Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kakao”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALKALINIZUAR
BISKOTË

BISKÓT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Gatesë e thatë me miell, me yndyrë e me sheqer a me kripë, në copa katrore a të rrumbullakëta dhe e pjekur dy herë. Biskota me gjalpë (me kakao, me qumësht). Fabrika e biskotave. Një pako biskota.
Sin.: gurabije, kullure, karkanaqe.

BONBONE

BONBÓN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Kokërr e rrumbullakët, afërsisht sa një karamele, e përgatitur me brumë sheqeri, me kakao, me gjalpë etj., që zakonisht ka brenda diçka tjetërëmbël ose një thelb a frutë. Bonbone me çokollatë. Bonbone me arra. Kuti bonbonesh.

BUDING

BUDÍNG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT gjell. Ëmbëlsirë si kremgatuhet me niseshte, me qumësht, me sheqer, me vezë dhe me kakao, me vanilje etj. Buding me lëng frutash (me stafidhe, me arra, me qumësht). Buding karotash. Buding për fëmijë.

KAKAO

KAKÁO,~JA f. sh. ~, ~T 1. bot. (lat. Theobrama cacao) Dru i vendeve tropikale me gjethe përherëblerta, që bën kokrra si bizele nëpër bishtaja, të cilat kur piqen mbajnë erë të këndshme.
2. kryes. përmb. Kokrrat e këtij druri. Kokrrat (farat) e kakaos.
3. Pluhur i bluar nga kokrrat e pjekurakëtij druri, i cili përdoret për të bërë çokollata ose për të përgatitur një pijengrohtë si kafe. Kaush (kuti) me kakao.
4. Pija e ngrohtë me aromëkëndshmebëhet nga ky pluhur; sasia sa nxë një filxhan me këtë pije; filxhani i mbushur me këtë pije. Kakao me qumësht. Porosita (piva) dy kakao.

MAKINETË

MAKINÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mbajtëseformë dollapi ose frigoriferinxjerrmënyrëautomatizuar pijengrohta a të ftohta ose ushqimevogla të paketuara, kundrejt pagesës. Marr një kakao te makineta. Fus monedhënmakinetë.

PORSABLUAR

PORSABLÚAR (i, e) mb. porsa është bluar, që është bluar pak kohëparë. Kafe (kakao, kanellë) e porsabluar. Grurë (misër, elb) i porsabluar. Gurëporsabluar.
Sin.: i sapobluar, i posabluar.

QUMËSHT

QÚMËSHT,~I m. 1. Lëng i bardhë nga gjiri i gruas dhe i femravedisa kafshëve, që është ushqim për të vegjlit e tyre dhe për njeriun. Qumësht gjiri. Gjëndrat e qumështit. Periudha e qumështit koha gjatëcilësvegjlit ushqehen me gji. I erdhi qumështi. Ia preu qumështin fëmijës nuk i jep më të pijë nga gjiri. Qumësht i hollë (i trashë, i lyrshëm). Qumësht lope (deleje, dhie, pele, buallice). Qumësht kutie (i kondensuar). Ajkë qumështi. Prodhime qumështi. Qumësht pluhur. Salcë qumështi. Shishe qumështi. Përshesh me qumësht. Byrek me qumësht. Akullore me qumësht. Kakao me qumësht. Një shishe qumësht. Tund qumështin. E zë qumështin kos. Qengj qumështi qengj pirës, që ushqehet vetëm me gji. Fazë e qumështit periudhë e misrit dhe e disa bimëvetjera kur mbushen me lëng e rritin kokrrat. Ethequmështit (mjek.) (lat. Febris lactea). Lopë qumështi lopëmbahet për të mjelë. Ngjyrë qumështi i bardhë, por që nuk të vret sytë, i bardhë i ëmbël. Qumësht i leshtë qumësht dhensh. Qumësht i dhirtë qumësht dhish.
2. Pjesa e parë e emërtimevepathjeshtashënojnë llojendryshme qumështi a të produkteve të përftuara prej tij. Qumështi i parë kulloshtër. Qumësht acidofil produkt i fermentuar i qumështit, i përftuar nga mpiksja e tij me maja. Qumësht blete produkt sekrecioni i gjëndrave faringalebletëve me vleralarta ushqimore. Qumësht i kondensuar qumësht i trashëformën e një lëngu viskoz, që mundprodhohet me sheqer ose pa sheqer dhembahet i ambalazhuarkuti metalike ose në kuti kartoniveshura nga brenda me letër alumini. Qumësht i pasterizuar qumësht i përpunuar me ngrohjetemperaturat 65°-97°C, gjatëcilës zhduken vetëm format vegjetativemikroorganizmave. Qumësht pluhur qumësht i thatëformë mielli, që përftohet nga tharja e tij dhembahetkavanoza apo i paketuar. Qumësht i sterilizuar qumësht i përpunuar me ngrohjetemperaturë mbi 100°C, gjatëcilës janë zhdukur jo vetëm mikroorganizmat vegjetativë, por edhe sporet e tyre. Qumësht i skremuar produkt i përftuar nga centrifugimi i qumështitplotë, duke larguar një pjesëyndyrës së tij, të vitaminave e lecitinës dhepërdoret drejtpërdrejt për njerëzit, për viçat dhe për prodhimin e gjizës.
3. Lëng i bardhëkullon nga kërcelli ose nga pjesëtjeradisa bimëve; që del kur treten disa lëndë në ujë. Qumësht bajamesh. Qumështi i fikut. Qumësht gëlqereje. Qumësht kokosi lëng i ëmbël, i bardhë, që formohet nga tuli i frytitarrës së kokosit, me përmbajtjelartëvajit dhe sheqernave me vlera ushqyese.
Sin.: tambël, hirrë.
Me *ajkë qumështi. Ajo *lopë atë qumësht bën. U qumësht e mjaltë (dikush) është zbutur, i ka zbritur inati; është urtësuar, u shtrua; u vaj; u qengj. I ra lugaqumësht (dikujt) i shkojnë punët mbarë; jeton mirë e pa vështirësi, nuk vuan; i doli qumështi mbi përshesh; i vjen e miraderë. Ra nga qumështiuthull (dikush) u egërsua, i hipi zemërimi a inati, kaloi nga një gjendje e qetë në një gjendjeacaruar; u inatçor; Ra nga *uthullaqumësht (dikush). doli qumështi (tambli) i nënës u lodha jashtë mase, hoqa mundimmadh, u rraskapita; doli shpirti; më doli shkumë (nga goja). I doli qumështi mbi përshesh (dikujt) jeton shumë mirë, është shumë mirë nga gjendja ekonomike, ka çdo gjë me bollëk; i ra lugaqumësht. *Dele pa qumësht (pa bulmet). I dogji qumështi (tambli) e i fryn kosit (dikush) shih u dogj nga qulli e i fryn kosit (dikush). E hollon qumështin (dikush) e zbut muhabetin a sherrin; i paraqit gjërat më të buta se ç’janë; i hedh ujë verës. (Është) *mjaltë e qumësht (e sheqer) (dikush). I ka buzët me qumësht (dikush) është ende i parritur, është si foshnjë; nuk është rrahur nga jeta, nuk ka përvojë, është i papjekur, si fëmijë; i mban goja erë qumësht (dikujt); s’i kanë dalë ende dhëmbët (dikujt); ështëpelena; ështëshpërgënj; sa ka dalë nga veza; është filiz (i ri). E ka *mjaltë e qumësht (mjaltë e sheqer) (me dikë). Kërkon qumësht nga cjapi (dikush) shih kërkon qiqrahell (dikush). Kërkon qumësht nga delja shterpë (dikush) shih kërkon qiqrahell (dikush). Lisi i *qumështit (i tamblit) etnogr. I mban goja erë qumësht (dikujt) është ende foshnjë, është fare i mitur; i ka buzët me qumësht (dikush). I nxori qumështin e nënës (dikujt). 1. E rrahu shumë rëndë, e shqepi, e zhdëpi; ia mori shpirtin; i nxori shkumë (nga goja.). 2. E mundoi përtej fuqive të tij; e shfrytëzoi deripalcë; ia mori shpirtin; i nxori shkumë (nga goja); i nxori vaj. Qumësht (tambël) dallëndysheje. 1. Ushqim shumë i zgjedhur, i rrallë e i shtrenjtë; diçka shumë e mirë dhe e veçantë. 2. Diçka shumë e rrallë, që nuk mundgjendet. Është rritur me *ajkën e qumështit (me ajkë qumështi) (dikush). Ta shet hirrën (shëllirën) për qumësht (dikush) të mashtron, ta hedh; ta jep a ta paraqit diçka pa vlerë si diçka me shumë vlerë; ta shet ujin për raki (për verë); ta shet sapunin për djathë; t’i shet krundet për miell. Tregoi edhe qumështin e nënës (dikush) nuk mbajti asgjëfshehtë, i tregoitëra, zbuloi gjithçka dinte, i nxorigjitha (zakonisht i detyruar a me dhunë); i zbrazi barkun (dikujt). E ka mësuar me qumështin e nënës (diçka) është rritur dhe është edukuar që në vogëli me diçka, e ka bërë natyrshëm e pak e nga pak krejtvetën. erdhi qumështi i nënës (shpirti) në *majëhundës.

SUFLE

SUFLÉ,~JA f. sh. ~, ~TË gjell. 1. Gatesë me të verdhën e vezës dhebardhën e rrahur, me bazë kremi ose pureje dhe e pjekur sa të kuqërrohet. Di të bëjë sufle. E pëlqente shumë suflenë.
2. Kjo lloj gatese e ndrequr me sheqer dhe kakao. Përgatit një sufle me çokollatë. Suflenë e shoqëronte gjithmonë me akullore.

TIRAMISU

TIRAMISÚ,~JA f. sh. ~, ~TË Tortë (ëmbëlsirë) me djathë lope të bërë nga ajka, me biskota, e aromatizuar me kafe dhe e spërkatur me kakao. Receta e tiramisusë. Hëngri një racion tiramisu.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.