Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kallamidhe”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BANGË

BÁNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Qese letre.
2. Kartuç i fishekut; kallamidhe kartoni.
3. Lëmsh me fije leshi etj.; lëmak.
4. Tufë me gjethe duhani të palosura; tufë me presh, me misranjomë etj.; palë, paketë. Një bangë duhan. Një bangë tesha.
5. Barrë, ngarkesë.
Sin.: lëmak, palë, paketë, barrë, ngarkesë.

GËZHOJË

GËZHÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesa e fishekut ose e predhës, në trajtën e një gypi me fundmbyllur, ku vendosen lënda plasëse, kapsolla e plumbit. Gëzhojë e fishekut (e predhës). Nxjerr gëzhojën. Mbledh gëzhojat.
2. Guall, zhguall; lëvozhgë. Gëzhoja e kërmillit. Gëzhoja e vezës. Gëzhoja e arrës (e lajthisë). Gëzhoja e fasules.
Sin.: kile, kallam, kallamidhe, gargë, këllfishte, pafillë, guall, lëvore.
(Janë) *bathë të një gëzhoje tall.

KALLAMIDHE

KALLAMÍDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Gëzhojë fisheku. Kallamidhe e madhe gëzhojë e predhës së një topi. Mblodhën disa (pesë) kallamidhe.
2. fig., edhe si mb. Njeri mendjelehtë; kapsolle. Djalosh kallamidhe (tall.).
Sin.: gëzhojë, kallame, kapsolle.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.