Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HANDRÁ/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET krahin. 1. Lëng i trashë, qelb. Handraku i plagës. Kullon handrak.
2. Qurra.
3. Jashtëqitja e njeriut dhe e kafshëve; të ndryrët; pleh. Handraku i bagëtive. Handraqet e kandrrave. Handraqe shtazore.
4. kryes. sh. Mbeturinë a mbetje nga diçka e shkatërruar ose e prishur, që nuk hyjnë më në punë; diçka që nuk ka më vlerë, pasi është përdorur gjatë dhe është vjetruar; fundërrinë. Handraqet e tullave. Handraqet e një shtëpie të rrëzuar. Grumbullimi i handraqeve.
5. fig., keq. Punë a veprimtari e ndyrë, ndyrësi; veprim i ulët, i pandershëm dhe i turpshëm. Handraqet e qeverisjes jo dinjitoze. Handraqet e shoqërisë.
✱Sin.: qelb, çmërs, ujerë, qurra, kakëza, jashtëqitje, pleh, fekale, të mbetura, të ndyta, të pëgëra, nevojë, mut, kakë, fundërri, fundërrinë, ndyrësi, ndotësi, fëlliqësi, qelbësirë, lerë, zhul, zgjyrë, lapërdhi, llomështi, pisllëk.
JASHTËQÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET biol. 1. Të nxjerrët jashtë barkut (të njeriut a të kafshëve). Organet e jashtëqitjes. Ndihmon (lehtëson) jashtëqitjen.
2. kryes. sh. libr. Lëndë të panevojshme ose të dëmshme që organizmi i nxjerr jashtë (mbeturina të ushqimeve, të lëngjeve etj.); nevoja (e njeriut), të pëgërat, kakë, kakamut; bajgë (e kafshëve), glasë, gaglicë (e shpendëve). Jashtëqitje shtazore. Jashtëqitjet e kandrrave.
✱Sin.: nevoja, të pëgëra, kakë, kakamut, bajgë, glasë.
VÁV/Ë,~AII f., fëm. Nevojë; jashtëqitje; kakë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë