Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ELEKTRIZÚES,~E mb. Që elektrizon, që shkakton entuziazëm. Fjalim elektrizues. Fillimi elektrizues i skuadrës kampione. Koncert elektrizues në kryeqytet. Ndjesi elektrizuese. Atmosferë elektrizuese.
IBERÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Gadishullit Iberik ose ajo që e ka prejardhjen nga Gadishulli Iberik; spanjolle. Iberiket u shpallën kampione të Evropës.
SHFRONËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrëzohet nga froni një mbret, perandor etj. Shfronësimi i mbretit (sulltanit etj.). Shfronësimi i dinastisë. E kërcënoi me shfronësim. Bëj propozim për shfronësim.
2. Gjendja kur rrëzohet nga froni dikush. Shpall shfronësimin e perandorit (mbretit). Mbreti u arratis pas shfronësimit.
3. fig. Rrëzimi nga pushteti duke ia hequr të drejtën për të marrë vendime; heqje dorë nga pushteti me detyrim. Shfronësimi i diktatorit. Shfronësimi i mizorit ishte i afërt.
4. fig. Heqja e fitores një lojtari a skuadre të shpallur kampion, për shkak të shkeljes së rregullave të lojës, skualifikim; ia heq prestigjin dikujt. Shfronësimi i kampionit. Shfronësimi i skuadrës kampione.
✱Sin.: rrëzim, shembje, përmbysje, rroposje.
►SHFRONËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., fig. Zhvishem nga njëfarë autoriteti që kam fituar diku. Më bëhet se shfronësohem kur jam sëmurë.
2. vet. v. III, pës. e SHFRONËSÓJ. Perandori u shfronësua në janar të atij viti. Megjithëse ishte shfronësuar, kishte ndikim. Monarku u shfronësua. U shfronësua skuadra kampione.
✱Sin.: rrëzohem, hiqem, shembem, përmbysem, rroposem.
ÇEKÍÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Çekan i vogël që përdoret zakonisht për të ngulur gozhdë. Çekiçi i këpucarit (i farkëtarit, i muratorit). Çekiç kose. Çekiçi i neurologut. I bie me çekiç. Më gjej një çekiç.
2. tek. Çekan. Çekiç automatik (pneumatik). Çekiç shpues. Mulli me çekiçë.
3. anat. Eshtra e parë e vogël në veshin e mesëm, që mbështetet në kudhër.
4. sport. Vegël sportive e përbërë nga një rruzull i metaltë, i lidhur me një zinxhir me dorezë në fund, që hidhet nga atleti pasi rrotullohet disa herë me forcë. Hedhja e çekiçit. Kampione e hedhjes me çekiç.
5. Pjesë e parë në emërtime të pathjeshta për disa mjete pune. Çekiç pikës vegël me një kokë metalike me majë, që ngrohet për të ngjitur me kallaj, havi. Çekiçi i shkresës çekiç për të bërë vijat e thelluara në enët prej bakri a prej teneqeje.
6. zool. Pjesë e parë në emërtimin e pathjeshtë për një shpend. Çekiç thneglash qukapik.
♦ E ka kryet çekiç (dikush) nuk bindet, nuk i mbushet mendja; është shumë kokëfortë, nuk dëgjon njeri, nuk merresh dot vesh me të; s’lidhet as për bishti e as për krye; e ka kokën me gunga (me xhunga); e ka kokën shkëmb. Njëri *darës e tjetri çekiçit. Njëri (i bie) *kudhrës e tjetri çekiçit (çokut).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë