Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KALLAFATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Zënie me shtupë e të çarave në një anije, në një bucelë etj.; kalpëtim, shtupim.
2. Mënyra, teknika a mjeshtëria për të kallafatuar një anije, një bucelë etj.; kalpëtim. Bëje mirë kallafatimin!
3. fig. Plotësimi i të metave në një punë, ndreqja jo e plotë e boshllëqeve a e të metave; arnim; punë sa për t’u dukur, mashtrim. Ishte vetëm një kallafatim.
✱Sin.: kalpëtim, shtupim, kapcelje, arnim, mashtrim.
KAPCÉLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Zënia me kapcele e një bucele, barke etj.; kallafatim, shtupim.
✱Sin.: shtupim, kallafatim, kalpëtim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë