Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kalëroj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GALKOJ

GALK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. I hipi (kalit, mushkës, gomarit); ngas (kalin, mushkën, gomarin etj.)
Sin.: kalëroj, shaloj, ngas.

KALËROJ

KALËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Eci a udhëtoj hipur mbi kalë. Di të kalëroj.
2. jokal., sport. Vrapoj a garoj me kalë. Kalëronte bukur.
3. kal. Shaloj kalin. Kalëroi kalin pa frikë.
4. I hipi diçkaje (një trari, një froni etj.) njëlloj sikundër shalohet kali. Kalëroj fronin (stolin).

NGALIROHEM

NGALIR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Kalëroj, ngas kalin.

SHALOJ

SHAL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I vë shalën kalit a mushkës dhe e përgatit për udhëtim. Shaloj atin (pelën, kalin, gjokun, mëzin, mushkën). Dasmorët i shaluan mirë kuajt.
2. E shtroj dhe e mësoj kalin a mushkën për t'i hipur; kalëroj.. Nuk dinte akoma ta shalonte gjokun.
3. I vë samarin për të parën herë një kafshebarrës. E shaluan mëzin.
Sin.: kalëroj, shtroj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.