Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KANDIDATÚRË,~A f. sh. ~A, ~AT zyrt. 1. E drejta e dikujt për të qenë kandidat a kandidate (për deputet, drejtor etj.). Kandidaturë grua (burrë).
2. Propozimi a kërkesa për të kandiduar në një post a në një institucion shtetëror, politik etj.; të qenët kandidat. Kandidaturë jo e përshtatshme (e gabuar). Vë (propozoj, diskutoj, miratoj) kandidaturën e propozuar. Dorëhoqi kandidaturën e vet.
3. Ai ose ajo që kandidon a kandidohet. Kandidatura e grave.
KANDIDÚES,~E mb. Që kandidon, që propozohet si një kandidaturë për një post, detyrë etj. Personi kandidues.
NXEHTËSÍSHT ndajf. 1. Me shumë përzemërsi dhe dashuri, në mënyrë shumë të përzemërt, me gjithë shpirt. Përshëndet (uroj) nxehtësisht. Falënderoj nxehtësisht publikun. E duartrokitën nxehtësisht. Përkrah nxehtësisht. Dashuron nxehtësisht.
2. Në mënyrë këmbëngulëse; duke ngulur këmbë për diçka me të gjitha fuqitë, me forcë. Kundërshtoi nxehtësisht. Dëshiron nxehtësisht. Mbron nxehtësisht idetë (pikëpamjet) e veta. Iu lut nxehtësisht. Nxehtësisht i majtë (i djathtë). Do ta rekomandoja nxehtësisht këtë kandidaturë.
✱Sin.: përzemërsisht, ngrohtësisht, fuqimisht.
ZYRTARIZÚAR (i, e) mb. Që është bërë zyrtar me firmë e me vulë; që është miratuar zyrtarisht dhe duhet të zbatohet. Urdhër (vendim) i zyrtarizuar. Kandidaturë e zyrtarizuar. I zyrtarizuar me ligj. Është thuajse i zyrtarizuar. Koalicion i zyrtarizuar. Lojtar / lajm i zyrtarizuar. Një projekt i zyrtarizuar. I zyrtarizuar pak ditë më parë. Listë e zyrtarizuar. Ende nuk ka një zyrtarizim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë