Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kakrruk”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KAKRRUK

KAKRRÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Sharku i arrës; lëvozhgë e mishtë e arrës, e lajthisë etj.
2. Kokrra e disa pemëve frutorekanë bërthamë disimadhe dhefortë; arrë gungë.
3. Arrë, lajthi etj. e kahtitur.
4. si mb. Që s’ka thelpinj (për arrën, lajthinë etj.); i zbrazët. Arrë (lajthi) kakrruk.
5. si ndajf., fig., shpërf. Kruspull; shuk, lëmsh. Ishte mbledhur (ishte bërë) kakrruk.
Sin.: shark, çaçanik, lëvozhgë, gungë, i zbrazët, bosh, kruspull, shuk, lëmsh.

LËMSH

LËMSH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Një sasi penjshmbledhur si top; diçka e rrumbullakët si top a si gogël; rruzull. Lëmsh leshi (pambuku). Dy lëmshe spango. Lëmsh dheu (dëbore). Lëmsh gjalpi top gjalpi. Lëmshi i syrit. vjet. kokërdhoku. Lëmshet e topit. vjet. gjylet e topit. Lëmshet e gjakut. vjet. rruazat e kuqe e të bardhagjakut. Lëmshet e njeriut. bised. herdhet. E mblodhi turrën lëmsh.
2. astr., gjeogr. Trup qiellor i rrumbullakët, rruzull. Lëmshi tokësor (diellor). Lëmsh i zjarrtë. Lëmshi i Tokës (i Diellit, i Hënës).
3. fig. Diçkaështë pleksurmënyrëngatërruar, pleksje, thurje, ndërlikim. Një lëmsh mendimesh (ndjenjash). Lëmsh intrigash (kontradiktash). U puna lëmsh u ngatërrua keq, u lesh e li.
4. fig. Shtrëngimndien njeriugrykë kur tronditet ose kur hidhërohet shumë, saqë nuk flet dot e nuk përcillet lirisht; komb, nyjë. Kam një lëmsh në fyt. Ndien një lëmshgrykë.
Sin.: top, topth, gogël, lëmak, kokël, xhumbë, boçe, bramsh, palmuç, rruazë, rruzull, pleksje, ndërlikim, shtrëngim, komb, shuk, bungë, nyjë, kruspull, kakrruk, topuz, rrëmujë, çorbë, përshesh, trumë, thes.
Është bërë lëmsh. 1. (dikush) U mblodh (nga frika, ngaftohtit etj.); u një dorë; u (një) grusht; u shuk; u gogël. 2. (diçka) Është ngatërruar keq; është pështjelluar; është bërë rrëmujë; është bërë lëmsh e lesh; është bërë lesh e li; është bërë lesh arapi. U bëfsh lëmsh! mallk. vdeksh!; e pësofsh keq e më keq! M’u (një) lëmsh (në grykë) u ngashëreva shumë; ndiej një dëshpërim a mallëngjimthellë, sa më zihet fryma; m’u mblodh (një) lëmsh (në grykë); m’u nyjë (në grykë); m’u lak në fyt (në grykë). U lëmsh e lesh (diçka) shih është bërë lëmsh2 (diçka). M’u mendja (koka) lëmsh shih m’u mendja (koka) dhallë. E bëri lëmsh (diçka) e ngatërroi keq (një punë, një çështje etj.), e pështjelloi; e bëri rrëmujë; e bëri lesh arapi; e bëri lesh e li; e bëri çorbë; s’ia gjen fillin (diçkaje); ia drodhi litarin (dikujt). E bëri lëmsh e lesh (diçka) shih e bëri lëmsh (diçka). E ka lëmshthes (dikë) shih e sjell (e luan) në majëgishtit (majë gishtave) (dikë). Kam një lëmshzemër (në gjoks, në kraharor) mundon a më shqetëson shumë diçka, kam diçka që më bënvuaj shpirtërisht; kam një ankth; kam një gur në zemër. E kap lëmshin nga *peri (dikush). Nuk ia kap *perin lëmshit (dikush). E la lëmshvend (dikë) e vrau, e la të vdekur; e la top në vend; e la thesvend. Lëmsh me nyje (diçka) shih udhë e përpjetë. I mbajnë *anën e lëmshit (njëri-tjetrit). Mbeti lëmshvend (dikush) ra e vdiq menjëherë; ra pa ndjenja; mbeti top (në vend); mbeti thes (në vend). Iu mblodh (iu mbështoll) lëmshi (dikujt) po i afrohet fundi; po i mbaron jeta, është shumë plak; po i vjen vdekja; iu mblodh litari; i ka ditëtnumëruara (dikush); i ka vdekur ora; e hëngri çairin (dikush); i ka të paka bukët (dikush); iu mblodh (iu mbështoll) kapistalli tall. M’u mblodh (një) lëmsh (në grykë) zuri një hidhërim a një ankth e më shtrëngon, më mundon sa më zë frymën; m’u (një) lëmsh (në grykë); m’u (m’u mblodh) nyjë (në grykë); m’u lak në fyt (në grykë). M’u mblodh zemra *lëmsh. U ngatërrua lëmshi shih u ngatërruan fijet. Ngatërron lëmshin (dikush) shih ngatërron fijet (dikush). Sillet si lëmshishoshë (dikush) sillet kot, vjen vërdallë pa bërë ndonjë punëdobishme; sorollatet; sillet si kalilëmë. E sjell si lëmshishoshë (dikë) e sorollat pa i mbaruar punë, e sjell poshtë e lart; e sjell vërdallë; e luanlitar; e luan (e sjell) në majëgishtit (të gishtave). U shthur lëmshi u prish rregulli e disiplina, s’i mban dot më njerëzit ose nuk e ndal dot tatëpjetën e diçkaje; i iku filli; i iku llaca krahin.

RUKË
ÇILIVROJ

ÇILIVR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. U heq lëvoren arrave, i bëj kakrruk. Çilivroj arrën.
Sin.: qëroj, lëvoroj, çerpit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.