Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►HALINÓS/EM jovep., ~A (u), ~ÚR krahin. 1. vetv. Më shkatërrohet shëndeti, ndihem i sëmurë, i pafuqishëm. Halinosem nga sëmundja prishem nga sëmundja.
2. vetv. Më bie të fikët, vilanosem, alivanosem. Halinosem nga rruga. Halinoset nga sëmundjet.
3. vetv., vet. v. III Prishet a kalbet, dëmtohet (për frutat, perimet). Halinoset molla. Halinoset domatja. U halinosën perimet nga vapa e madhe.
4. vetv., vet. v. III Qelbet a zë qelb, prishet (plaga). U halinos plaga nuk shërohet.
5. pës. e HALINÓS.
✱Sin.: prishem, dëmtohem, dobësohem, shkatërrohem, keqësohem, kalbem, alivanosem, qelbet.
►KRÍMB/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Mbushem me krimba, me morra etj. Ishte krimbur me pleshta (me morra).
2. bised. Fëlliqem, bëhem aq pis sa qelbem.
3. fig., bised. Qëndroj shumë gjatë i sëmurë në shtrat, humbas gjallërinë, forcat dhe vlerat jetësore. U krimba i sëmurë në krevat.
4. fig., bised. Pres aq gjatë në një vend sa mërzitem shumë U krimba duke të pritur.
5. fig., bised. Mbush xhepat me parà a me sende të tjera të vlershme; marr, fitoj të ardhura me shumicë a me tepri. Ishte krimbur në para.
6. pës., vet. v. III e KRIMB.
✱Sin.: kalbem, ndotem, fëlliqem, qelbem, mbushem.
♦ Nuk më krimbet (nuk më prishet) *gjiza iron. bised. Kur të krimbet *kripa iron.
►KËLBÁZ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. veter., vetv., vet. v. III E zë sëmundja e këlbazës (bagëtinë). U këlbaz bagëtia.
2. edhe fig., vetv. Kalbem, vuaj dhe mërzitem, duke ndenjur i sëmurë në shtrat. U këlbaza në shtrat. U këlbaza duke pritur.
3. vetv., vet. v. III Pezmatohet shumë një plagë, aq sa kjo zë edhe qelb; ligatet, kalbet. Iu këlbaz plaga.
4. fig., mjek., bised., vetv. Pezmatohem, vuaj gjatë dhe mërzitem shumë (duke pritur në një vend etj.); kalbem.
5. pës. e KËLBÁZ.
✱Sin.: ligatet, kalbem.
LËNG/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Vuaj e dergjem për shumë kohë nga një sëmundje e rëndë. Lëngoi gjatë (shumë). Lëngon në shtrat. Ka disa vjet që lëngon.
2. fig. Vuaj shumë, heq keq a mundohem nga dikush. Kemi lënguar nën zgjedhën e të huajve. Lëngoi në burg (në dhe të huaj, në kurbet). I lëngoi zemra vuajti shumë.
✱Sin.: dergjem, kalbem, mbërthehem, vuaj, regjem, rënkoj, vuaj, mundohem, torturohem.
♦ Më lëngon *shpirti (zemra). Më lëngon zemra (*shpirti).
►PRÍSH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Rrëzohet përdhe diçka e ndërtuar, bëhet copë-copë, rrënohet, shembet, shkatërrohet. U prish shtëpia (muri, çatia).
2. vetv., vet. v. III Vjen në një gjendje të tillë sa nuk punon më, dëmtohet sa s’hyn më në punë; del jashtë përdorimit, bëhet i papërdorshëm. U prish makina (droni, helikopteri, aeroplani).
3. edhe fig., vetv., vet. v. III Ngatërrohet, çrregullohet, pështjellohet diçka. Iu prishën flokët. U prish puna.
4. fig., vetv. Pësoj humbje të mëdha materiale ose ekonomike, dëmtohem rëndë, shkatërrohem, rrënohem. U prish vendi (ekonomia).
5. vetv., vet. v. III Fshihet, shuhet, zhduket. I janë prishur shkronjat. U prishën gjurmët.
6. vetv., vet. v. III Dëmtohet diçka, shkatërrohet. Iu prishën dhëmbët. U prishën të mbjellat.
7. edhe fig., vetv., vet. v. III Keqësohet. Na u prish puna.
8. vetv. Dobësohem, tretem; humbas shëndetin e bukurinë, shëmtohem. Pse ishte prishur ashtu?
9. edhe fig., vetv., vet. v. III Humbet vlerën a cilësitë e mira; zvetënohet, bastardohet. I prishet shija.
10. fig., vetv. Shthurem, bëhem i keq, marr udhë të keqe.
11. bised., vetv. Shtrembërohem në fytyrë për të shprehur një dhembje, një pakënaqësi etj. U prish në fytyrë.
12. vetv., vet. v. III Kalbet, qelbet e zë erë të keqe (për mishin a për lëndë të tjera organike). U prish mishi. U prishën gjellët.
13. vetv., vet. v. III Thartohet. U prish qumështi.
14. vetv., vet. v. III Mban erë, merr erë të keqe. U prish ajri.
15. fig., vetv., vet. v. III Ndyhet, fëlliqet. U prish atmosfera.
16. vetv., vet. v. III Bie, nuk mbahet më, shkatërrohet. U prish krushqia (miqësia). Nuk u prish bashkimi.
17. fig., vetv. (kryes. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) Nuk e kam më një dëshirë, një gjendje shpirtërore etj., më ikën diçka që kisha, që ndjeja etj. M’u prish rehatia (gjumi). Iu prish oreksi.
18. vetv. Zemërohem, fyhem.
19. vetv., vet. v. III Merr një drejtim tjetër; kalon në një gjendje tjetër, luan nga qëndrimi i parë. Iu prish drejtimi (ekuilibri).
20. vetv. Ndërpres marrëdhëniet e mira që kam pasur me dikë.
21. vetv. Zihem me dikë. Për pak u prisha me të.
22. vetv., vet. v. III Vishet me re, vrenjtet (për qiellin); bëhet më e ftohtë a me reshje (për kohën); ndryshon për keq, egërsohet. U prish moti (koha). U prish deti filluan dallgët.
23. pës. e PRISH.
✱Sin.: përprishem, shembem, rrënohem, rëndohem, dëmtohem, çartem, çartohem, çatrafilohem, batallohem, shajtohem, shkatërrohem, batërdisem, shthurem, pështjellohem, shprishem, fshihem, shuhem, keqësohem, dobësohem, shëmtohem, shformohem, shfytyrohem, përçudnohem, zvetënohem, përdhosem, degjenerohem, bastardohem, pritem, ndotem, ndyhem, egërsohem, grindem, ndahem, armiqësohem, mërihem, çahem, rrëzohem, shkrehem, dreqosem, djallosem, djallëzohem, zhgjymtohem, handakosem, fëlliqem, qullosem, shkretohem, vrerohem, ligësohem, vdirrem, qelbem, zezohem, nkeqem, zhdukem, ngërdheshem, shtrembërohem, thartohem, shurdhohem, vrenjtem, teptisem, molepsem, çedukohem, mbrapshtohem, çoroditem, shkalaveshem, vjetrohem, kalbem, tretem, zemërohem, fyhem, zihem, ftohem, perënditem, përanditem, hasmërohem, acarohem, trazohem, çakordohem, ngatërrohem, turbullohem, hallakatem, tartarosem, përkeqem, thahem, çnatyrohem, kalbësitet, kalbëzohet, kalbëzehet, tharet, tharbet, tharmëtohet, tharmohet, tharbëtohet, dekompozohet, zjarrtiset, katranoset, dështoj, bitiset, rrafshohet, çatallohet, shkallohet, çorganizohet, çrregullohet, trokohet, rroposet, shpërbëhet, zhbëhet, shthuret, zhgardhohet, shkallmohet, përsheshet, topitet, çmprihet, shkon, humbet, cifloset, rravgon, krimbet, stërkrimbet, makrohet, motohet, mëllënkshet, bajatet, ikën, shpenzohet, shplekset, thahet, uthullohet, ndizet, myket, zhezhitet, shpërthuret, zhgërshetohet, zhdridhet.
♦ Nuk u prish (nuk u shemb) dynjaja (*bota) mospërf. U prish në *fytyrë (dikush). M’u prish (m’u turbullua) *gjaku. Nuk më prishet (nuk më krimbet) *gjiza iron. bised. U prish nga *fiqiri (dikush). M’u prish (m’u turbullua) *gjaku. U prish *koha shaka. U prish nga *mendtë (mendsh) (dikush). M’u prish *mendja. U prish nga *mendja (dikush). U prish *moti shaka. M’u prishën (m’u shkatërruan) *nervat. M’u prish *puna! iron. M’u prish *zemra.
►TRÉT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., kryes. v. III Shkrin në ujë ose në një lëng tjetër, bëhet i lëngshëm duke u përzier e duke u shkrirë në një lëng (për lëndë zakonisht të ngurta). Sheqeri (kripa) tretet në ujë. Rëra nuk tretet në ujë. Mos ki frikë nga shiu, se nuk tretesh!
2. vetv., vet. v. III Kthehet në gjendje të lëngët, kur e ngrohim a kur e nxehim, shkrin. U tret dëbora. Gjalpi u tret. Dhjami tretet shpejt.
3. vetv., vet. v. III Bluhet mirë në stomak e hollohet për t’u thithur nga organizmi (për ushqimet). Ushqime që treten lehtë. Mishi i viçit tretet shpejt. Nuk tretet. Mezi tretet.
4. vetv. Prishem; kalbem. U tret në dhe.
5. vetv. Dobësohem shumë nga trupi, ligem nga shëndeti, hiqem. Është tretur shumë. Është tretur në fytyrë. U tret si qiri. Qe tretur e kulluar qe dobësuar shumë. Bagëtia tretet ca në dimër.
6. fig., vetv., vet. v. III Harxhohet shpejt e pa e kuptuar, shkon i gjithë, shkrin. U tret qymyri. U tret pasuria.
7. vetv., vet. v. III Zhduket brenda diçkaje, futet diku a pas diçkaje e nuk dallohet më; humb. Hëna (dielli) u tret pas reve. U tret në errësirë (në mjegull, në terr). Dritat treteshin në mugëtirë (në largësi).
8. fig., vetv., vet. v. III Largohet, ikën a zhduket. Shqetësimet u tretën si tymi. Iu tret buzëqeshja nga fytyra. M’u tret gjumi.
9. pës. e TRET.
✱Sin.: shkrin, prishem, kalbem, dobësohem, hiqem, hollohem, hahem, përthahem, terem, tukeqem, drobitem, këputem, leqendisem, ligem, ligështohem, lëkurem, fijohem, labërgohem, mbaroj, mbarohem, humb, largohet, ikën, zhduket.
♦ Iu tret *dhjami (dikujt).
►VDÍREM jovep., VDÓRA (u), VDJÉRRË vetv. 1. Humb, zhdukem. U vdor kau. I është vdjerrë varri. Ku u vdore? I është vdjerrë diçka.
2. Tretem; dobësohem; kalbem. Është vdjerrë krejt. Është vdjerrë në dhe prej kohësh.
3. vet. v. III Hahet, zvogëlohet pak nga pak (për hënën). Hëna po shkon duke u vdjerrë. Vdiret hëna. Ka kthyer hëna e po vdiret.
4. vet. v. III Thyhet, zvogëlohet pak nga pak (për ditën); zbutet pak, bie ca (për erë, motin, kohën). Ka filluar të vdiret dita. Po vdiret vapa. U vdor era.
5. fig., vet. v. III Prishet, shkatërrohet, nuk mbahet më, bëhet i keq diçka; zhduket. U vdir miqësia. Vdiret raca. Vdiret gjuha.
✱Sin.: humbas, ligem, prishet, shkatërrohet, birrem.
►ZGJYRÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Zë ndryshk, ndryshket (diçka prej metali). U zgjyrosën veglat. Ari nuk zgjyroset.
2. vetv. Fëlliqem, ndotem, bëhem me zhul; nxihem. Iu zgjyros jaka. Setra e vjetër ishte zgjyrosur.
3. fig., vetv. Më cenohet emri i mirë, njollosem, ndyhem, përdhosem. - Nuk më zgjyros dot mua, se jam burrë me thinja!
4. fig., vetv. Prishem moralisht, bëhem i keq, kalbem. E zgjyrosën pa asnjë fakt.
5. pës. e ZGJYRÓS.
✱Sin.: ndryshket, fëlliqem, ndotem, ndyhem, nxihem, lerosem, zhulosem, kalbem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë