Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kalibër”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KALIBRIM

KALIBRÍM, ~I m. sh. ~E, ~ET spec. 1. Verifikimi a përcaktimi i kalibrit të një arme, të një detali a vegle etj. Kalibrimi i armës (i topit). Kalibrimi i farërave.
2. tek. Kalibër. Verifikoj kalibrimin.
Sin.: verifikim, kalibër.

KALIBËR

KALÍB/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT spec. 1. usht. Diametri i brendshëm me përmasacaktuara i një tubi, i tytës së një arme etj. Pushkë me kalibër 0. 72 mm. Kalibri i pushkës. Mat (verifikoj) kalibrin.
2. tek. Përdorëse a vegël e posaçme për të matur ose për të verifikuar cilësitë e duhura të një detali, të një malli etj. Kontrolloj (verifikoj) përmasat e instrumentit me kalibër.
3. edhe fig. Cilësi pozitive e dikujt; nivel i lartë i dikujt a i diçkaje; shkallë. Lojtar (sportist) i kalibrit ndërkombëtar. Arritje të kalibrit të lartë.
Sin.: përmasë, shkallë, nivel.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.