bie kalemit (*lapsit). I bie *kambanës. Po i bien *kambanat (dikujt). Bjeri e kapërce keq. shkel e shko, sa për të kaluar radhën. I bie (i fryn) kavallit (*fyellit) (dikush) tall. I ra *këmbës (dikush). U ra (ua mbathi, ua dha, ua theri) *këmbëve (dikush). I bie *kokës (në kokë) (dikujt a diçkaje). I ra mbi *kokë (mbi krye) (dikujt). I ra në *kokë (dikujt). Më ra prapa *kokës (diçka). I bie *krahëve (dikujt). I bie *lapsit (kalemit). I bie *legenit (dikush) bised. I bie (me) *limë (dikush). I rëntë *mall! (për dikë a për diçka) mallk. Më ra *mekthi. Më ra ndër *mend. I ra në *mendje (dikujt). I ra *murtaja (diçkaje). rëntë (të ngrëntë) *murtaja! mallk. I ra me *not (diçkaje) shaka. I ra një *nur (dikujt). Ra *ora (sahati) (për diçka). Më ra *pika. I ra *pikës (dikush).rëntë *pika (një pikë)! mallk. *Pika që s’të bie! mospërf. I ra pjaca (*pazari) (dikujt a diçkaje) mospërf. bie në (më) *qafë (dikush). rëntë (të ardhtë) pas *qafe! mallk. I bie *qarit (dikush). I ra në *qokë (diçkaje). I bie *qylit (dikush). bie *rëndë (diçka). I bie në *rreth (dikush) iron. Më ra (më gjuajti) *rrufeja. Ra sahati (*ora) (për diçka). I bie *supeve (dikujt). Bie mbi *supet (e dikujt). Bie në *sy. Më ra në *sy (dikush a diçka). I ra me *sy (diçkaje). I ra në *shenjë (dikush). Bie mbi *shpatullat (e dikujt). Bjeri *tagarit! keq. mospërf. I bie *tamburasë (dikush) tall. I bie *teneqesë (dikush) mospërf. I ra në *të (diçkaje). I bie nëpër *të (diçkaje). T’i biesh me *top (diçkaje). *Topatbien! I ra me *top (diçkaje). I ra në *tru (dikujt). I bie *tupanit mospërf. (dikush). Ra në *usta (dikush). I ra *veshit (dikush). bie (më vjen) në *vesh (diçka). rëntë (të ardhtë) pas *veshit! mallk. I ra *zhyt (diçkaje). I ra *zjarri (diçkaje).

BIGË

BÍG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Degëzimdysh i një druri, i një dege a i diçkaje tjetër; vendi i degëzimit; secila nga anët e degëzimit; bigaçe, çatall. Biga e drurit. Biga e rrugës (e lumit). Degë me bigë. E shartojmëbigë.
2. Shkop i gjatëndahetdysh në një anë dhepërdoret për punëndryshme; furkë, bigaçe, furkaçe. Biga e qerres. Biga e mullarit. Bigë për dushk. I vë një bigë. Mbaj me bigë. Çdo bigë bën për furkaçe. (fj. u.).
3. Mashë a darë prej druri për të tredhur kafshët. Kap (marr) me bigë. Vë në bigë.
4. Sfurk me dy dhëmbë; çatall, çem. Bigë për të mbledhur ferra e driza.
5. Tufë me lulemajë të një shkopivogël pakçarëdysh; tufë prej dy-tri sendeshlidhura bashkë. Bigë me manushaqe. Bigë me qershi. Bigë misrash.
6. Shkëmb me majë; vendi midis dy shkëmbinjve me majë; mal me dy maja. Biga shkëmbinjsh. Vend me biga. Mal me biga. Hipi mbi një bigë. Seç këndon thëllëza, o bigëbigë. (folk.).
7. tek., det. Vinç i madh me dy krahë. Bigë lundruese (det.) anije me vinçmadh me dy krahë.
8. Çift, palë. Një bigë rripa opinge.
9. Një lloj hobeje me një shkopthndarë dysh te maja, bigëlaçe.
10. Timoni i një barke, i një anijeje etj. Biga e vaporit.
11. tek., kinem. Shtagë a shkop i gjatëmban mikrofonin.
12. krahin. Zgavër.
13. Luspë, leskër.
14. euf., vulg. Organi seksual mashkullor.
Sin.: bigaçe, çatall, furkë, furkaçe, çem, çift, palë, bigëlaçe, zgavër, luspë, leskër.
I mban (i bën) veshët *bigë (dikush). (dikush) shih i mban veshët ngritur (dikush). I ngriti (i bëri) këmbët bigë (dikush) mospërf. shih i bëri këmbët çift (dikush). I ngre (i bën) veshët bigë (dikush) u gatidëgjojë gjithçka sa më mirë; nisipërgjojë me vëmendjemadhe; i bën veshët pipëz; i bën veshët çift; i ngre veshët çark; i ngre (i mban) veshët përpjetë; hap veshët; i mban veshët hapur; mpreh veshët; curron veshët. Rri me *veshët bigë (dikush). E shtie (e fut) në bigë (dikë) e shtrëngoj, nuk e lë të bëjë sipas kokës; e vë në pozitëvështirë; ia vë (ia fut) (të dyja) këmbët në një këpucë (dikujt); ia bëj vapë e shëllirë (dikujt); e futshtrungë (dikë).

BILBIL

BILBÍL,~E mb., fig. 1.këndon shumë bukur. E ka zërin bilbil.
2.flet shpejt e bukur. E ka gjuhën bilbil. Është bilbil nga goja.
3. është i mprehtë, që e kap shpejt diçka; mendjehollë, e ndan qimenkatërsh (më dysh). I ka veshët bilbil.
4. I mirë e i bukur. E ka djalin bilbil.

BISHT

BISHT,~I m. sh. ~A, ~AT dhe ~RA, ~RAT 1. Pjesa e zgjaturfundkurrizitkafshëve, që është e lëvizshme dhe zakonisht e mbuluar me qimegjata te kafshët e mëdha; ana e prapme e trupitshpendëve e mbuluar me një tufë puplash; copa e mishitpritet nga kjo pjesë e kafshëve ose e shpendëve; kërbishte. Bisht i gjatë (i shkurtër). Bisht kali. Bisht dhelpre. Bishti i qenit (i maces, i miut). Bisht zogu (gjeli, pëllumbi). Bishti i peshkut. Bisht gjarpri (hardhuce). Bishti i akrepit. Pendët e bishtit. Leshi i bishtit. Mishi i bishtit. Me bishtprerë. Tund (luan) bishtin. I qeth bishtin. I këputi bishtin. E kapi për bishti. Mikut i vënë bishtin e pjekur për ta nderuar (etnogr.). Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bishtkalit. (fj. u.). Është kollaj t’i presësh bishtin ujkutvrarë. (fj. u.). Po e lë punën për nesër, do të hash bishtin e dhelprës. (fj. u.). Kur ikën bualli, ç’bëhesh merak për bishtin. (fj. u.). Të ha bishtin e të merr gishtin. (fj. u.).
2. Pjesë e parë e disa emërtimevepathjeshta nga botanika, zoologjia etj. Bisht daci (lat. Equissetum maximum) bot. bimë barishtore me kërcellgjatë e të hollë si fill dhe me një tufë gjatoshemajë. Bisht gomari (lat. Equisetum arvense) bot. bimë barishtore rreth një metër e lartë, me gjetheholla si hala, që rritet anës përrenjve, kanaleve etj.; këputje; bargjan. Bisht mëllenje (lat. Psetta maxima) zool. peshk i madh me trup petashuq, me të dy sytëpjesën e sipërmetrupit, që noton në funddetit. Bisht miu (lat. Micromeria) bot. bimë barishtore aromatike, me kërcell e me gjethe pushatake dhe me lulevogla përgjatë kërcellit; bishtmi.
3. Pjesë e hollëbashkon gjethen, frytin ose lulen me degën a me kërcellin e një bime. Bishti i gjethes (i lules). Bishti i dardhës (i mollës, i kungullit, i shalqirit). E këput me gjithë bisht. I përdredh bishtin. Heq bishtat.
4. Pjesë e një vegle a e një mjeti, shkop i ngulurpjesën tjetër a i mbërthyer me të ose pjesë e zgjatur si shkopshërben si dorezë. Bisht druri. Bishti i lopatës (i shatit, i kazmës, i çekanit, i kosës, i draprit). Bishti i çadrës. Bishti i pendës. Bishti i tiganit (i lugës, i xhezves). Bishti i fshesës (i kopanit). Bishti i kandarit. Bishti i lahutës. Bishti i parmendës. Filxhan (gotë) me bisht. Sqepari s’e gdhend bishtin e vet. (fj. u.). Gjeti bishtin sëpata, pyllin e mori data. (fj. u.).
5. Zgjatimpjesën e fundit ose të anës së një sendi, që zakonisht vjen duke u ngushtuar; pjesëvaret prapa a anash si rrip; shtojcë e përzgjatur a e përdredhur. Bishti i aeroplanit. Bishti i kometës (astr.) pjesa e gaztë e kometës. Bishti i balonës. Bishti i malit. Bishti i mustaqeve. Bishti i anijes. Bishta qepe (preshi, hudhre) gjethet e qepës (të preshit, të hudhrës). Bishtat e shkronjave. Sy me bisht. Yll me bisht (astr.) kometë. Fustanet me bisht o moj, ç’kanë që s’i mbajnë, / Dolën këto kostumet o moj, na prishën dynjanë. (folk.).
6. gjeogr. Rrip i zgjatur toke brenda në det ose në liqen, kep, hundë. Bisht i gjatë.
7. bised. Gërshet flokësh, bishtalec; tufë flokësh. Mban bishta. Preu bishtat. I mbledh flokët bisht. Bishtat i binin gjer në bel.
8. edhe fig. Pjesa e fundit e diçkaje, vendifunddiçkaje, fundi, skaj; fig. pjesa e fundit dhe e parëndësishme e diçkaje; pjesa me më pak vlerë; njeri i parëndësishëm; kund. koka, kreu. Bishti i arës. Bishti i urës. Bishti i fshatit. Bishti i trenit. Bishti i varganit (i karvanit, i kolonës, i turmës). Në bishtkrevatit. Në bishtnatës. Në bishtbisedës. Në bishtjetës pleqëri. Diskutim pa bisht e pa krye. Qëndronbishtpunëve. E zuri punën nga bishti. Nuk e gjente dot ku e kishte kokën dhe ku e kishte bishtin kjo punë. Bishtrat e lëmit i hanë pulat. (fj. u.).
9. fig., keq. Diçka e paparashikuar dhe e tepërt, që paraqitet për të ngatërruar një punë ose për t'iu shmangur një detyre; trillim, diçka e paqenështohet me qëllimkeq. Punë me bishta. Dalin bishta. Kërkonte bishta. I gjeti një bisht. Ka bishta prapa.
10. fig., përb. Ai që ndjek dikëmënyrëverbër, ai që hiqet zvarrë pas dikujt; sahanlëpirës, bishtalak. Merrte bisht me vete. Bëhej bisht i tjetrit.
11. fig. Pjesa e papërfunduar e një pune ose e një detyre, diçka që ka mbetur pa u mbaruar. La bishta pas. Mbetën ca bishta.
12. Pjesambetet pas përdorimitdiçkaje; mbeturinë, fundërrinë; pjesa e cilësisë më të ulët. Bishti i cigares. Bisht qiriu. Bisht kalemi. Bisht kazani raki e dorësfundit. Bishti i lëmit. Bishti i leshit (i vajit). I dha ca bishtra.
13. fig., bised., mospërf. Njeri i shtresës më të ulët; njerishihet si i pavlerë e i parëndësishëm; bishturinë. Bishti i fshatit.
14. bised. Kokë bagëti (si njësi numërimi); një sasi e vogël e papërfillshme, shumë pak, ca pak. Dhjetë bishta dhen. Një bisht gjë. Një bisht arë.
15. fig. Nofkë; thashetheme. S’ka lënë kënd pa një bisht. Këqyr punën tënde e mos rri duke u ngjitur bishtatjerëve. (fj. u.).
Sin.: kërbishte, bishtok, bishturinë, kërbythje, fre, frenjë, rrëfanë, vadarosh, rrezgë, rropulli, bend, sahanlëpirës, bishtalak, fundërri, llum, vulg, llurbëtirë, lëngjerë, llomështi, zgjyrë, bigorr, rrëzall, hulinë, shushull, handrak, nofkë, thashetheme.
As *ballë e as bisht. *Ballë e bisht. U bisht (i dikujt) iu nënshtrua plotësisht dikujt, shkon pas tij e vepron si do ai; u vegëlduart e tij; i mban bishtin (dikujt); i shkon pas bishtit (dikujt); u lidh pas bishtit (të dikujt). Është bërë bisht luge (dikush) shih është bërë kockë e lëkurë (dikush). Iu morri me bisht (dikujt) përçm. është fëlliqur shumë; është shumë i papastër ngaqë nuk është larë prej kohësh; është bërë gjerbrez (dikush) vulg.; ka zënë krimba (dikush). Bën bisht (dikush) bën hile, luan sa andej-këtej duke gjetur arsyekota ose dredhi, dredhon; është hileqar; bën dredha; rrëshqet (shket) si ngjalë. I bën bisht (dikujt a diçkaje) i shmanget takimit me dikë që nuk e do, përpiqet t’i shpëtojë; i ruhet përplasjes me diçka, bën mënjanë ose largohet; i shmanget një pune, i dredhon diçkaje, nuk i del ballas; i bën dredha; i bën (i jep) lak. E bëri bishtin *kobure (dikush) iron. E bën bishtin *krye (dikush). E bëri bishtin *palë (dikush) përçm. E ka bërë bishtin *pykë (dikush). Bën *kokë (krye) nga bishti (dikush). Ra në bisht (dikush) tall. u përgjunj, u dorëzua. Bishti i bushtrës përb. vulg. njeri që nuk e mban fjalën; i pabesë; gjethe plepi; me dy fytyra; me dy faqe. (U zunë) për bishtin e dhelprës u zunë për hiçgjë, për një shkaka a për një arsye fare pa rëndësi; (u zunë) për pesë para spec; (u zunë) për mustaqet e Çelos; (u zunë) për të bardhat e laraskës; (u zunë) për mjekrën e qoses; (u zunë) për një lëkurë lepuri; (u zunë) për një kokërr hudhër; e lagu s’e lagu (bishtin dhelpra). Bishti i fshesës njeri që nuk përfillet ngatjerët (në një familje a në shoqëri); bishti i pallës; vrima e fundit e kavallit. Me bisht ndër këmbë shih me bisht ndër (në) shalë përçm. Pa bisht e pa krye pa lidhje, pa fillim e mbarim, në mënyrëngatërruar e të paqartë; rrëmujë. Bisht lugati bised. ters, keq. Bishti i pallës tall. njeri më i vogël se të tjerët; i fundit nga rëndësia e nga vlera, që s’e pyet njeri për asgjë, që nuk e përfill askush fjalën e tij; bishti i fshesës; vrima (bira) e fundit e kavallit. Me bishtin përpjetë shih me hundën përpjetë. Bisht qeni (bishti i qenit) përb. njeri i keq, i shtrembër, që nuk ndreqet kurrë. Me bisht syrit shkarazi, kalimthi. Me bisht ndër (në) shalë përçm. i mundur e i turpëruar; mori bishtin ndër shalë (dikush); si pulë e lagur. (U zunë) për bishtin e vjedullës shih (u zunë) për bishtin e dhelprës. Çau bishtin (dikush) keq. iku i mundur e turpëruar, iku me bisht ndër shalë. E çoi kandarin deribisht (dikush) e teproi shumë, nuk durohet më; e mbushi kupën; ka ardhur kandari bisht. Dolën bishta dolën gjërapaparashikuara në një punë, dolën vështirësi e pengesareja. *Dardha e ka bishtin prapa fj. u. E drodhi (e përdrodhi) bishtin (dikush) përçm. shih e drodhi këmbën (dikush). *Dhi e zgjebosur e bishtin përpjetë (cakërr) mospërf. *fund e në bisht. E ka futur bishtin në *shalë (dikush) përb. Hedh bishta (dikush) keq. nuk punon mirë, i shmanget punës, është hileqar; bën bisht; bën dredha; rrëshqet (shket) si ngjalë. E hedh bishtin mbi *sergjen (dikush). Heq bishtin e gjarprit vuaj shumë, lodhem e mundohem tepër derisa arrij diçka; heqzitë e ullirit; heq pikën e zezë. Heq buallin nga bishti (dikush) keq. merr përsipër një punë që s’e bën dot, hiqet si trim dhe shumë i zoti; e mbath kalin pa gozhdë; e fut (e fsheh) minaren në thes; fut (shtie) shejtanin (djallin) në shishe. Humbet *kau me gjithë bisht (diku) shaka. jep ujë me bishtlugës (dikush) është shumë i zoti; është i shkathët e ta hedh me zotësi; jep ujë në shpinëdorës; të jep ujë me shoshë; të vë në bishtlugës; nxjerr dhjamë nga pleshti. Ia kalon bishti sakicës shih del si bishti para sqeparit (dikush). Kur të këndojë *qyqja e kuqe (nga bishti) iron. Iu këput bishti (dikujt) mospërf. shih i doli boja (dikujt). Pa *kokë (pa krye) e pa bisht. I kreh bishtin (dikujt) keq. i bën lajka, e lajkaton, e merr me të mirë dhe e mburr për t’i prishur mendjen dhe për të përfituar prej tij; e llaston dikë; i fërkon krahët; i shkon (i vete) pas avazit. Ia lagu bishtin (dikujt) e turpëroi; i vuri njollën. E lagu s’e lagu bishtin (dhelpra) hahen kot, bëjnë fjalë a grinden për diçka fare pa rëndësi; (zihen) për bishtin e dhelprës; (zihen) për të bardhat e laraskës; (zihen) për një kokërr hudhër; (zihen) për pesë para spec; (zihen) për mustaqet e Çelos; (zihen) për mjekrën e qoses. E la në bisht (dikë) përparoishumë se dikush, ia kaloi shumë; e la prapa. I lëpin bishtin (dikujt) keq. i bën lajka, i vete pas qejfit; i lëpin bythën përb. vulg.; ia kreh bishtin. U lidh pas bishtit (të dikujt) keq. shkon e vepron sipas interesavedikujt, lidhet ngushtë me dikë e vepron si do ai; u bisht (i dikujt); i mban bishtin (dikujt); i shkon pas bishtit (dikujt). S’lidhet as për bishti e as për krye (dikush) nuk bindet, s’ke ku e kap që ta bindësh për diçka, s’është e mundur; është gdhe; nuk i mbushet mendja; nuk ha arsye; s’ha (s’merr) pykë; s’ha të gdhendur. I lidhur bishtbisht (me dikë) përb. i lidhur ngushtë me dikë, ka marrëdhënie shumëafërta me të, nuk ndahet dot prej tij; ka marrëveshjepandershme me dikë. I luan (i tund) bishtin (dikujt) keq. e ndjell pas vetes, përpiqet ta joshë me lajka e me ojna. E luan (e dredh, e lëviz) bishtin (dikush) keq. 1. Nuk mban qëndrimmirë moral, shkon me disa burra (për femra); luan si gjethja e plepit. 2. Mban qëndrimlëkundur, nuk qëndron besnik, e dredh. Me *lugëkon e me bishtverbon (dikush) keq. Mori bishtin ndër shalë (dikush) përçm. shih (iku) me bisht ndër (në) shalë (dikush). Ka marrë *lëng nën bisht (dikush) keq. I mban bishtin (i shkon pas bishtit) (dikujt) përçm. e përkrah dikë e i bën qejfin, vepron si ai ose bën si thotë ai; u lidh pas bishtit (të dikujt); i shkon pas bishtit; u bisht (i dikujt); shkon pas qerres (së dikujt); i shkon (i vete) pas avazit; i mban avazin. E mban bishtin *përpjetë (dikush) iron. I mbeti bishti i kandarit (dikujt) iron. shih mbeti me gishtgojë (dikush). Mbetibisht (në bishturës, te bishti i urës) (dikush) përçm. mbeti prapatjerëve, nuk përparoi; është i prapambetur, ka mbetur si në të shkuarën; mbeti te këmbëza e urës; është (ka mbetur) (ende) tek ura; është funddardhës tall. Mbeti si *kopan pa bisht (dikush) mospërf. S’ka mbetur *laraskë pa bisht tall. Mblodhi bishtin (dikush) mospërf. u tërhoq, ndenji urtë e s’u ndje më (zakonisht nga frika, nga turpi etj.). E ndjek bisht pas bishti (dikë) e ndjek pa iu ndarë, s’i ndahem këmba-këmbës; e ndjek hap pas hapi (dikë). Ngre bishtin (dikush) bised. 1. Nisshthuret moralisht, fillonluajë e të prishet nga ana morale (kryesisht për femra). 2. Mbahet më të madh, krekoset; ka kërkesatepërta; ngre hundën; iu rrit mendja (dikujt); kund. ul bishtin (dikush). Nxjerr bishta (dikush) krijon pengesa e vështirësi për të mos e bërë një punë; i shmanget një detyre me justifikime a me pretendimepaarsyeshme; nxjerr yçkla. Ia nxjerr bishtin (diçkaje) e teproj, e kapërcej masën, bëj diçkatepërt a të panevojshme. Ia pres bishtin (dikujt) ia heq gjërat e tepërta a të panevojshme që ka ose që nuk i meriton. Prish një *ah për një bisht kmese (dikush) iron. I qëroi bishtin (dikujt) keq. e vrau, e zhduku dikë; humbi pa bisht e pa kokë (dikush). Më i rëndë bishti se sqepari thuhet kur dikushështë me detyrë e përgjegjësi më të vogël ose që ka vlera e merita më të pakta, kërkondalë mbi ata që kanë detyra, përgjegjësi, vlera a merita më të mëdha. Është rritur me bishta preshi (dikush) ka qenë i varfër, ka hequr keqjetë; ka jetuar keq, ka vuajtur për bukën e gojës, i kanë munguar edhe ushqimet më të domosdoshme; është rritur me qull; ka ngrënë urov; kund. është rritur me thelpinj arre. I rri maçokubisht (dikujt) është gati për t’u zënë me të tjerët, grindet e zemërohet kot; i thotë sherrit lepe (dikush); e heq brezin zvarrë (dikush); hahet me leckat e tij; e kërkon sherrin me qiri. E rrjep morrin nga bishti (dikush) është shumë dorështrënguar, kursen sa më s’bëhet; përpiqetnxjerrë fitim edhe nga hiçi; e vë (e shtie) morrinhell; nxjerr dhjamë nga pleshti. rruan bishtin (dikush) përb. bised. nuk më bën dot asgjë, s’ka ç’më bën; s’ia kam fare frikën; rruan trapin shpërf. vulg.; rruan bythën përb. vulg. I shkeli bishtin (dikujt) (e shkelibisht) (dikë). 1. I preku një të drejtë a një privilegj; i bëri një të keqe. 2. shih ia zuri kokën me derë (dikujt). I shkon pas bishtit (dikujt) përçm. shih i mban bishtin (dikujt) përçm. (Shkoi, humbi) si *sëpata pa bisht (dikush a diçka). E sheh me bishtin e syrit (dikë) nuk e vlerëson siç e meriton, e nënvlerëson; e përçmon; e sheh shtrembër. E shtriu bishtin (dikush) euf. keq. nuk u ndje më, vdiq; e hëngri djathin e hoxhës keq.; shkoi me të shumtët; i ktheu patkonjtë nga dielli (nga qielli). *Tigan pa bisht mospërf. thanbishtkandarit (dikush) ta hedhpeshë; të mashtron, të vjedh, ta merr diçka sy në sy;vjedh vezët nën klloçkë; të vjedh hundën midis (në mes të) syve. *Thelë mbi bisht. Ul bishtin (dikush) përçm. heq dorë me turp nga kërkesat e tepruara, tërhiqet me turp; përulet duke e pranuar diçka; ul hundën; kund. ngre bishtin (dikush). E vë në bishtI (diçka) përçm. nuk e përfill; e quaj si pa vlerë ose në fundgjithçkaje; s’e vë (s’e zë, s’e shtie, s’e fut) në numër; s’e bëj për osh. E vë në bishtII (dikë) ia kalon, e lë shumë prapa; e mund; e hedh me një gisht; e vë përfund. E vë në bishtlahutës (dikë) e talli, e qesëndis; e vë në lojë; e vë në sitë dheshoshë; luan arushë (me dikë); e luan nëpër gishta. Të vë në bishtlugës (dikush) ta hedh kur të duash, të tall e ta punon me lehtësi; jep ujë me bishtlugës; jep ujë me shpinëdorës. I vë (i ngjit) bisht (prapa) (dikujt a diçkaje) i shton diçkatepërt, i ngjit diçkapaqenë a të trilluar me qëllim që ta ulësytë e të tjerëve; i shton nga xhepi. Ka ardhur kandari bisht ka ardhur puna sa nuk durohet dot më; është kaluar çdo kufi i pranueshëm, nuk mban më; ka vajtur (ka shkuar) thikakockë; nuk mban më ujë pilafi (orizi, vera). I zuri *bishti dhjamë (dikujt). E zë (e kap) demin nga bishti e fillonprapthi një punë, nuk e nis nga kreu ose ngakryesorja; e kap për degësh; kund. e zë (e kap) demin për brirësh (nga brirët). S’e zë (s’e kap) njeri për bishti (dikë a diçka) shpërf. shih s’e zë (s’e kap) njeri me dorë (dikë a diçka). zuri rrota (qerrja) bishtin e shoh vetenvështirësi, s’kam nga t’ia mbaj; s’kam ç’bëj; zuri guri këmbët; më zuri çarku kokën; u zura ngushtë. *Yll me bisht. *Zero me bisht (me xhufkë) shpërf.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.