Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARAMÍ,~AI f. sh. ~E, ~ET (lat. Emberiza citrinella) zool. Zog këngëtar i përhimë me kokë, gushë e bark të verdhë, me sqep të trashë, që ushqehet me fara, manaferra, insekte dhe me larvat e tyre, që jeton në shkurre fushash e livadhesh, shpesh në tufa, dhe që ndërton fole me barëra e myshk në shkurre, në të cilën lëshon një deri gjashtë vezë; cerla verdhashe. Arami fushe. Tufë aramish. Fole aramish. Kënga e aramisë. Arami e bukur.
✱Sin.: harabel, trumcak, kanarinë, kryeartëz, gardalinë.
NDJÉLLËS/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. Karrem që përdoret për gjueti a për peshkim; diçka që ndjell apo shërben për të ndjellë kafshët e shpendët. Vë ndjellëse. Kanarinë me rolin e ndjellëses. Ndjellësja më efektive për kafshët e egra mishngrënëse.
2. fig. Cilësia apo fuqia që ka dikush a diçka të tërheqë, të joshë apo të ndjellë. Ndjellëset natyrore për turistët. Aroma e pyllit është një nga më ndjellëset.
✱Sin.: karrem, ushqim.
VERDHÁSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Serinus canarius) Kanarinë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë