Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PARMÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Radhë shufrash prej hekuri, prej druri etj., me një brez të ngushtë përsipër, që vihen në anë të shkallës, të ballkonit etj. për t’u mbështetur ose që të mos bien njerëzit. Parmakë hekuri (druri). Parmakët e shkallës (e ballkonit). U mbështet në parmak.
2. Parvaz, pragu i dritares. Dritare me parmak. Vënë lule në parmak.
3. Kanata e dritares. Hap (mbyll) parmakët.
4. Radhë me çengela druri nën strehën e çatisë, ku varen veglat bujqësore. Vë kazmën (lopatën, belin) në parmak.
✱Sin.: kangjella, prag, basamak, gardhor, gardh, pahi.
PËRDRÉDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Filipendula vulgaris, Filipendula hexapetala, Spiraea filipendula, Ulmaria filipendula) Kulpër.
2. të pathjeshta për disa lloje përdredhash: Përdredha e alpeve (lat. Spiraea alpine). Përdredha e bardhë (lat. Spiraea alba). Përdredha e çngjyrosur (lat. Spiraea discolor, Seriotheca discolor, Holodiscus discolor). Përdredha e kurorës (lat. Spiraea prunifolia). Përdredha lulebardhë (lat. Spiraea albifiora, S. japonica). Përdredha e ndritshme (lat. Spiraea lucida). Përdredha pushbutë (lat. Spiraea tomentosa). Përdredha e shkëmbit (lat. Spiraea duniosa, Holodiscus duntosus).
3. arkit. Zbukurim me dredha-dredha në kornizën e tavanit, në kangjellat e oborrit etj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë