Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►HÁHEM jovep., HËNGRA (u), NGRËNË 1. vetv., vet. v. III Përdoret, merret si ushqim; shërben si ushqim. Ngjala hahet e skuqur. Çdo gjë nuk hahet. Peshku hahet me perime.
2. vetv., vet. vet. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Dua ushqim, dëshiroj të ha diçka; kam oreks. Më hahet bukë. Jepja kur t'i hahet. S'më hahet. Më hahet diçka e ëmbël.
3. vetv., vet. vet. v. III sh. Kafshojnë njëri-tjetrin, zihen (për kafshët). Po hahen qentë (kuajt). Kur hahen qentë, i ha ujku dhentë. (fj. u.) kur ka grindje, përfiton kundërshtari ose armiku.
4. vetv., vet. vet. v. III Gërryhet a brehet duke u kruar ose duke u fërkuar me diçka a pas diçkaje; zvogëlohet diçka pak e nga pak. I janë ngrënë dhëmbët. I janë ngrënë rrobat (këpucët). Ka nisur të hahet hëna.
5. fig., vetv. Zihem a grindem me dikë, bëj sherr; kapem me fjalë. U hëngrën me fjalë. Haheshin në mes tyre. U hëngrën për hiçgjë. Ata të dy haheshin gjithmonë si qentë. Hahem me veten (me veten time) jap e marr me veten, vras mendjen për të zgjidhur diçka që më mundon, vuaj përbrenda për të zgjidhur një çështje pasi pendohem a nguroj për diçka.
6. fig., vetv., vet. v. III Shkon mirë diçka, pajtohet; është për t'u besuar, besohet; pranohet, durohet dikush ose diçka; kuptohem me dikë, mund të merrem vesh me të. S'më hahet fjala (muhabeti) me dikë. Më hahet shoqëria (miqësia). Nuk hahet aspak (fare). A hahet kjo? Nuk na hahet së bashku.
7. fig., vetv. Matem me dikë, krahasohem, hyj në garë; i bëj ballë, e përballoj. Hahet edhe me të mirët. Nuk hahet dot me ne. S'hahet aq lehtë kjo e përpjetë.
8. pës. e HA.
✱Sin.: dëshirohet, kafshohem, gërryhem, brehem, fërkohem, zvogëlohem, zihem, grindem, pajtohem, besohem, pranohem, durohem, kuptohem, matem, përballohem, kursehem.
♦ Ç’*fluturon hahet përb. Hahet me *ariun (dikush). S’më hahet *buka (me dikë). Hahet me *dhëmbë (me dikë). S’më hahet *goja. Nuk hahet as me *hudhra shpërf. Nuk të hahen *këmbët. Nuk hahet as me *limon (dikush). Më hahen *mendtë (ndër vete). Më hahet *muhabeti (me dikë). As hahet e as pihet (diçka) nuk është e shijshme; s’vihet në gojë.
►PRÉK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ndiej thellë, emocionohem, më lë mbresa diçka, mallëngjehem; ndiej dhembje shpirtërore për diçka, shqetësohem shumë, tronditem; fyhem. Preket shumë (lehtë, shpejt). U prekën thellë nga përkrahja (nga mbështetja) e tyre.
2. vetv. Sëmurem nga një sëmundje, më bie një sëmundje (për frymorët dhe bimët). Është prekur nga tuberkulozi.
3. vetv., vet. v. III Dëmtohet, cenohet. U prekën bimët nga vrugu (nga bryma).
4. pës. e PREK.
✱Sin.: cekem, cikem, emocionohem, mallëngjehem, pezmatohem, tronditem, lëndohem, goditem, dokëndisem, fyhem, sëmurem, dëmtohem, takohem, plagosem, vritem, thekem, trazohem, përmallem, përmallohem, jargavitem, shqetësohem, acarohem, egërsohem, thartohem, zemërohem, kafshohem, athëtohem, cenohem, merakosem, turbullohem, molepsem.
♦ Nuk preket në *kërthizë (dikush). Nuk preket (as) me *krënde (dikush). S’preket (as) me *llullë (dikush) iron. U preka në *zemër (në shpirt).
►THUMB/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bisedoj me një tjetër me thumba, hedh e pres thumba me një tjetër; ngacmohem a cytem. Thumboheshin keq me njëri-tjetrin.
2. pës. e THUMBÓJ.
✱Sin.: gjembohem, qukem, pickohem, shpohem, therem, kafshohem, pickohem, ngacmohem, shpotitem, ngitem, tallem, cytem, xëgitem, gjuhem, hahem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë