Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKCÉPT,~I m., bank. 1. Pranim ose miratim i diçkaje (kërkesë, shkresë, dokument, faturë, ofertë), pajtueshmëri për të pranuar dhe për të nënshkruar një kontratë (marrëveshje, kambial, faturë pagese, fletëpagesë, çek etj.); akti i miratimit të një marrëveshjeje, të një kontrate ose të një propozimi. Akcepti i kërkesës. Akcepti i marrëveshjes u bë me nënshkrimin e saj. Kërkesa juaj është marrë në akcept.
2. drejt. Deklaratë e një personi a subjekti juridik se do të paguajë borxhin e faturimit në tërësi ose pjesërisht në afatin e paraparë e të pranuar me kontratë. Fatura u dërgua për akcept.
✱Sin.: pranim, pajtim, miratim, pëlqim, pajtueshmëri, aprovim.
AKSÉPT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT drejt., treg., fin. 1. Pranim i një vendimi juridik, i një marrëveshjeje, i një oferte, i një detyrimi, i një kambiali, i një borxhi etj. Aksept dypalësh i marrëveshjes.
2. Nënshkrim në kambial me të cilin vërtetohet se nënshkruesi me nënshkrimin e tij garanton pagesën e shumës së kambialit dhe afatin kohor të pagesës; marrje, pranim i faturës. Aksept i kushteve të ofertës.
3. Fjalë me të cilën shprehet pranimi i kambialit; pranim i kambialit. Aksept i kambialit.
✱Sin.: pranim, të pranuar, pohim, miratim, aprovim, akseptim.
AKSEPTÚAR (i, e) mb. 1. I pranuar, i miratuar. Ndihem e akseptuar. Këshillë e akseptuar. Mendim i akseptuar. Teori e akseptuar. Vendim i akseptuar. Akseptim zyrtar (ligjor).
2. drejt., fin., treg. Që është pranuar ose miratuar. Vendim i akseptuar. Kambial i akseptuar. Borxh i akseptuar. Çek i akseptuar.
✱Sin.: i pranuar, i miratuar, i pohuar, i aprovuar, i konfirmuar.
APOÉN,~I m., fin. Shuma që shënon një monedhë etj.; shuma e rrumbullakosur me të cilën janë emetuar paratë në qarkullim (kartëmonedhat dhe monedhat) të disa vendeve dhe të letrave me vlerë; vlera nominale monedhave dhe kartëmonedhave; vlera e një kartëmonedhe letre si mjet pagese; vlerë e një kambial me të cilin shlyhet një borxh. Kartëmonedhë me një apoen prej 400 lekësh. Kambial i lëshuar me apoen 1000 eurosh.
AVAL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR fin., kal. Jap garanci financiare për një person tjetër duke nënshkruar një dokument (kambial ose kartë kredi), duke marrë përgjegjësinë për shlyerjen e një borxhi në rast se personi për të cilin garantohet nuk mund të paguajë; garantoj, siguroj (kambialin). Avaloj për kredi a hua. Avaloi borxhin. Avalon për miratimin e kredisë.
✱Sin.: garantoj, siguroj, dorëzanoj, dëshmoj, mbuloj, shlyej.
PAGÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund a që duhet të paguhet me të holla; që shpërblehet me të holla, që paguhet; kund. i papagueshëm. Çek (kambial) i pagueshëm. Leje e pagueshme. I pagueshëm me këste (me faturë). I pagueshëm brenda muajit. I pagueshëm me zbritje. E bëj të pagueshëm. I pagueshëm në bankë (në sportel).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë