Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHEGÉRT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Çirak, nxënës; shërbëtor. Punon si shegert. U bë shegert i mirë. E la mallin në dorë të shegertëve. Shegerti i madh (shegerti i defterit) ai që zëvendësonte mjeshtrin a tregtarin, kallfë. Hyri (u pajtua) shegert.
✱Sin.: çirak, nxënës, kallfë, shërbëtor, shërbesëtar, shkarth, hyzmeqar.
SHKARTH,~II m. sh. ~A, ~AT vjet. 1. Djalë që pajtohej si shërbëtor në një familje të pasur; shërbëtor. Shkarth shtëpie. Ia ngarkoi shkarthit edhe atë detyrë.
2. Djalë që punonte si ndihmës; shegert, çirak. Shkarth dyqani. U pajtua si shkarth.
✱Sin.: shatër, shërbëtor, shërbyes, shërbesëtar, hyzmeqar, kallfë.
ÇIRÁK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Djalë që punonte si ndihmës te një zejtar pa shpërblim për të fituar mjeshtërinë. Çiraku i këpucarit. Hynin çirakë. E futi çirak. Pastaj çiraku shpallej kallfë.
2. Djalë i vogël që bënte punë ndihmëse në një dyqan. Çiraku i dyqanit. Dërgonte çirakun për ujë. Doja të më pranonin si çirak aty.
3. fig. Shërbëtor. Gjithë jetën çirak i dikujt do të jetë.
✱Sin.: shërbëtor, shegert, nxënës, ndihmës.
♦ E bëri (e qiti) çirak (dikë) vjet. e ndihmoi shumë, i bëri një shërbim të madh; e bëri borxhli; e nxori (e qiti) në dritë. Doli çirak (dikush) vjet. i kaloi vështirësitë që kishte pasur; doli në dritë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë