Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kangur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KANGUR

KANGÚR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Macropus) Gjitar barngrënës me dy këmbët e përparme më të shkurtra se të prapmet që ecën me kërcime, femra e të cilit ka nën bark një trastë ku mban këlyshët e vet. Kangurët e Australisë.

KËRCYES
MAKROPOD

MAKROPÓD,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Secili nga marsupialët barngrënës të Guinesë së Re, Australisë dhe ishujve ngjitur, që kanë gjymtyrëpërparmeshkurtra dhe gjymtyrëpasmemëdha, siç janë kangurët, kuokat etj. Kuoka është një makropod sa një mace shtëpie.

MARSUPIAL

MARSUPIÁL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Gjitar që i lindvegjlitpazhvilluar plotësisht dhe zakonisht i bart ata në një xhepndodhetbarkun e nënës, strajcorë. Kangurët janë marsupialë. Marsupialët gjenden kryesisht në Australi, në Guinenë e Re dhe në Amerikë.

STRAJCOR

STRAJCÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Kafshë si kanguri që i mban këlyshëtxhep. Strajcori më i njohur është kanguri.

XHEPOR

XHEPÓR,~E mb., zool. Kafshë që e mban këlyshin në xhep deri sa të rritet e të ecë vetë; marsupial. Kanguri është kafshë xhepore.
Sin.: strajcor, marsupial.

ÇIKLISTE

ÇIKLÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. sport. Sportistemerr pjesëgarat me biçikletë ose që bën udhëtimegjata me biçikletë. Çiklistja flet për korsitë e biçikletave. Klubi i parë sportiv për çikliste.
2. Ajonget biçikletën për të lëvizur e udhëtuar. Çiklistja goditet nga kanguri. Çiklistja shkoi në mal për të udhëtuar me biçikletë. Çiklistetrrugët e Shkodrës janë të moshave nga më të ndryshmet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.