Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHEPRÁK,~E mb. 1. Që nuk shikon larg, dritëshkurtër; kund. largpamës. Djalë sheprak. Vajzë sheprake.
2. Që është i pazoti dhe ka horizont të ngushtë, i paaftë. Burrë sheprak, që nuk është për asgjë. Rini sheprake.
3. Që është i vetmuar, vetmitar. Jetonte si njeri sheprak. Ndihej si plak sheprak.
4. Që është i varfër, i mjerë; kund. i pasur. Familje sheprake. Plakë sheprake.
✱Sin.: dritëshkurtër, jolargpamës, i paaftë, vetmitar, i vetmuar, i veçuar, i mbyllur, i mjerë, i shretë, i tujtë, kallogjer, murg.
SHEPRÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që është i ngushtë, që nuk shikon përtej vetes; kund. vizionar. Nuk e pëlqente kush sheprakun. - Mos e qas sheprakun!
2. Ai që jeton në vetmi, i veçuar nga të tjerët. Shepraku hapte dhe mbyllte derën i vetëm. Nuk i hynte askush në shtëpi sheprakut.
3. Ai që jeton në varfëri; kund. i pasur. Shepraku nuk kishte asgjë mbas shpirtit. Sheprak i mjerë.
✱Sin.: dritëshkurtër, kallogjer, murg.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë