Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kallëzuesor”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PA

PA pj. 1. Përdoret përpara një foljeje ose një fjale tjetër me funksion kallëzuesor për të zbutur urdhrin, kërkesën etj. që shprehet prej saj. Pa na i thuaj! Pa mendoni pak! Pa të bëjmë pak hesap! Pa eja këtu! Pa hë, de!
2. Përdoret me një pjesore për të ndërtuar formën e pashtjelluar mohore. S’la gurë pa lëvizur. S’la gjë pa bërë. Qëndroi një kohëgjatë pa folur. U nis pa zbardhur dita. Liria s’fitohet pa derdhur gjak.
3. Përdoret kur duam ta bëjmë më të gjallë, më të ngrohtë etj. bisedën ose kur flasim për diçkavjen a që ndodh pas diçkaje tjetër, si edhe kur zë fill ligjërimi, tregimi etj. Pa nisi kënga, valle merr rinia. Pa erdhi dimri. Pa u hap fjala anë e mbanë. Pa, kur filloipunonte, ç’të shihje. Pa, do ti, edhe këtu e tregoi veten.
4. Përdoret kryesishtfjali pyetëse për të theksuar ndjenjën e folësit ose qëndrimin e tij ndaj asajthotë, për të rritur fuqinë shprehëseligjërimit etj.; se. Mirëpo kush besonte pa? E për kë foli pa! Çfarë stuhie pa!
5. Përdoretfundfjalisë kur e ndërpresim ligjërimin me qëllim që të lihet e nënkuptuar diçka që do të ndodhte, do të bëhej, do të ndërmerrej etj. si kundërveprim. S’e pashë, pa nuk do ta lijanisej. S’e mori vesh, pa do të ishte përgjigjur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.