Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kadishtë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AJKËTORE

AJKËTÓR/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET Enë ku mblidhet ajka e qumështit për ta përpunuarvonë. Mbushin ajkëtoret.
Sin.: kadishtë, kade, sheke, sheke.

KADUSHKË

KADÚSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Kade e vogël për të mbajtur prodhime qumështi (djathë, gjizë etj.); kadishtë. Kadushkë me djathë.
Sin.: ajkëtore, kadishtë.

VOZGË

VÓZG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Fuçi druri që zë deri në 100 litra vozë.
Sin.: vozë, but, kade, kadishtë, tinar.

VOZË

VÓZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Enë druri e madhe, e rrumbullakët e me barkgjerë, që ndërtohet me dërrasapërkulura e të shtrënguara me rrathë hekuri dhepërdoret për të mbajtur bulmet, verë, turshi etj.; sasia e lëndës sa nxë një enë e tillë. Dërrasë për vozë. Vozë djathi. Vozë vere. Vozë me rrush. Reparti i vozave. Dru voze. Hedhvozë. Rrathë vozash. Mbush (zbraz) vozën. Vozaxhiu i mirë bën vozaforta, të mëdha e të bukura. Gjëmon voza që s’ka verë (që është bosh) (f. u.).
Sin.: vozgë, fuçi, but, kade, talër, tinar, varelë, kadishtë, kade.
U vozë (*fuçi) (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.