Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kajkushkë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GORRICË

GORRÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Pirus achras) Dardhë e egër, me degët me gjemba, që bën kokrravogla e të forta; kokrrat e kësaj peme.
2. sh., fig. Gjepura, dokrra, pallavra.
Sin.: dardhore, dardhishtë, dardhukël, kajkushkë, gjepur, i papjekur
U gorricë (dikush). shih u (një) grusht (dikush). M’u gorricë shih m’u gjemb. doli gorricë (diçka) s’më vajti mbarë; më dështoi një punë, se s’qe menduar mirë. Gorrica fice (pikla) mospërf. fjalë boshe, fjalëpapjekura, gjepura, broçkulla. Gorrica me gjemba iron. shih gorrica fice (pikla) mospërf. Nuk i ha ato gorrica nuk i besoj ato që më thotë dikush dhe nuk bie brenda, s’ma hedh dot, i kuptoj hilet a gënjeshtrat, nuk mashtrohem; s’e ha (s’e marr) sapunin për djathë; nuk i ha ato kumbulla. Shet gorrica (dikush) mospërf. thotë gjepura, thotë fjalëpapjekura; mburret me fjalë boshe; shet mend; shet dëngla bised.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.