Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DINAKËRÍSHT ndajf. Në mënyrë dinake, me dinakëri, dhelpërisht. Mbylli njërin sy dinakërisht.E fuste dinakërisht nëpër fletë. E kishin hequr dinakërisht.
✱Sin.: dhelpërisht, djallëzisht, dredhisht, kaladredhas.
DREDHËRÍSHT ndajf., libr. Me dredhi, dredhisht; kaladredhas.
KALADRÉDHAS ndajf. 1. Duke bërë dredha a kaladredha. Vraponte (ecte) kaladredhas.
2. fig. Me dredhi a me dinakëri, duke dredhuar; dinakërisht. Ia punoi (ia hodhi) kaladredhas.
PABESÍSHT ndajf. Me pabesi, në mënyrë të pabesë; tradhtisht. Veproi pabesisht. E sulmuan pabesisht. E vranë pabesisht.
✱Sin.: tradhtisht, thikashpinas, njimtë, cubnisht, dredhisht, dhelpërisht, qenërisht, djallëzisht, dinakërisht, kaladredhas.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë