Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARMÉ,~JA f. sh. ~, ~TË kuzh. 1. Lakër e vënë turshi; lakër turshi. Lakër arme. Kade me arme. Lëng armeje. Kacë (tinar, çeberr) me arme. Përgatita sarma me arme.
2. krahin. Kos ose qumësht me kripë me shije të veçantë, që ka kaluar procesin e fermentimit dhe që ruhet në kacek për dimër. Dy kacekë me arme.
♦ M’u bë gjaku *lëng (armeje). Ma bëri gjakun *lëng (armeje) (dikush a diçka).
BARK,~U f. sh. ~QE, ~QET 1. Pjesa e trupit të njerëzve a të kafshëve, ku gjenden stomaku, zorrët, mëlçia e zezë dhe organe të tjera; pjesa e trupit të qenieve të gjalla nga gjoksi e poshtë, e kundërt me kurrizin; stomak, mullë. Bark i madh (i fryrë). Bark i lëshuar (mjek.) bark i dhjamosur e me muskuj të dobësuar. Barku i lopës. Bark lundrak (anat.) bark i futur si me hark. Lëkura (cipa) e barkut. Fundi i barkut. Zgavra e barkut. Organet (muskujt) e barkut. Më dhemb (më pret) barku. Iu ënjt (iu fry) barku. E goditi në bark. I është rritur barku. Shtrihem në bark. I ra barku iu ul barku. Më vjen ujët deri në bark. Futet nën barkun e kalit. I vë një tullë të ngrohtë në bark. Iu thaftë lëkura e barkut! (mallk.). S'ngopet barku me fjalën që dëgjon veshi. (fj. u.). Barku na zbardh faqen, barku na thyen qafën. (fj. u.). Pula bëri vezën, gjelit i dhemb barku. (fj. u.). Barku i gjerë, truri i ngushtë. (fj. u.). Mos e mbaj të keqen në bark, se të mbyt. (fj. u.).
2. Stomaku e zorrët si organe ku hyn, qëndron e përpunohet ushqimi. Bark i ngopur (i pangopur). Me barkun plot (të zbrazët, bosh, esëll). E mbushi barkun (me bukë). I plasi barku (nga të ngrënët). Ngopi (fryu) barkun. E gërreu barku për bukë. S'ma do (s'ma nxë) barku. S'kishin gjë në bark. Mbushe barkun, ngarko kurrizin! (fj. u.). Barku mban një tog të liga, goja nuk mban një fjalë. (fj. u.). Edhe zorrët në bark trazohen. (fj. u.). Mos fol me bark, po me tru. (fj. u.).
3. bised. Sasia e ushqimit sa mund të mbajë stomaku. Hëngra një bark fiq. Ç’të bën barku, s’ta bën laku. (fj. u.). Çka s’të ngop syrin, s’të ngop as barkun. (fj. u.). Sa ha syri, nuk ha barku. (fj. u.). Sytë e mëdhenj, barku i vogël. (fj. u.).
4. Zgavra e poshtme e trupit të femrës ku është mitra, pjesa e brendshme ku zhvillohet pjella. Që në bark të nënës. Me bark të mbarë! (ur.) Fryti i barkut fëmija. Kanë lindur nga një bark. Ndrittë barku që e ka mbajtur! (ur.). Shqiptarin nuk e ka nxjerrë lokja prej barkut, por huta prej çarkut. (fj. u.).
5. Tërësia e fëmijëve që lind një nënë me një burrë; tërësia e të vegjëlve që pjell brenda një periudhe një kafshë ose gjithë vezët që bën një shpend a kandërr; pjellë, thark. Barku i parë fëmija i parë. Djalë i barkut djalë jo i gjetur. Familje me disa barqe. U ndanë barqe-barqe. Motër e vëlla nga dy barqe. Fëmijë (vëllezër) të një barku fëmijë (vëllezër) të lindur nga të njëjtët prindër. Barku i fundit fëmija i fundit. Çdokush flet për barkun e vet. (fj. u.).
6. etnogr. Tërësia e fëmijëve që vijnë nga një nënë si lidhje gjinie; tërësia e fëmijëve dhe e pasardhësve të një gjinie, gjiri. Bark i shtuar. Janë të një barku.
7. fig. Brez. Bark pas barku. Kanë kaluar katër barqe.
8. Sipërfaqja e përkulur dhe e harkuar e një sendi, faqja e fryrë e tij; pjesa e fryrë dhe e rrumbullakët e një ene, e një voze etj.; pjesë e dalë. Barku i enës (i shtambës, i vozës). Barku i anijes. Barku i oxhakut. Mur me bark. Sharrë me bark. Lëshon (nxjerr, jep, bën) bark. I vë shishet bark më bark.
9. Pjesa e zgavërt e një sendi, pjesa e brendshme ku futet diçka; gjiri, brendësia, zgrofi. Barku i furrës. Barku i malit (i minierës, i shpellës). Barku i tokës. Në barkun e shkëmbit.
10. vet. nj. Mesi i një periudhe kohe. Në bark të javës (të muajit, të verës, të vitit).
11. bised. Sëmundje që shfaqet me dalje jashtë shpesh e hollë, diarre, euf. nevojë e hollë. Barku i keq (i lig) dizenteria. Barku i verës. E heq (i shkon, i vete) bark. Ka (del) bark. E zu barku. Të jep bark. Vuan nga barku. Ishte me bark. E lau (e griu) barku.
12. fig., bised. Zemra; shpirti. Me gjithë bark. Me bark të plagosur. I kalbur në bark. Më iku barku. S'e kam atë bark. I ka hyrë frika në bark. M'u prish barku. Më plasi barku! (iron.). S'kam bark ta shoh. Më bëhet barku mal. M'u bë xhumbë në bark. Më këputet barku. Më qan barku. Atë që të do barku! (ur.).
✱Sin.: stomak, mullë, pjellë, thark, gjiri, brez, plëndës, brendësi, gji, brendi, e brendshme, diarre, purthë, spirë, amel, shkulë, dizenteri.
♦ Bark pas barku shih brez pas brezi. Bark për barku të bashkuar, njëri pranë tjetrit; kokë më kokë; bythë më bythë bised.; si delet në vathë. Me barkun bosh (të zbrazët) pa ngrënë asgjë; esëll; i uritur; kund. me barkun plot. Për një bark bukë për pak gjë; shumë lirë, për hiçgjë, thuajse falas; për një copë bukë. Me barkun te buza (te goja) shtatzënë në muajin e fundit të barrës. Barku i fundit fëmija që lind i fundit, barra e fundit e fëmijëve të lindur nga një nënë. Me bark të gjerë shih me zemër të gjerë. Që në bark të nënës pa lindur, shumë kohë më parë, pa hapur sytë, pa parë diellin me sy. Barkun *petë e shpatullat (shpinën) drejt (dikush). Me barkun pizgë shih me barkun plot. Me barkun plot i ngrënë, i ngopur; kund. me barkun bosh (të zbrazët). Barku i Shën Mërisë shaka. të gjithë të një gjaku a të një fisi; njerëz të një barku a të një fisi; njerëz me lidhje shumë të ngushtë, njerëz të një dore. Me bark e me shpinë krejt, me të gjithë trupin, që nga koka deri te këmbët, i tëri; këmbë e kokë (e krye); nga koka deri te këmbët; ballë e bisht. Në bark e në shpinë pa bërë asgjë; rehat; kot. Me barkun thatë i uritur, pa vënë një gjë në gojë; me barkun bosh; kund. me barkun plot. *Barrë e vrarë (në bark të nënës). M’u bashkua barku me kurrizin shih m’u ngjit barku për shpine (me kurrizin). M’u bë barku *ahur. M’u bë barku (mulla) *bakër. M’u bë barku *bic. M’u bë barku *daulle. M’u bë barku *dërrasë. M’u bë barku *gropë. M’u bë barku *hambar. E bëri barkun *hambar (dikush). M’u bë barku *kacek. M’u bë barku *kaçup. Iu bë barku *katua (dikujt). M’u bë barku *lerë. M’u bë barku *lodër. M’u bë barku *petë. M’u bë barku *petull. M’u bë barku *përrua. U bë (është) bark e shpinë. 1. (dikush) shih është bërë kockë e lëkurë (dikush). 2. (me dikë) Është i lidhur fort me dikë, është mik i ngushtë me të; është bërë një me dikë, është si një trup i vetëm e i pandarë me të; është bukë e djathë (me dikë). Iu bë barku *rrathë-rrathë (dikujt). M’u bë barku *tupan. M’u bë barku *ujë. Bën bark. 1. (diçka) Përkulet në trajtë të rrumbullakët (për murin etj.); lëshon bark; jep faqeII. 2. (dikush) Ha shumë, ngopet mirë e mirë, dendet; e mbush barkun. E bëri barkun *çizme (dikush). E bëri barkun *daulle (dikush). E bëri barkun *hambar (dikush). E bëri barkun *kacek (dikush). E bëri barkun *kade (dikush). E bëri barkun *pizgë (dikush). E bëri barkun *spathi (dikush) tall. E bëri barkun *tagar (dikush). Ma bëri barkun *ujë (dikush a diçka). Ia bëri *kurrizin (shpinën) më të butë se barkun (dikujt). S’i bie barku (dikujt). 1. Nuk lodhet shumë, nuk tretet nga lodhja. 2. Nuk e prish qejfin e tij, nuk shqetësohet për askënd e për asgjë; nuk e prish terezinë. Mos të rëntë në bark! mallk. mos arrifsh të hash diçka, vdeksh para se ta hash. I ra barku në *bela (dikujt) iron. I bie barkut e shpinës (dikush) përpiqet shumë, bën çmos për të kryer diçka, shfrytëzon çdo mundësi për të arritur diçka. Më ra zemra në bark u preka e u trondita shumë nga diçka e rëndë; u pikëllova thellë, u trishtova; më dhembi (më theri) zemra (në zemër). E bluan në bark (diçka) e mendon mirë e mirë para se të vendosë për diçka, e shoshit mirë, e rreh me vetveten; e bluan në kokë; e bluan në mendje; bluan me mend kund. e merr lehtë (diçka). Çajnë barqet përçm. shkojnë shumë keq njëri me tjetrin, hahen e zihen vazhdimisht, kanë marrëdhënie shumë të acaruara; (shkojnë) si macja me miun; (shkojnë) si qeni me macen; shkojnë thikë e brisk; shtyhen si lopa me mushkën. Më çori barkun (dikush a diçka) shih më hapi barkun1 (dikush a diçka). Nuk m’u dogj barku (për dikë a për diçka) iron. nuk më ha fare meraku për dikë a për diçka; nuk e çaj kokën; nuk më plasi barku; nuk më preu barku; nuk më ha barku përçm.; nuk më hapet barku përçm. Dridhet (luan) barra (*foshnja, fëmija) në barkun e nënës. I dridhen *plaçkat e barkut (dikujt). I dridhen *zorrët e barkut (dikujt). S’ma do barku (dikë a diçka) s’më pëlqen; nuk e honeps dot; nuk e dua; s’ma do (s’ma heq) zemra; kund. më dhemb barku (për dikë). Më dhemb barku (për dikë) e dua shumë; vuaj e bëhem shumë merak për dikë; më dhemb (më ther) zemra (në zemër); kund. s’ma do barku (dikë). Fërkon barkun (dikush). 1. iron. Rri në një gjendje të keqe e pa gjë pasi ka ndodhur diçka që s’duhej të ndodhte, ose është bërë diçka që s’duhej bërë. 2. keq. Kënaqet kur dikush e pëson, kur ndodh diçka e keqe, por e dëshiruar për të; fërkon duart keq. Flet me bark (dikush) është i çiltër e i sinqertë, flet hapur pa fshehur gjë; i ka sahanët pa kapak; s’mban (gjë) në trup; i ka shishet pa mbutojsa. (Ia di, ia njoh) *fundin e barkut (dikujt). I ka futur (i ka shtënë) *lepurin në bark (dikujt). Nuk më ha barku (për dikë a për diçka) përçm. nuk bëhem merak fare për dikë a për diçka, nuk mërzitem a nuk dëshpërohem për askënd e për asgjë; nuk e çaj kokën; nuk më hapet barku; nuk m’u dogj barku! iron.; nuk më plasi barku iron.; nuk më preu barku iron. M’u hap (më iku) barku. 1. U trondita shumë kur pashë diçka të rëndë a tragjike; u frikësova shumë për dikë a për diçka, u tmerrova; m’u hap zemra. 2. U neverita nga diçka e rëndë a e pështirë, më erdhi krupë; m’u shpërdrodh kërthiza. Nuk më hapet barku (për dikë) përçm. s’më ha meraku fare për dikë, as mendoj e as mërzitem për të; nuk ndiej asgjë për dikë, nuk më dhemb për të; nuk e çaj kokën; nuk më ha barku; nuk m’u dogj barku iron.; nuk më plasi barku iron.; nuk më preu barku iron. I hap barkun (dikujt) shih i hap zemrën (dikujt). Më hapi barkun (dikush a diçka). 1. Më ngjalli një ndjenjë dhimbjeje, trishtimi, dëshpërimi, etj. sa nuk e përballoj dot; më shkaktoi një hidhërim të thellë, më pikëlloi shumë, më preku jashtëzakonisht; më plasi barkun; më helmoi zemrën. 2. keq. Më ngjalli neveri, më bëri të më vijë pështirë; më shtiu barkun; më hapi zorrët; më nxori (më shkuli) zorrët; më shtiu (më ngjalli) krupën përb. I ka hyrë *djalli (dreqi) në bark (dikujt). I ka hyrë *lepuri në bark (dikujt). I ka hyrë *maçoku (macja) në bark (dikujt). Është bark e bythë (dikush) përçm. vulg. është trashur shumë, është shëndoshur tepër; për ta ndarë (për ta çarë) më katërsh; s’e nxë as derë, as portë (dikë). Është *gojë e bark (dikush). S’kam bark nuk duroj dot ta shoh diçka, prekem shpejt, lëndohem lehtë, jam zemërdobët; nuk kam zemër. Një bark kam! nuk ha dot më, u ngopa; mos më detyroni të ha më shumë (e thotë dikush që e detyrojnë të hajë me zor). E ka barkun pa *brez (dikush). E kam barkun (zemrën) *të ftohtë2. E ka barkun *të gjerë (dikush). E ka barkun *hambar (dikush). E ka barkun me *këlyshë (dikush) iron. E kam barkun (zemrën) *të ngrohtë. E kam barkun në një *pe. Ka *djallin (dreqin, të paudhin) në bark (dikush). Ka *dhelprën në bark (dikush). Ka *lepurin në bark (dikush). Ka *lubinë në bark (dikush) keq. Ka *macen (maçokun) në bark (dikush). Ka maçokun (*macen) në bark (dikush). Ka *sprijën (në bark) (dikush) krahin. Ka *shiritin (në bark) (dikush). I ka trutë në bark (dikush) nuk arsyeton drejt, nuk i ka trutë aty ku duhet; s’ka tru (në kokë). I këndon *këndesi në bark (dikujt). I ka kënduar gjithnjë *këndesi (dikujt). E ktheu barkun nga *dielli (dikush) përçm. S’na la *zorrë në bark (dikush). *Leshtë e barkut! iron. bised. Pa *lesh në bark. Ia lë *samarin nën bark (dikujt). Lëshon bark (diçka) nis të përkulet në një anë, shtrembërohet; bëhet gati për t’u shembur (një mur etj.); bën bark; jep faqeII. Më mori barkun (dikush a diçka) më preku thellë në atë gjendje të vajtueshme, më mallëngjeu; më trishtoi shumë; më ligështoi; më pikoi në zemër. Marr një bark zjarr ngrohem pak, marr një avull. E merr *vezën në bark të pulës (të sorrës) (dikush). Mbaj barkun me dorëI rri pa ngrënë; mbetem pa ngrënë një kohë të gjatë. Mbaj barkun me dorëII këputem së qeshuri, gajasem; mbaj ijët me dorë; mbaj (zë) brinjët me dorë; më ranë (m’u këputën, shtira) brinjët. Nuk i mban barku (dikujt) shih nuk mban gjë në bark (dikush). Nuk mban gjë në bark (dikush) nuk di të mbajë gjë të fshehtë, i nxjerr të gjitha të fshehtat jashtë; nuk i mban barku (dikujt); i zbraz barkun (dikujt). I mbeti (iu var) *samari nën bark (dikujt). Na mbiu në bark (diçka) na u mërzit (për një gjellë a një ushqim tjetër që e hamë shumë shpesh), të njëjtën gjë po hamë. E mbushi barkun (dikush) u ngop mirë me të ngrënë; e mbushi plëndësin bised.; e mbushi zorrën thjesht.; bën bark2. S’i mbushet barku (dikujt) s’ngopet kurrë, nuk ndien të ngopur; është i babëzitur; e ka barkun pa brez. M’u ngjall në bark (dikush) përb. e kam shumë inat, e urrej, s’e duroj dot; m’u shpif, më shtie krupën. M’u ngjit barku (mulla) për shpine (me kurrizin) ngordha për të ngrënë; m’u tha barku; m’u bë barku petë; më shkoi (më vajti) barku prapa; m’u bashkua barku me kurrizin; m’u tha zorra. S’ma nxë barku (diçka) s’e duroj dot diçka, nuk mundem ta pranoj e të mësohem me të, s’e tret dot, nuk e honeps; s’ma tret (s’ma honeps) stomaku (diçka). Nxori bark e zorrë (dikush) shih nxori zorrët (e barkut) (dikush). Ia nxjerr prej *fundit të barkut (diçka). Iu njom barku (dikujt) euf. lindi fëmijë nusja e shtëpisë që ishte martuar prej kohësh, nuk mbeti pa fëmijë. Nxori *zorrët (e barkut) (dikush). I plasi barku (dikujt) ka ngrënë shumë, u fry së ngrëni. Më plasi barkun (dikush) shih më hapi barkun (dikush). Nuk më plasi barku (për dikë a për diçka) iron. s’dua t’ia di për dikë a për diçka, nuk pyes e nuk më bën fare përshtypje; aq më bën; nuk e çaj kokën; nuk m’u dogj barku; nuk më preu barku; nuk më ha barku përçm.; nuk më hapet barku përçm. Nuk më preu barku (për dikë a për diçka) iron. as që dua t’ia di për dikë a për diçka, s’më merr malli për të; nuk e çaj kokën; nuk m’u dogj barku; nuk më plasi barku; nuk më ha barku përçm.; nuk më hapet barku përçm. I rrëmon barkun (dikujt) përpiqet pak e nga pak dhe vazhdimisht ta prekë dikë në plagët e fshehta e t’i zbulojë ç’ka në zemër; përpiqet të hyjë në të fshehtat e dikujt e t’ia zbulojë. Më rri barku *akull (për dikë). S’i rri gjë në bark (dikujt) keq. shih nuk mban gjë në bark (dikush). Më shkoi (më vajti) në bark (diçka) më pëlqeu, më zuri vend, u ngopa. Më shkoi (më vajti) barku *prapa. Shkula barkun. 1. Fola shumë e bërtita sa munda, por nuk më dëgjoi njeri; më ra gjuha (përtokë); më doli gjuha (nga vendi). 2. Volla shumë; nxora zorrët (zorrët e barkut); nxora bark e zorrë. E shkundi *fundin e barkut (dikush) keq. *Shtatanik në bark të nënës. Më shtiu barkun (dikush a diçka) keq. 1. Më tremb shumë, më tromaks. 2. Më vjen ndot prej dikujt a prej diçkaje, më vjen neveri; kam krupë prej dikujt a prej diçkaje; më hap barkun; më shtie (më ngjall) krupën përb. Më shtrydhi barkun (dikush) më mallëngjeu shumë; ma këputi shpirtin. I tregoi *zorrët e barkut (dikujt). M’u tha barku. 1. Nuk kam ngrënë gjë, e kam barkun bosh; më ka marrë uria shumë; m’u tha zorra; m’u bë barku petë; m’u ngjit barku për shpine (me kurrizin); m’u bashkua barku me kurrizin; më shkoi (më vajti) barku prapa. 2. Mbeta pa fëmijë, nuk lind dot më (për gratë). M’u tha *lëkura e barkut. Thaj barkun rri pa ngrënë, e lë barkun bosh; kursej shumë, ia heq ushqimin gojës; thaj gojën; thaj zorrën bised. Ia thau barkun (dikujt). 1. Nuk i dha gjë të hante, e la pa ngrënë për një kohë të gjatë; ia thau gojën; ia thau zorrën bised. 2. Ia vrau e ia zhduku të gjithë fëmijët; ia la prehrin (vatrën) thatë. E vuri barkun në *dhe (dikush) përb. E vë barkun në *ujë. I vuri *shkelmin (këmbën, gjunjët) në bark (dikujt). Të vret barkun (diçka) iron. të pëlqen shumë diçka, ke qejf (ta kesh, ta hash etj.); të bën mirë, në vend të të bëjë keq. Vret barkun në hije (dikush) iron. shih ngrohet (theket) në diell (dikush). I zbraz barkun (dikujt). 1. Nxjerr gjithçka kam në mendje, ia tregoj dikujt të gjitha të fshehtat; e zbraz thesin; i tregoj zorrët e barkut bised.; (tregoj) edhe qumështin e nënës; nuk më mban barku; nuk mbaj gjë në bark. 2. Nxjerr dufin, shfrej; i shfryj dikujt. 3. I qaj hallin tim dikujt duke ia treguar të gjitha, ia them të gjitha ato që më shqetësojnë; i hap barkun; i zbraz zemrën. Zë barkun. 1. Ha fare pak, sa për të thyer urinë. 2. shih zë zemrën. Zë *fundin e barkut. (Ia di, ia njoh) *zorrët e barkut (dikujt).
BUNÁC/Ë,~A f. 1. Errësirë e madhe natën ose kur koha është e vrenjtur; errësirë brenda në një pyll shumë të dendur etj. Bunaca e natës. Bunaca e pyllit. Ra bunaca. Në fshat ishte bunacë. U bë bunacë e madhe. Hapu, moj bunacë, bëju vetëtimë, / Kur të vjen bandilli, më s’ta gjen shtëpinë. (folk.).
2. det. Det fare i qetë para ose pas stuhisë; gjendje qetësie e detit, pa erë e pa lëvizje të ujit; kund. burë. Det me bunacë. Në bunacë e në furtunë. Fillon bunaca. Ra deti në bunacë.
3. Ujë i ndenjur, ujë amull; ligatinë. Bunacë e keqe. Tokë bunacë. Llapashitnin këmbët nëpër bunacë.
4. fig. Gjendje a kohë pa trazime, pa turbullira etj.; amulli. Çaste bunace.
✱Sin.: ligatë, ligatinë, moçal, moçalishtë, burishtë, ujerë, ujnajë, bërrakë, pellgishte, errësirë, terrinë, terr, skëterrë, ferr, qetësi, amulli, fashë, prehje, qeti.
♦ U bëra bunacë krahin. 1. M’u rrit barku, m’u fry barku nga të ngrënët, nga një sëmundje etj.; u bëra daulle; u bëra kacek. 2. v. III U errësua shumë, nuk sheh dot nga errësira.
►BË/HEM jovep., ~RA (u), ~RË 1. vetv. Ndryshoj përbërjen, përmasat, trajtën etj., kaloj në një gjendje tjetër; filloj të jem...; edhe fig. kthehem, shndërrohem; fitoj cilësi a tipare të tjera, jetoj e veproj si i tillë; kund. zhbëhet. Bëhet i butë (i fortë, i lehtë, i lëmuar). Bëhet i bardhë (i zi, i kuq). Bëhet i ëmbël (i hidhur, i kripur). Bëhet i gjatë (i madh, i hollë, i gjerë). Bëhem i mirë (i urtë, i zellshëm, i shkathët, i bukur). U bë i pasur (i varfër). U bë i njohur (i famshëm, i fortë). U bë trim (hero). U bë i mërzitshëm (rrugaç). U bë budalla (qesharak). U bë qull. Bëhet akull. U bë një metër. Bëhet palë. U bë copë-copë (retra). U bë vrima-vrima (shoshë, shportë). U bë vendi gropë (breg, rrafsh). U bë qumështi hirrë. U bë dhëndër (nuse). U bë nënë. Bëhet shprehi (zakon, ligj, rregull). U bë brumë. U bë lopë (lundër) u shëndosh shumë, u fry. U bë flakë (prush, spec, lulëkuqe) u skuq shumë në fytyrë. U bë lis u rrit shumë nga shtati. Bëhet kështjellë (kala, shkëmb graniti). U bë lolo (qole, palaço, brashnjë, leckë). U bë gogol (bubë). U bë pengesë (gardh, mburojë, barrikadë, prag, shteg). U bë simbol (flamur). U bë shembull. Të bëhet mësim! Bëhem shkak. U bë vegël e dikujt. U bë finjë toka u varfërua. U bë varr për dikë. Iu bë barku daulle (hambar, lodër) iu fry shumë barku. Iu bë qafa palë-palë. M'u bë goja helm (pleh, shkrumb). Iu bë jeta pus (skëterrë, varr). U bëftë gur! (mallk.). Arbri do të bëhet e do të zhbëhet shumë herë, gjersa të mbetet i ngulitur përjetë mbi fytyrë të dheut. Themeli çati s'bëhet. (fj. u.). Të ligut mos ia ushqe fjalën, se bëhesh shok i tij. (fj. u.). Mashë e tjetrit mos u bëj. (fj. u.). Bëhu trim të të dojë gjithë bota. (fj. u.). Njeriut iu bëj njeri, ariut iu bëj ari. (fj. u.).
2. vetv., vet. v. III Rritet dhe piqet, arrihet (për pemët, për perimet); jep prodhim të mbarë, rritet e jep prodhim; vjen. U bë gruri. U bënë shpejt qershitë (fiqtë, manat). U bë rrushi. U bënë bathët (bizelet, kungujt, pjeprat). Nuk u bë misri atë vit. Bostanet janë bërë dhe mund t'i këputim.
3. vetv. Zhvillohem, rritem ose arrij në një gjendje a në një moshë të caktuar; vet. v. III është koha, është e domosdoshme a është e nevojshme për të kryer një veprim me diçka a me dikë ose për të marrë masa; rritet, shkoj, jokal. vete. U bë burrë (plak). M'u bë mjekra. Iu bë djali shok (vëlla) iu rrit i biri e u bë burrë. U bë gruri për të korrur. Iu bë vajza për martesë (për nuse). U bë kali për shalë. U bë djali për shkollë. U bë demi për zgjedhë. U bë buka për të hedhur në furrë. Është bërë dhoma për të fshirë. U bë toka për të mbjellë. Iu bënë flokët për të qethur. Është bërë për t'u rruar. U bëfsh njëqind vjeç! (ur.). Mos u bëftë të bëhet! (mallk.).
4. vetv., vet. v. III Përgatitet; është bërë gati, përfundon, mbaron, kryhet. Po bëhet gjella. U bë dreka (darka). U bë kafeja. U bë shtëpia. Detyra u bë. Bëhem gati përgatitem. Gur, gur bëhet mur. (fj. u.) S'bëhet vreshti me urata, po me shata e me lopata. ( fj. u.). Punën, po s'e bëre, s'bëhet. (fj.u.).
5. edhe fig., vetv., vet. v. III Formohet, krijohet, ngrihet; më shfaqet diçka në trup etj.; më del, më kthehet në diçka, më shndërrohet; mblidhet, ngrihet. U bë një vrimë e madhe. U bë rrugë (shteg). U bë një vijë. U bë gropë. Iu bë koka me xhunga. Iu bënë buzët me plagë. Iu bë fytyra me puçrra. M'u bënë duart me kallo. Iu bë një gungë (një plagë). Iu bë lëkura pulla-pulla.
6. vetv., vet. v. III Ndodh, ngjan, zhvillohet, mbahet; veprohet në një mënyrë të caktuar. U bë një mbledhje. Ndeshja nuk u bë. Sot nuk u bë mësim. U bë dasmë e madhe. U bë konferenca (kongresi). U bë një demonstratë (një grevë, një manifestim). Bëhet një parakalim (një paradë). Gjyqi u bë. U bë luftë (kasaphanë). - Ç'u bë me të? - Si i bëhet? - Ç'po bëhet aty? - Edhe kjo do të bëhet!
7. fig., vetv. Vij në gjendje shpirtërore a shëndetësore të caktuar. U bë i lumtur (i pakënaqur). U bë me inat (me qejf). U bë helm (vrer, pikë e vrer). Bëhem merak merakosem, shqetësohem. Bëhem shend e verë. U bë keq u sëmur rëndë. U bë më mirë u përmirësua nga shëndeti.
8. vetv., vet. v. III Kthehet në pronë të dikujt, i përket, i takon; vlen si..., kthehet. Arti është bërë i të gjithëve. U bë qëllimi i jetës së tij. Disa pyje u bënë pronë private.
9. vetv. Fitoj një profesion, një mjeshtëri etj.; marr një gradë a një titull; caktohem, dal, emërohem në një punë a zgjidhem në një organ; marr përsipër një detyrë, kryej detyrën e... U bë mekanik (tornitor, traktorist, minator, mësues). U bë shkrimtar (piktor, muzikant). U bë mjek (inxhinier). U bë Artist i Popullit (Nderi i Kombit). U bë kryetar (drejtor, deputet). U bë dëshmitar (dorëzënës).
10. vetv. Merrem vesh a lidhem me dikë për një punë, hyj në marrëdhënie a në lidhje me të; pajtohem në mendime me dikë; bashkohem, shkoj me dikë, afrohem shumë. Bëhemi miq (shokë, krushq). U bë aleat. Bëhem me të. U bë kundër dikujt. Bëhem i shtëpisë familjarizohem. Nuk bëhen midis tyre nuk kanë marrëdhënie të mira, nuk japin e marrin, nuk hyjnë e dalin.
11. vetv. Lyhem me diçka; fëlliqem, përlyhem, ndotem, ndyhem, ndragem. Bëhem me shkumë. Bëhej me pudër (me të kuq). U bë me baltë (me pluhur, me bojë). U bë me njolla. U bënë me gjak.
12. vetv., bised. Pajisem me diçka që më mungonte; më shtohet në familje dikush që më mungonte; gjej për vete diçka, sigurohem. U bë me shtëpi. U bë me dru për dimër. U bë me orë (me biçikletë). U bë me nuse (me grua). U bë me djalë (me çupë, me fëmijë). U bë me nip (me mbesë). U bë me prindër (me baba, me nënë). U bë me vëlla (me motër). U bë me shokë.
13. vetv., vet. v. III Kalon një kohë e caktuar, mbushet një afat; arrin, është. U bënë dhjetë vjet. U bë viti (moti). Po bëhen tre muaj. U bënë tri orë. U bënë dy vjet. U bë ca kohë që... - Sa ditë u bënë? U bë një jetë e tërë. U bënë ditët. U bë koha për t'u nisur. U bë vonë.
14. mospërf., vetv., kryes. v. III Nuk është i asaj moshe a i asaj shkalle ose nuk ka atë vlerë që të krahasohet me mua; nuk është i denjë për t'u barazuar me dikë, nuk meriton të përfillet. - U bë dhe ai... - U bëtë dhe ju... - U bëre dhe ti... - U bë dhe koka e tij! - U bë veza të mësojë pulën! (iron.).
15. vetv., bised. Hiqem, mbahem si...; shtirem, shitem. Bëhej për i ditur (për i zgjuar). Bëhej për budalla (si i paditur). U bë i sëmurë (si i vdekur).
16. vetv., edhe njëvet. E shoh a e vlerësoj sipas përshtypjes sime; më duket, më del, më shfaqet, më ngjan si..., shihet, vjen. Më bëhet sikur... Më bëhet në ëndërr. M'u bë si im vëlla. M'u bë fytyra e nënës para syve. M’u bë siç e kisha përfytyruar.
17. vetv., fig., bised. Më del emri për diçka të keqe, fitoj nam të keq; më ngjitet diçka, krijohet mendim i keq rreth meje. U bë me fjalë (me llafe). U bë me njollë (me cen).
18. vetv., kryes. sh., bised. Arrijmë një sasi të caktuar, jemi (si numër); bashkohemi disa vetë, mblidhemi së bashku. Bëhemi tetë veta në shtëpi. U bëmë pesë shokë. U bënë dyqind kokë dele. - Sa thasë bëhen gjithsej? - Sa veta bëhen? Nuk bëhen shumë. U bënë njëqind lekë. Bëhen a s'bëhen dhjetë. Këtu bëhemi shumë nga fshati ynë.
19. bised., vetv. Ndodhem diku; vet. v. III gjendet, është. - Ç'u bëre? - Nga bëhet ai? Se nga bëhet. - Ç'u bënë këpucët? - Ç'm'u bë çadra?
20. bised., vetv. Lëviz, zhvendosem. Bëhu më tutje! Bëhem mënjanë. U përpoq të bëhej pak më larg.
21. bised., vetv., vet. v. III Përbëhet, ka. Fshati bëhej nga dyzet shtëpi.
22. kryes. moh., njëvet. S'kam dëshirë për diçka, nuk më pëlqen, nuk më vjen për mbarë. S'më bëhet të ngrihem. S'më bëhet të iki. S'më bëhet ta shoh. S'më bëhet të lexoj. S'më bëhet ta zë me dorë.
23. vet. v. III Vjen një mot i caktuar; krijohet një gjendje tjetër e kohës ose e mjedisit. U bë ditë (natë). Bëhet mëngjes. U bë vapë (nxehtë, zagushi, ftohtë, fresk). U bë thatësirë (lagështi). U bë mjegull. U bë errësirë (dritë). U bë qetësi (rrëmujë).
24. euf., vetv., vet. v. III Ndiqet, ethet, mbarset. Lopa bëhet.
25. vet. v. III sipas kuptimeve të foljes BËJ. S'ka si bëhet. Sipas vendit bëhet kuvendi. (fj. u.).
26. pës. e BËJ.
✱Sin.: afrohem, arrihet, arrin, bashkohem, caktohem, dal, emërohem, fëlliqem, gjendet, është, hiqem, ka, krijohet, kryhet, kthehem, lëviz, lidhem, lyhem, mbahem, mbaron, mblidhet, mbushet, ndodh, ndodhem, ndotem, ndyhem, ndragem, ngrihet, ngjet (ngjan), pajisem, përbëhet, përgatitet, përfundon, përlyhem, piqet, rritem, sigurohem, shitem, shkoj, shndërrohem, shtirem, vete, vjen, zhvendosem, zhvillohet.
♦ U bëra *akull. M’u bë *akrep (dikush). Është bërë për *arapash (dikush). Janë bërë *ashra. U bë *bajat (dikush). Iu bë *bajgë (dikujt) bised. U bë *bakër (diçka). U bëra *balonë tall. U bë *baltë (dikush). Iu bë *baltë (dikujt). U bë *barut. M’u bë *barrë (dikush). I bëhem *barrierë (dikujt a diçkaje). I bëhem *barrikadë (diçkaje) libr. U bë *batall (diçka). Është bërë *begun (dikush). U bë *behar (dikush). S’bëhet më për *bel (dikush). M’u bë (më ra) *bela (dikush). Të bëhet ç’të bëhet! le të ndodhë çdo gjë, edhe po të vejë puna keq, nuk do ta prish gjakun; tym të bëhet!; tym të dalë! (tymi le t’i dalë!); njëra të bëhet!; (edhe sikur) bota (qielli) të përmbyset!; (sikur) qeni qepën të hajë!; ku rafsha mos u vrafsha!; gjysma e mijës pesëqind!; ja hop, ja top. Mos u bëftë të bëhet! mallk. mos u rrittë a mos jetoftë gjatë! (për njerëz). U bë *bërnut (diçka). U bë *bërsi (dikush a diçka). U bë *bërryl (dikush). U bëra *bic. U bë *bilbil (dikush). U bë *bishë (dikush). U bë *bisht (i dikujt). U bë *bishtajë (diçka/dikush). U bë *blozë (dikush a diçka). U bë *bllok (me dikë) libr. U bë *bojë (dikush). U bë (doli) *bollë (diçka) krahin. U bëra *borë. Që kur është bërë *bota. Është bërë *botë (dikush). U bë *bozë (dikush a diçka) shpërf. Iu bë *brashnjë (dikujt) krahin. U bë *brez (dikush). U bë *brumë. T’u bëftë *brus! ur. U bëra *bunacë krahin. Iu bë *burg (jeta). Bëhem *burrë. U bë *byk (dikush a diçka). U bë *bythë (dikush) keq. vulg. U bëra *calik. U bë *cergë (dikush). I bëhet *cergë (dikujt). U bë *cingaridhe (dikush) krahin. U bë cipal (dikush) krahin. Është bërë *cingël (dikush). U bë *cironkë (dikush). *Copë të bëhet! U bë *cung (dikush). U bë *çeço (dikush). U bë *çengel (dikush). M’u bë *çiban (dikush) keq. M’u bë *çimkë (dikush). U bë *dangall (dikush). U bëra *daulle bised. U bë *def (dikush) keq. U bë *dele (dikush). U bëra *derr. M’u bë *derr (dikush a diçka). U bë *det. U bë *dërrasë (dhogë) (dikush). Jam bërë *diell. T’u bëftë *diell! ur. U bë për *djall (për dreq) (dikush a diçka). U bë për dreq (për *djall) (dikush a diçka). U bë një *dorë (sa një dorë) (dikush). S’bëhet *dorë (dikush). Më është bërë *dregëz (dikush). U bë *dru (dikush a diçka). U bë *dry (dikush). I bëhem *dyshek (dikujt). U bë *dhe (dikush). Është bërë *dhe (dikush) mospërf. Bëhet *dhëndër (dikush). U bë *dërrasë (dhogë) (dikush). U bë dhogë (*dërrasë) (dikush). U bë *erë (dikush). U bë *esëll (dikush). Është bërë *fare (dikush). Më bëhet *fat (diçka). M’u bë *ferrë (dikush) përb. U bë *feta (dikush a diçka). U bë *fërtele (dikush a diçka). U bë *finjë (dikush a diçka). Bëhet *fjalë (për dikë a për diçka). U bëra me *fletë. Bëhem (bie) *fli. U bë *fuçi (dikush). U bë fushë (dikush). U bë *furtunë (dikush). U bë *fyell (dikush). U bë *gangrenë (diçka) libr. Bëhemi *gardh (për diçka). U bë *gërmadhë (dikush a diçka). U bë *gisht (dikush). U bë *gogël (dikush). U bë *gogol (dikush a diçka). U bë *gorricë (dikush) bised. M’u bë *gorricë. U bë *grep (dikush). M’u bë *grep (dikush). U bë (një) *grusht (u bë sa grushti) (dikush). Bëhemi *grusht. U bë *gur (dikush a diçka). U bëfsh *gur! mallk. Është bërë *gjak (diçka a dikush). U bënë *gjak. U bë *gjalmë (dikush a diçka). S’bëhet *i gjallë (dikush). M’u bë *gjemb (diçka). I bëhet *halli (diçkaje). U bë (mori) *hamull (dikush). U bë *han (diku). U bë *haram (dikush). M’u bë *harrje (dikush) përb. M’u bë *havale (dikush a diçka). U bë për *hekura (dikush). U bë *hell (dikush). U bë *hije (dikush). Iu bë *hije (dikujt). U bë *hirrë (diçka). U bë *histori (diçka). U bë *hithërishte (dikush a diçka). Është bërë *hoshafkë (dikush) tall. Është bërë për me *hudhra (dikush). I bëhem *jastëk (dikujt). I bëhem *jorgan (dikujt). U bëra *kacek. U bë *kaçak (dikush). U bë *kaçamak. U bëra *kaçup. U bë *kala (një vend). U bë *kallam (dikush). U bëfsh *kallkan! mallk. U bëra *kallkan. Është bërë *kandil (dikush). U bë *karabojë (dikush). U bë *karroqe (dikush). Bëhem *katërsh. U bëfsh *katund! ur. Iu bë *këpucë (dikujt). M’u bë këpushë (*rriqër) (dikush) përb. U bëfsh *kërcure! mallk. U bëra *kërcu. Është bërë *kërrabë (dikush). Iu bë *kësmet (dikujt) vjet. S’u bë *kiameti! *Kiameti të bëhet! U bë *kockë (diçka). U bënë *kokrra-kokrra. M’u bë *konak (dikush). I bëhem (i dal) *krah (dikujt). U bëra me *krahë. U bëra *kripë. M’u bë (më doli) *kripë (diçka). U bë *labot (dikush) krahin. U bë *lakër (diçka a dikush). U bë *laskar (dikush) krahin. U bë *leckë (rreckë) (dikush). Iu bë *ledh (diçkaje). Është bërë *legen (dikush) përçm. U bë *legjendë (diçka) libr. Iu bë *lepitkë (dikujt). Është bërë *lepur (dikush). U bë *lesë (dikush). U bëra *lesh. U bë *lëmë (diçka). Është bërë *lëmsh (dikush a diçka). U bëfsh *lëmsh! mallk. U bë *lëndinë (diçka). Është bërë për *lëng (dikush). U bë *lëvere (dikush). Jam bërë *limë. U bë litar (*tërkuzë) (diçka). U bë *livadh (dikush). U bë *lojë (dikush). Është bërë *lugë (dikush). U bë *lule (dikush). U bë *lumë (dikush). U bë për *lumë (dikush a diçka). U bë *lundër (dikush). U bë *llucë (dikush). U bë *llum (dikush a diçka). U bë *mashë (e dikujt) keq. M’u bë *mbarë. I bëhet *mburojë (dikujt a diçkaje). U bë *mel (dikush). I është bërë *mendja... Bëhem *merak (për dikë a për diçka). Iu bë *mish (dikujt). M’u bë *molë (dikush). M’u bë *morr (dikush) përb. bised. S’u bë *nami! mospërf. U bë *narden (dikush) keq. U bë *nuse (dikush). M’u bë *njerk (dikush). Bëhem një (*njësh). Është bërë *një (me dikë) keq. Iu bëftë *njëra! (dikujt) mallk. *Njëra të bëhet! Bëhem *njësh (një). Iu bë *ombrellë (dikujt). Iu bë *opingë (dikujt). U bë *paçavure (dikush). M’u bë (më mbeti) *pajë (dikush a diçka). Bëhem *palë (me dikë). U bë *pasqyrë (diçka). U bënë *pastërma keq. Është bërë *pastërma (dikush). U bë *pazar (diku). U bë *pe (dikush a diçka). U bë *pelte (diçka). U bë *pellg (dikush a diçka). Janë bërë *pendë. U bëra *peronë. U bënë *pesë e pesë. U bë *petë (diçka a dikush). U bë *përshesh (diçka). U bë *përrallë (diçka a dikush). U bë *përrua (dikush). U bë (mbeti) *pilaf (dikush) iron. U bë piper (*spec) (dikush). Bëhem *pishman. Jam bërë *pleh. U bë *plumb (dikush). I bëhem *prag (dikujt a diçkaje). U bë *pre (dikush). U bë *pulë (dikush) mospërf. M’u bë *pullë (dikush) përb. Nuk është *punë që bëhet (diçka). U bë *pus. Më bëhet *pus (diçka). Është bërë për *pushkë (dikush). U bë *qengj (dikush). U bë *qime (dikush). U bë *qiqër (dikush). U bë *qiri (dikush). U bë *qojle (dikush) tall. U bë për (në) *qoshe (dikush). U bë *qull (dikush a diçka). U bë *qyqe (dikush). I bëhem *qyrk (dikujt). U bë *re (dikush). U bë *retra (diçka). M’u bë *retër (dikush). U bë rreckë (*leckë) (dikush). M’u bë *rrëfanë (dikush) përb. M’u bë *rriqër (këpushë) (dikush) përb. M’u bë *rrodhe (dikush) përb. U bë *rrogoz (diçka a dikush). U bë *rrugë (udhë) (për diçka). U bë udhë (*rrugë) (për diçka). U bë *rrumbull (dikush). U bëmë *sardele. M’u bë *sebep (diçka). Është bërë *skelet (dikush). U bë *spec (piper) (dikush). U bë *sterrë (dikush). U bë *sukull (dikush) krahin. Bëhet me *sustë (diçka). U bëra *shakull. U bëra për *shami. Është bërë *shirit (dikush). Më bëhet *shirit (diçka). U bëra për *shkalc. U bë *shkarpë (dikush). Më bëhet *shkarpë (diçka). U bë *shkop (dikush). U bë për *shkop (dikush). U bë *shoshë (diçka). U bë *shportë (diçka). I është bërë *shtrat (dikujt a diçkaje) keq. U bë *shuk (dikush). M’u bë *shushunjë (dikush) përb. U bë *tapë (dikush). U bë për *tellall (dikush). U bë *tërkuzë (litar) (diçka). U bë *tjegull (diçka). Është bërë *trëndelinë (dikush). U bë *trokë (diçka a dikush). U bë *trung (dikush). U bë *tufan (dikush). U bë *turrë (dikush). U bë *tym (dikush). *Tym të bëhet! *U tha, u bë (diçka). U bë *theror (dikush). U bë *thëngjill (diçka). Ta bën nën *thua (dikush). U bë *thumb (dikush). U bë udhë (*rrugë) (për diçka). U bë *ujë (dikush). U bë *ujk (dikush). M’u bë *ujk (dikush a diçka). U bë *uthull (dikush). U bë *vaj. U bë *vakëf (diku). Bëhet *varr. U bë *vegël (e dikujt). Iu bë *velenxë (dikujt) keq. Bën *vend ku s’bëhet (dikush). U bëra *verem vjet. U bë *veri (dikush). U bë (doli) më *vete (dikush). U bë *vezë (dikush). U bë për *vig (dikush). Nuk më bëhet *vonë. U bë vozë (*fuçi) (dikush). U bëra *vrer. I është bërë *xanxë (diçka). U bë *xurxull (dikush). Është bërë *xham (diçka). U bë *xhind (dikush). M’u bë *zorrë (dikush) përb. vulg. U bë *zhele (dikush). U bë *zhur (diçka).
BË/J vep., ~RA, ~RË 1. kal. Përgatit, prodhoj diçka, duke përpunuar një lëndë; ngre a ndërtoj diçka, duke përdorur sende të tjera, pjesë të ndryshme etj.; gatit diçka me punë, me duart e mia ose duke përdorur një vegël, një makinë a një mjet tjetër; kund. zhbëj. Bëj bukë (gjellë, një ëmbëlsirë). Bëj drekën (darkën). Bëj tjegulla (tulla). Bëj gëlqere (qymyr). Bëri raki (verë, birrë). Bën çimento (letër, sheqer). Bën pëlhurë (qilima). Bën këpucë. Bëj çorape. Bën folenë (zogu). Bëj mur. Bëri një qerre (një tryezë). Bëj një fyell. Bënë shtëpi. Bëj një zjarr. Qysh në fillim duhet t'i bënim disa gjëra dhe të zhbënim disa të tjera. Bëj atë që duhet, mos vështro se ç’thuhet. (fj. u.).
2. kal. Krijoj një vepër arti, një vepër shkencore etj.; hartoj, shkruaj, përpiloj. Bëj një vjershë (një këngë). Bëj një roman (një tregim, një dramë, një hartim, një letër, një raport). Bëj një fjalor (një studim). Bëj një vizatim (një pikturë, një karikaturë, një portret). Bëj një monument (një statujë). Bëj një film. Bëj programin. Bëj një plan.
3. kal. Merrem me diçka, kryej një punë a një veprim, veproj; zhvilloj një veprimtari të caktuar politike, ekonomike, kulturore, sportive etj.; zgjidh një çështje, plotësoj një detyrë; kryej; punoj, realizoj. Bëj punë. Bëj detyrën. Bëj rojë. Bëj mësim. Bëj gjimnastikë (stërvitje, ndeshje). Bëj operacion. Bëj kërkime (studime, eksperimente). Bënte tregti. Bënte kontrabandë. Bëri pazarin. Bëj një problem (një ushtrim). Bën xhiro (fin.) shet mallin a qarkullon paratë. Mirë e bëre. - Ç'po bën? S'bën asgjë. Bëj shumë për dikë. Bëj të pamundurën. Bëj çmos. Ka (mbetet) shumë për të bërë. - Ç'bën këtu? - S'ke ç'bën! - Ç'do të bësh nesër? Duhet bërë diçka. S'bën gjë pa pyetur. S'bën gjë tjetër veç... Ç'thotë, bën. - Mendohu mirë, pa bëje. Bën zakonin. Me të parë e me të bërë si të vijë puna, si të shohim kur t'i vijë koha, shohim njëherë e pastaj veprojmë. Me të thënë e me të bërë veproj menjëherë, pa u vonuar. Bëj atë që duhet, mos vështro se ç'thuhet (fj.u.).
4. kal. Hap një vrimë, një gropë etj., çel (duke gërmuar a duke mihur dheun etj.); çaj. Bëj një hendek (një kanal, një llogore, një transhe). Bënë themelet. Bëj gropa. Bënë një vrimë (një pus, një tunel). Bëj qilizmë. Bëj një vijë uji. Bëjnë rrugë. E bëj të ngushtë (të thellë).
5. kal. Organizoj e zhvilloj diçka; marr pjesë në një ngjarje, në një veprimtari a në një punë. Bëj dasmë (festë). Bënë mbledhje. Bëjnë gara. Bënë një kongres (një konferencë). Bënë grevë (demonstratë). Bëjnë komplote (intriga). Bën manovra. Bëri gjyq. Bëri luftë.
6. fig., kal. Ngre, kurdis, vë; i punoj diçka. I bëri pritë (pusi, një grackë). I bëri një lojë (një marifet, një rreng). I bëri hile. Ia bëri me të pabesë. Ia bëri me qëllim (enkas, kastile, për inat). - Mirë ia bëre! - Ta bën prapa krahëve.
7. kal. Lyej diçka me një lëndë; zë diçka me një lëndë; fëlliq, përlyej me diçka, ndot, ndyj. Bëj murin me gëlqere. Bëj këpucët me bojë. Bëj plasat me allçi (me baltë). Bëj bukën me gjalpë. Bëj plagën me jod. Bëj me ilaç. Bëri buzët me të kuq. Bëj me pudër. E bëri me njolla (me pluhur). Bëj mjekrën me shkumë sapuni. I bëri duart me blozë. Bëri flokët me këna. I bëri duart me gjak.
8. kal. Veproj mbi një njeri, mbi një kafshë a mbi një send, duke i lënë një shenjë, një gjurmë, një mbresë etj. I bëri një plagë (një xhungë). I bëj një shenjë në krah (në kurriz). I bëj një të çarë. Bën vijë. Bëj një vijë me laps. I bëj një kllapë drurit. Më bën përshtypje.
9. kal. Kryej një lëvizje; lëviz, zhvendosem në një drejtim, eci drejt një pike, ia mbaj nga... Bëj një lëvizje. Bëj prapa (përpara, djathtas, majtas, anash). Bëj mënjanë (më tutje). Bëj dy hapa. Bëj një rrotullim (një kërcim, një fluturim). Bëj tatëpjetë (nga dera, drejt shtëpisë). Treni bëri përpara. - Nga bëri? Bëj shenjë me dorë. Ia bëj me gisht (me kokë).
10. kal. I nënshtrohem një veprimi; kryej diçka që lidhet me mua, duke iu nënshtruar një veprimi a një procesi; veproj mbi dikë për diçka, ia nënshtroj dikë një veprimi; përpiqem të ndikoj mbi dikë. Bëj banjë (dush). Bëj gargarë. Bëj një fotografi. I bëj një fotografi. Bëj radioskopi. Bëj banja dielli. Bëj rreze (mjek.). I bëj masazh. I bënë tortura e torturuan. I bën lajka. I bëri kërcënime e kërcënoi. I bëj agjitacion. Bëj punë bindëse me njerëzit.
11. kal. I sjell dikujt një pasojë, i shkaktoj diçka; jam shkaktar për diçka, jam shkaku a burimi i një pasoje. I bëri një të mirë (një të keqe). I bëri të zezën. I bëri një padrejtësi. I bën dëm e dëmton. I bën dobi. Të bën kaps. Më bën mirë (keq). Bënë masakra (kërdinë). Bënë zhurmë (shamatë, rrëmujë). E bëri të lumtur. E bëri me inat (më qejf). E bëri me nerva e nevrikosi. E bëri me turp. - Ai ma bëri këtë! - Çfarë i bënë? - Ç'të bën kjo? S'të bën asgjë. - Çfarë po të bëj? - Më bëni ç'të doni! Bën masë (kontakt) (elektr.).
12. kal. E detyroj ose e nxit dikë të kryejë një punë a një veprim; jam shkaku që... (me një folje në mënyrën lidhore). E bëri të flasë (të thotë, të bërtasë, të heshtë, të qajë, të qeshë, të inatoset, të mërzitet). E bëj të mendohet (të besojë). E bëj të lexojë (të mësojë, të punojë, të vijë). E bën të rritet (të zhvillohet). E bëj të përparojë (të ecë, të ngrihet). E bëj të fluturojë. E bën të dërsijë.
13. bised., kal. Pajis me diçka, i jap a i sjell diçka, i siguroj që të ketë diçka, i gjej, i rregulloj. E bënë me shtëpi. E bëri me shkollë (me zanat). E bëri me orë (me biçikletë). I bëri një nuse.
14. kal. I jap dikujt një detyrë, një gradë a një titull, e emëroj, e caktoj në një punë; e quaj, e trajtoj, e paraqit ose e vlerësoj; e marr për... E bëj minator djalin. E bënë kryetar (drejtor, përgjegjës, brigadier). E bëj mik (shok). E bëj timin. E bëj si të shtëpisë. E bëri dhëndër (bir në shpirt). E bëri nënë. E bën veten të zgjuar. Të bën për budalla. E bëjnë të marrë. E bëri (për) qorr. E bënë për të vdekur e quajtën, e kujtuan për të vdekur.
15. kal. E kthej në një gjendje tjetër, e shndërroj; jap një cilësi, një veti a një pamje të caktuar, i jap cilësitë a tiparet e dikujt a të diçkaje tjetër; e paraqit diçka si dua unë a si mendoj unë, duke e ndryshuar. E bëj të butë (të fortë). E bëj të lehtë e lehtësoj. E bëj të bardhë (të zi, të verdhë). E bëj të gjatë e zgjat. E bëj të gjerë e zgjeroj. E bëj të shkurtër e shkurtoj. E bëj të madh e zmadhoj. E bëj të vogël e zvogëloj. E bëj të lëmuar (të rrumbullakët). E bëj pjellor. E bëj të shkathët. E bën qesharak. E bëj qumështin kos (djathë). E bën ujin akull. E bëj mishin qofte. I bëri paratë mall. I bëj qepët varg. I bëj flokët gërsheta. Ia bëri kokën tullë (rrikë) e qethi shumë shkurt. E bëj fillin lëmsh. E bëj zyrë. E bëj shtëpi banimi. E bëri koloni. E bënë rob. Ky kostum të bën të ri. E bëri zakon (ves). E bëri çështje (problem). E bëri mishmash. E bëri monopol e monopolizoi. E bëj flamur e kthej në një simbol. E bëri histori (legjendë) e mori nëpër gojë. E bëri rrëmujë (han, pazar). E bëri lesh e li e pështjelloi, e ngatërroi. E bëri shesh. E bëri gardh e ktheu në një pengesë. E bëri rrafsh (lëmë, lëndinë, bar) e shkatërroi krejt. E bëri thërrime (pluhur, përshesh). E bëri pulë (qengj) e zbuti, e urtësoi, e shtroi, e nënshtroi. Ia bëj të lehtë ia lehtësoj; ia paraqit të lehtë. Ia bëri të mbaruar ia paraqit si të mbaruar një punë. E bën buall diçka e fryn tepër. Ia bëri jetën pus (skëterrë, varr) ia bëri jetën shumë të rëndë, ia nxiu jetën. E bëri ditë e ndriçoi shumë. E bëri natë e errësoi shumë. Bëje ç'të duash!
16. jokal. Pjell, lind; vet. v. III jep prodhim, prodhon, lëshon, nxjerr. Ka bërë dy fëmijë. Bëri vajzë (djalë). Bëri binjakë. Djali ynë sorkadh shullëri, / Lum nëneja që e bëri! (folk.). Bëri viç (lopa). Bëri dy qengja (delja). Bën vezë (pula). Bën qumësht. Bën mjaltë. Bën grurë (ara). Bën farë (kokrra, gjethe, lule, rrënjë). Bën shumë (pak). Sivjet bënë mollët (ullinjtë, qershitë...) prodhuan shumë. S'bëjnë dardhat në shënëndre. (fj. u.).
17. kal., vet. v. III Nxjerr nga vetja, lëshon, jep; jashtëqit. Ullinjtë bëjnë vaj. Bën djersë (lëkura). Bën qelb (plaga). Më bëjnë lot sytë. Bën tym. Bën erë. Bën dritë (xixa, hije). Bën bajga. Bën ujët (nevojën).
18. edhe jokal., kryes. v. III Nxjerr një zë a një tingull, bën një zhurmë të caktuar. Bën mu (lopa). Bën ciu (zogu). Bën be (delja). Bën mjau (macja). Bën guga gugat. Bën çak (bam, plluq). Bëri hi-hi-hi. Bëri oh! Më bën veshi piu. Bën si gjel (si mace, si qen). Bëri çak pushka nuk shkrepi.
19. kal. Nxjerr me punë a me një mënyrë tjetër, siguroj; fitoj. Bëri para (pasuri). E bëjmë bukën vetë. E bëri misrin për gjithë vitin. I bënë drutë për dimër.
20. bised., kal. Shpreh me fjalë, them; përgjigjem. Bën amin (përçm.) pranon pa kundërshtuar, pajtohet me dikë e i shkon pas avazit.
21. bised., kal. I paraqit a i parashtroj dikujt një kërkesë, një lutje etj.; i dërgoj, i jap, i drejtoj. I bëj lutje (kërkesë). I bëj një ftesë. I bëj një urim. I bëj një pyetje. I bëj një letër (një telegram). I bëj një raport. I bëj të fala. Bëj thirrje. Bën urdhër i jep urdhër dikujt.
22. bised., kal. Përgatit duke peshuar a duke i ndarë dhe ia jap dikujt; ndaj. I bëj dy kile mollë (patate, djathë). I bëj dy metra basmë (stof). I bëj pjesë dikujt i ndaj më vete e i jap pjesën që i takon. I bëj një akullore (një konjak, një ëmbëlsirë). E bëri më dysh (më katërsh, në pesë copa).
23. edhe jokal. Jam i zoti ose i aftë të kryej një punë, kam mundësi të kryej një detyrë a të zhvilloj një veprimtari; ia dal mbanë, ia arrij, jam në gjendje të përballoj diçka. E bëj këtë punë. Bën çdo gjë. Nuk e bëri dot. E bëj vetë (me forcat e mia). E bëri mirë e shpejt. Bëj edhe pa të. Bëj edhe pa ngrënë. S'bën njëri pa tjetrin. S'bën dot pa syze. - Ti qofsh si bën!
24. zakon. me moh., jokal. Është në gjendje të punojë, të veprojë a të lëvizë, punon (për organe të trupit të njeriut); kam fuqi, vullnet a dëshirë të kryej një veprim (edhe fig.). S'më bëjnë sytë. S'i bën koka.
25. kal. Përshkoj një rrugë a një vend, kaloj një hapësirë; udhëtoj me një mjet; kryej një punë a një lëvizje (në një masë ose në një numër të caktuar). Bëj një rrugë. Bëj gjysmën e rrugës. E bëj më këmbë (me tren, me biçikletë). Bën pesëdhjetë kilometra në orë. Bën dyqind rrotullime në minutë. Bën katër rrugë në ditë. Bëjnë udhë lopët, shkon edhe ai. (fj. u.).
26. kal. Kaloj një kohë (disa ditë, disa muaj etj.); mbush a plotësoj një kohë; kaloj. Bëj pushimet në plazh. Bëj lejen. Bëri dyzet vjet. Po bën motin. Bëra dy orë që kam ardhur. Bëri ca kohë. Bëri dy muaj në fshat. Bëj dy orë mësim. Bëj një jetë të rregullt. S'e ka bërë muajin. - Bëfshi natën e mirë! (ur.).
27. bised., kal. Kryej një detyrë a një punë në një kohë të caktuar; e përfundoj një punë; ndjek, vijoj; mësoj. Ka bërë shkollë. Studimet i ka bërë në Universitetin e Tiranës. Bëj klasën e parë (vitin e fundit). Bëra një kurs kualifikimi. Bëj praktikën (stazhin). Bëj ushtrinë. Bëri kurbetin. Bëj gjuhë (gjeografi, letërsi...).
28. kal. Formoj diçka me një tjetër a me të tjerë, krijoj një të tërë; vet. v. III përbën a jep një të tërë; del si përfundim, është baras. Bën një të tërë. Bënë një shoqëri. Bëjnë shumicën. Bën rrokje. Njëqind centimetra bëjnë një metër. Njëqind kilogramë bëjnë një kuintal. Shtatë ngjyrat kryesore bëjnë ylberin. Dy dhe dy bëjnë katër.
29. kal., vet. v. III Merr një trajtë tjetër, formon duke u ndryshuar. Bën kthesë (rruga). Bën bërryl (lumi). Bën hark (muri). Bën lak. Bën dredha. Bën rrudha (pala). Bën xhep. E bën numrin shumës (gjininë femërore...). (gjuh.).
30. kal. Merrem vesh a lidhem me dikë për të kryer një punë, lidh; vendos së bashku me dikë për të bërë diçka, vendos. Bënë marrëveshje. Bëri kontratë. Bëri paqe. Bëj miqësi (krushqi). S'bëj pazarllëk. E kemi bërë të nisemi nesër. E bënë me besa-besë lidhën besë. Bëri benë.
31. edhe jokal. Sillem a veproj në një mënyrë të caktuar. Bëj si më thotë zemra. Bëj si më urdhërojnë. Bëj si të duash. Bën me kokën e tij (sipas kokës). E bëri me (pa) dashje. - Si t'ia bëjmë? Bën si në shtëpinë e vet. Bën si fëmijë (si i marrë). Bëj si mik. - Mirë e bëre! Bën mirë të vish. S'bëri keq që erdhi. - Ç'të bësh! S'ke bërë mirë. - Bëj si të bësh! S'di ç'bën. Nuk bën ashtu! nuk është mirë të sillesh ashtu! Bën sikur...shtiret, vepron sikur... - Ç'do të bësh me djalin? - Ç'do t'i bësh djalit? si do të veprosh me djalin? - Ç'do të bësh me syzet? - Ç'do t'i bësh syzet? si do të veprosh me syzet? - Si t'ia bëj hallit?
32. fig., kal. Kryej një veprim që zakonisht lidhet me karakterin, me sjelljen, me qëndrimin e me botëkuptimin e njeriut etj. Bëri trimëri (heroizëm). Bëj sakrifica. Bën mrekulli. Bëri marrëzi. Bëri faj (krim). Bënte turpe. Bëri një budallallëk (një proçkë). Bëri një dredhi. Bënte palaçollëqe. Bëj shaka. Bënte aventura. S'bën lëshime (hatëre, dallavere, hile). Bënë të nëntëdhjetenëntat bënë të gjitha të këqijat. Bën numra (bised.).
33. kal. Më përgatit diçka dikush e ma jep; porosit dikush diçka për mua; kryen një punë për mua, më mbaron një punë. Bëj një palë rroba (një kostum, një pallto) te rrobaqepësi. Bëj një palë këpucë (te këpucari). Bëri flokët u dha formë flokëve te floktari (për gratë).
34. bised., jokal., vet. v. III Kushton, vlen; hyn në punë për diçka, përdoret për diçka; është i përshtatshëm a i vlefshëm. - Sa bën? - Sa para bën? Bënte shtrenjtë (lirë). Bën njëqind lekë. S'bën asgjë. Nuk bën për zyrë. S'bën për të fjetur. Nuk bën për pantallona ky stof. Ky miell bën për petë. S'bënte ai për atë vajzë.
35. jokal., vet. v. III Është mirë, është e lejueshme, lejohet. - A bën të hyj? - A bën ta di? - S'bën kështu! Bën, s'bën... - S'bën ta thuash! - Pse s'bën?
36. jokal., vet. v. III Më nxë, më vjen sipas masës (për rrobat, këpucët etj.). Më bëjnë këpucët (rrobat). S'më bën kapela. S'më bën unaza. S'i bën çelësi kësaj brave. S'i bën kapaku. S'i bën tapa. Ky xham s'i bën.
37. vet.v. III Ka, është (për kohën, për kushtet atmosferike ose të mjedisit); mban një mot i caktuar. Bën ftohtë (nxehtë, vapë). Bën ngricë (acar, ciknë). Bën të ftohtë i madh. Bën butë. Bën thatësirë (lagështi, mjegull, ufëm). Bën erë (furtunë). Bën kohë e mirë (e keqe). Bën diell. Ka bërë dimër. Bën det ka shumë dallgë, ka shtrëngatë në det.
38. kal. Përdoret së bashku me emra (kryesisht prejfoljorë) ose me fjalë të tjera dhe formon togje të qëndrueshme që kanë në përgjithësi kuptimin e foljeve me të cilat lidhen pjesët e dyta të këtyre togjeve. Bëj barazim barazoj. Bënë bastisje bastisën. Bëj be betohem. Bëj çudi çuditem. Bën dashuri dashuron; dashurohet. Bëri deklaratë deklaroi. Bën dritë ndriçon. Bëj durim duroj. Bëj klasifikimin klasifikoj. Bëj krahasimin krahasoj. Bëj krasitje krasit. Bëj kursim kursej. Bëj lajmërimin lajmëroj. Bëj lidhje lidh. Bëj llogari llogarit. Bëj marshim marshoj. Bëj matje mat. Bëj ndreqje ndreq. Bëj ndryshime ndryshoj. Bëj not notoj. Bëj paralajmërim paralajmëroj. Bëj përpjekje përpiqem. Bëj plaçkë plaçkit. Bëj plehërimin plehëroj. Bëj një premtim premtoj. Bëj pritje pres. Bëj qitje qit. Bëj shëtitje shëtit. Bëj shitje shes. Bëj shkelje shkel. Bëj ujitjen ujit. Bëj vëzhgime vëzhgoj. Bëj vrojtim vrojtoj. I bën dredha i dredhon. I bënë gjyqin e gjykuan. I bëj nder e nderoj. Ia bëj ngarkim ia ngarkoj. I bëj qëndresë i qëndroj. I bëj stivë i stivoj. I bëj shërbim i shërbej. Bëj përpara përparoj. Bëj pastrimin pastroj. Bëj bashkë (tok) bashkoj. Bëj gati gatit. Bëj palë palos. Bëj rrafsh rrafshoj. Bëj shesh sheshoj. E bëj të njohur (të ditur) njoftoj.
39. Përdoret si folje gjysmëndihmëse së bashku me një folje tjetër, me kuptimet “nis, zë, filloj, marr të...; përpiqem, matem”. Bëj të ngrihem. Bëj të dal. Bëj të flas. Bëj të marr. Bëj ta kap (ta zë).
✱Sin.: arrij, caktoj, çaj, çel, dal, detyroj, dërgoj, drejtoj, emëroj, fëlliq, filloj, fitoj, formon, gatit, gjej, hartoj, heq, jep, jashtëqit, ka, kaloj, krijoj, kryej, kthej, kurdis, kushton, lejohet, lëshon, lëviz, lidh, lind, lyej, marr, matem, mban, mbaroj, mbush, merrem, mësoj, ndaj, ndërtoj, ndjek, ndot, ndyj, ngre, nis, nxë, nxit, nxjerr, organizoj, pajis, paraqit, parashtroj, përdoret, përfundoj, përgatit, përgjigjem, përlyej, përpiloj, përpiqem, përshkoj, pjell, plotësoj, pranohet, prodhon, punoj, qep, qit, quaj, realizoj, rregulloj, siguroj, sillem, sjell, shitet, shkakton, shkon, shkruaj, shndërroj, shpik, trajtoj, them, udhëtoj, vendos, veproj, vete, vë, vij, vijoj, vlen, vlerësoj, zë, zgjidh, ziej, zhvendosem, zhvilloj.
♦ *Aq më bën! E bëri *akull (dikush). E bëj *alarm (diçka) libr. I bëj *autopsinë (dikujt a diçkaje) libr. Bën *baltë (dikush) tall. S’të bën *baltë (diçka). I bëj *ballë (dikujt a diçkaje). Bëri (dha) *ballë (dikush). Ia bëri *bam (dikush). Nuk ia bën *të bardhë (dikujt). Bën *bark. E bëri *barut (diçka). E bëri (e nxori) *batall (dikë). E bëri (e vuri) *batbat (dikë). Bëj *be. Ia kam bërë *benë (dikujt). Bën *beh (dikush a diçka). E bëj *beh (për diçka). Ia bëj *behun (diçkaje). S’ia bëj *beh (dikujt). Ia bëri *bela (dikujt). Bëj si bëj ia dal mbanë në një farë mënyre, përpiqem dhe arrij diçka me ato mjete a mundësi që kam, ia dal disi; vij rrotull. Bën ç’bën (dhe...) (dikush). 1. Përpiqet sa përpiqet dhe...; merret me diçka sa merret dhe...; vendos më në fund, vepron. 2. Përsërit një veprim herë pas here, një më dy dhe...; sillet nga sillet. Bëj si të bësh rregullohu vetë a bëj sipas kushteve e mundësive që ke, përpiqu t’ia dalësh në krye a ta përballosh diçka si të mundesh. Bërë e pa bërë si të jenë, ashtu siç janë, edhe nëse nuk janë bërë. E bëri *bërllok (dikë a diçka). E bëj *bërnut (diçka). E bëri *bërsi (dikë a diçka). I bën *biografinë (dikujt) keq. Bën *bisht (dikush). I bën *bisht (dikujt a diçkaje). Ia bëri *bletë (dikujt). Ia bëri *bof (dikush). Ta bën *borxh (dikush). E bëj *borzilok krahin. E bëri *brashnjë (dikë) krahin. E bëri (i shpëtoi) në *brekë (dikush) përb. vulg. Bëri *bujë (diçka). E bëri *bujë (diçka). Bëj *bukën. I bëj *buzë (diçkaje). E bëri *byk (diçka a dikë). I bën *cepa (dikujt). E bëri *copë (dikë a diçka). Nuk e ka bërë *çak (dikush). S’bëj *çap (për diçka). Bëj *çare vjet. E bëri *çeçe (dikë a diçka). E bëri *çeço (dikë). E bëri *çerekë (dikë a diçka). Ka shkuar për të bërë *çerepë (dikush) mospër. E bëri (e qiti) *çirak (dikë) vjet. Bëj *çmos. E bëri *çorap (diku a diçka). E bëri çorbë (diçka). Bëj *çudi. E bëj *dalje (diçka) shaka. Bëj *dasmë. E bëri *daulle (dikë) përçm. E bëj *def (dikë). I bëj *derman (dikujt a diçkaje). Bëri *detin (për dikë). E bën (e çon, e hedh) *dëm (diçka a dikë). E bëri ditë (diku). S’i ka bërë *ditët (dikush), edhe mospërf. I bën *djepin (dikujt). S’më bën *dora. S’më bëjnë *duart (për diçka). Ia bëj me *dorë (dikujt a diçkaje) iron. Bën *dredha (dikush). I bën *dredha (dikujt a diçkaje). Bën *dritë (dikush). E bëj *dritë (diçka). Bëj *durim. E bëri për *dyshek (dikë). E bëri *dhallë (diçka). Bëri *emër (dikush). Bëri *epokë (dikush a diçka) libr. Bën *ferk (dikush). E bëri *feta (dikë a diçka). E bëri *fërtele (dikë a diçka). Bën *figurë (dikush) libr. Na bëri *finjë (dikush) keq. Bëj *fjalë (për dikë a për diçka). I bëj (i çoj) *fjalë (dikujt). E bëri me *fjalë (dikë). E bëj me *fjalë (me dikë). S’bën *fjalë (dikush). S’e bëj për *fjalë (diçka). E bëj *fli (dikë a diçka). Bën (ngre, gjen, zë) *fole (diçka). Ia bëri *fora (dikush). E ka bërë *fshesë (dikë) mospërf. E bëri *fugë (diçka). Bëri *furtunë (dikush). E bëri *fushë (dikë). E bëri *fyt (diçka). E bëri *gajde (dikë). Bëj *gallatë (me dikë). S’bën *gëk (as gëk, as mëk) (dikush). E bëri *gërshet (diçka). I bëri *glasën (diçkaje). Ia bëri *gogël (dikujt). Ma bëri *gogol (dikë a diçka). S’më bën (s’më vete) *goja. Të bëfsha (të hapsha) *gropën! mallk. Ia bëri (i hapi) *gropën (dikujt). Bëri *gurgulenë (dikush) bised. Bëri *gjak (dikush). E bëri *gjak (diçka). S’e bëri *të gjatë (dikush). S’ia bëri *të gjatë (dikujt). S’e bëri *gjatë (dikush). Si bëri e gjeti (dikush) e pësoi, vetë e kish fajin. *Gjen pa bën (dikush) keq. Bëri *gjëmën (dikush). Të bëfsha *gjëmën! mallk. Të bën *gjëmën (dikush). Nuk më bëjnë (nuk më punojnë) *gjunjët. Bën *gjumë (dikush). Bëj *gjyq (me dikë). S’bën *hair (dikush). E bëri *hak (dikush). Bëj *hall. Ia bëri *hallall (dikujt) bised. Të bëfsha (të ndafsha, të ngrënça) *hallvën! Ia bëri *haram (dikujt) vjet. Bëri *hatanë (dikush). I bëj *hatrin (dikujt). E bëri *hi (e pluhur) (diçka). I bëj *hije (dikujt). Nuk i bën *hije (askujt). Mos na bëj *hije! shak. Ia bëri me *hile (dikujt). E bëri *hirrë (diçka). Ia bëri *hyrje (dikujt) shaka. bised. Ia bëj *hyzmetin (diçkaje). E bëri për *ibret (dikë). I bën *iso (i mban ison) (dikujt) keq. I bëj *jehonë (diçkaje). Bëj *jetë. E bëri *kacek (dikë). E bëri *kalldrëm (diku) përçm. Ia bëri *kalldrëm (dikujt) thjesht. *Kam të bëj (me dikë). S’më bëjnë *këllqet. Bën *këmbë (dikush). Ka bërë *këmbë (diçka) iron. Nuk më bëjnë *këmbët. Bëri *kiametin (dikush). Ia bëri *koka (dikujt). I ka bërë *kokën (kryet) (dikujt). Bëj *konak (te dikush a diku) vjet. E bëri (e la) *kopan (dikë) bised. Bëri *krah (diçka) iron. E bëj me *krahë (dikë). S’kam bërë *krushqi (me dikë). I ka bërë kryet (*kokën) (dikujt). Bëri *kthesë (dikush) libr. E bëj *kurban (dikë a diçka). I bën (i jep) *lak (dikujt a diçkaje). E bëri *lakër (diçka a dikë). E bëri *lakror (dikë a diçka). Bën *laradashë (dikush). Bën (shkon) *lart (dikush a diçka). E bëri *leckë (rreckë) (dikë). E bëri *legen (dikë). E bëri *legjendë (diçka) libr. E bëri për *lemzë (dikë). E bëri *lepur (dikë). E bëri *lerë (dikë a diçka). E bëri për *lesë (dikë). E bëri *lesh (diku a diçka). E bëri *lëkurë (për në lëkurë) (dikë) bised. E bën *lëmë (dikush). E bëri *lëmë (diçka a diku). Ia bën *lëmë (dikujt). E bëri *lëmsh (diçka). E bëri *lëndinë (diçka). E bëri *lëvere (dikë). E bëri *lëvozhgë (dikë). Bën *ligjin (dikush) keq. E bëri litar (*tërkuzë) (diçka). E bën *livadh (diçka). Bën *lodra (dikush). Bën *lojë (me dikë). Bën (luan) *lojën (e dikujt). E bëri *lolo (dikë). E bëri *lule (dikë). Bëri *llafe (me dikë). E bënë me *llaf. E bëri *lloç (diçka a dikë). E bëri *llum (diçka a dikë). E bëri *të madhe (bëri të madhen) (dikush). I ka bërë *magji (dikujt). Bën *majë (diçka). Ia bëj me *majë (dikujt). E bëri (e zuri) *mat (dikë) libr. Bëj *mend. E bëj me *mend (për diçka). U bëfsh një *mëhallë! ur. Bën *mu (diçka). I bëj *naftën (diçkaje) vulg. Bën *namin (dikush). Bën *naze (dikush). I bën *naze (diçkaje). I bëj *nder (dikujt). S’e bën (më) *nëna (dikë). Si e ka bërë (e ka lindur) *nëna. E bëri *nuse (dikë). Bën *njërën (dikush). S’e bëj për *osh (dikë). E bëri *paçavure (dikë a diçka). Ma bëri *pajë (dikë a diçka). E bëri *palaço (dikë). E bëri *palë (dikë a diçka). Bëj *pallë. E bëri *pambuk (dikë). Ia bëri *paq (dikujt). Sa *para bën! E bëj *pasqyrë (diçka). E bëj *pastërma (diçka) tall. E bëri *patështinë krahin. (dikë a diçka). Bëj *pazar (me dikë). Ia bëri *pe (dikujt). E bëri *pelte. Më bëri *pellg (dikush a diçka). S’të bën për *pesë (dikush). E bëri *pestil (dikë). E bëri *peshk (dikë) bised. Ma bëri (ma la) *peshqesh (dikë a diçka). E bëri *petë (dikë a diçka). Ka bërë (ka çarë) *përpara (dikush). Bën (shkon) *përpjetë (dikush). S’të bën *përse (dikush). S’ia bën dot *përsipër (diçka). E bëri *përshesh (diçka). E bën *përrallë (diçka). Bëj *pjesë. E bëri *pleh (dikë). Shkoi për të bërë *ponica (dikush) iron. Bën (shkon) *poshtë (dikush a diçka). Ka bërë *prapa (dikush). E bëj *problem (diçka) libr. S’bën *prokopi (dikush). Ia bëri *puc (dikujt) krahin. Bëj *qejf. I bën *qejfin (dikujt). E bën *qorr (dikë) keq. Më bëri *qull (dikush a diçka). I bëj *radhë (dikujt). Sa për të bërë *radhën. E bëri *retra (diçka a dikë). E bëri *rezil (dikë) bised. I ka bërë *rradaken (dikujt). bised. E bëri rreckë (*leckë) (dikë). Ia bëj *rrethin (dikujt a diçkaje). E bëj *rreze (diçka). Bën *rrugë (udhë) (diçka). Ia bëri pa *rrugë (dikujt). Bën (mban) *sehir (dikush) keq. Ia bëri *skëterrë (jetën) (dikujt). Më bëjnë *sytë. Ma bën me *sy. E bëj me *shëndet (diçka). E bëri *shi (diçka). I bëj *shurrën (diçkaje) përçm. vulg. Bëj *timen (diçka). Bën udhë (*rrugë) (diçka). E bëri *rrugë (udhë) (dikush). E bëri *sallatë (diçka a dikë). I bëj (i jap) *strehë (dikujt). E bëri *sukull (dikë) krahin. Bëri *shamatë (për diçka) vjet. E bëri për *shkalc (dikë). *Shohim e bëjmë. E bëri *shoshë (diçka). E bëri *shportë (diçka). I bën *shteg (dikujt a diçkaje). Ia bëri *shtëllungë (dikujt). Ia bëri *tetën (dikujt) keq. vulg. E bëri *tërkuzë (litar) (diçka). Bëj *toka (me dikë). Bëri *tufan (dikush). E bëri *tul (dikë) tall. Nuk bën *tutje (dikush). E bëri *tym (diçka). Bëj *theror (dikë a diçka). E bëri *thëngjill (diçka). Bën udhë (*rrugë) (diçka). I bëj (i lëshoj, i hap) *udhë (rrugë) (dikujt). E bëri udhë (*rrugë) (dikush). Bëj *udhë. Më bëri *ujë (dikush a diçka). E bëj *ujë (diçka). E bëri *usta (dikë). Bëj *vaj (për dikë a për diçka). Bën *vaki vjet. Më bën *vapë (dikush) shpërf. Ia bëri *vapën (dikujt). Ia bëri (i hapi) *varrin (dikujt). Të bëfsha *varrin! mallk. E ka bërë *vazhdë (diçka). E bëri për *vdekje (dikë). E bëri (e la) *të vdekur (dikë). Bëri *vend (diçka). Ia bëj *verë (diçka). Më bëjnë (më gënjejnë) *veshët. S’e bëj *veten. Më bëri për *vete (dikush). Sikur e ka bërë *vetë (një fëmijë). Ia bëri *vëng (dikujt). E bëri për *vig (dikë). E ka bërë *vijë (diçka). Më bëri *vrer (dikush a diçka). Bën *xixë (dikush). E bëj *xixë (diçka). Më bëri *xurxull (dikush a diçka). E bëj *xham (diçka). E bëri *zap (dikë a diçka). Bëj *zemër. S’më bën *zemra (për diçka). I bëj *zë (dikujt). S’bën *zë (dikush). S’e bëj për *zë (diçka). E bëri *zhele (diçka a dikë). Bën *zhibla (dikush). E bëri *zhubël (dikë). Bëri *zhurmë (dikush a diçka).
BËTÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Shakull, kaçup, kacek. Sillnin vaj e ullinj me bëtika. Iu bë barku bëtikë (dikujt) hëngri jashtë mase, iu fry barku nga të ngrënët e shumtë.
2. anat. Bark, plëndës. I plasi bëtika.
3. Cipë që zë vera në fuçi të hapur.
✱Sin.: shakull, kaçup, kacek, calik, rrëshek, rrëshiq, lëkurë, shirk.
CALÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Kacek, shakull. Calik vaji. Calik me verë. I fryrë si calik. Shpiem andej një calik djathë e na japin një dorë kripë. Bota i rrotullohej, sepse e shtynte vera e calikut.
2. Kacek fakëtari, gjyryk. Caliku i farkës.
3. Trastë e vogël prej lëkure të regjur, që mbahet zakonisht nga barinjtë. Calik me bukë. Me calik e me fyell. Mori bukë dhe një calik ujë. Hapi calikun e qumështit.
4. Enë e veçantë prej llastiku që mbushet me ujë të nxehtë për të ngrohur një pjesë të trupit.
5. min. Hapësirë në minierat e nëndheshme, që shërben për lidhur dy galeri; oxhaku i minierës.
✱Sin.: kacek, shakull, tarkaçe, anxhik.
♦ U bëra calik shih u bëra daulle1.
DANGÁLL,~E mb., bised. 1. I shëndoshë e barkmadh; që është me bark të fryrë; dangallmadh.
2. përçm. I trashë nga mendja, jo i zgjuar; që nuk merr vesh e që nuk bindet, i pagdhendur.
3. si kallëzues. Bëhem dangall në të ftohtë ngrij së ftohti. U bëfsh dangall! (mallk.) plaç; vdeksh!
✱Sin.: barkmadh, barkanjoz, barkbuall, barkderr, barkledh, barkvozë, dangallmadh, mullac, mullacak, mullëmadh.
♦ U bë dangall (dikush) hëngri e piu jashtë mase, u fry së ngrëni a së piri; u bë kacek; iu bë barku daulle (dikujt).
DAÚLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Vegël muzikore në trajtën e një cilindri të zbrazët, që i ka të dyja anët të mbuluara me lëkurë të nderë dhe që i bien me shkop, me thupër a me duar; zëri i veçantë që del kur i bien kësaj vegle; lodër. Daullet e kushtrimit. Bie (dëgjohet, ushton) daullja. I bie daulles. E çau fare daullen i bie daulles me forcë të madhe e pa pushim. Daullja bie për ata që kanë veshë. (fj. u.). Po dëgjove daullen, dasmën e ke prapa (te dera). (fj. u.). Daullja bam, e ai në këmbë (fj. u.). Ku bien daullet, të shpien këmbët vetë; për atje ku qajnë, duhen shtatë a tetë. (fj. u.). Kur fukarai bën dasmë, i shpohet daullja.( fj. u).
2. tek. Pjesë e një makine, e disa armëve të zjarrit a e një mekanizmi tjetër, e cila ka trajtën e një cilindri e zakonisht është e zbrazët përbrenda; kuti e gjerë në trajtën e një cilindri të shtypur, ku futet zembereku i sahatit. Daullet konike. Daullja e sahatit. Rrotullohet daullja.
3. anat. Daullja e veshit: cipë e hollë, që ndan kanalin e jashtëm të veshit nga veshi i mesëm.
4. bised. Buhar, pjesë e oxhakut e dalë përpara përmbi vatër. Daullja e oxhakut (e vatrës).
✱Sin.: lodër, tambur, tamtam, tupan, dangall, timpan, oxhak.
♦ M’u bë barku daulle m’u fry barku shumë; hëngra tej mase; u bëra daulle1,2; u bëra kacek; m’u bë barku kacek; m’u bë barku lodër; m’u bë barku kaçup; m’u bë barku hambar; m’u bë barku katua; m’u bë barku bic; u bëra bic; u bëra balonë tall.; u bëra dangall; u bëra lundër. E bëri barkun daulle (dikush) e fryu barkun shumë duke ngrënë e duke pirë; e bëri barkun kacek; e bëri barkun hambar. U bëra daulle bised. 1. U ënjta, u fryva (nga një sëmundje, nga të qarët etj.); u bëra kacek; u bëra shakull; u bëra calik; u bëra kaçup; u bëra bunacë. 2. shih m’u bë barku daulle. 3. U mërzita shumë, u fryva nga mërzia, nga inati etj. 4. v. III mospërf. Ra i vdekur përdhe, vdiq në vend. E bëri daulle (dikë) përçm. e la të vdekur në vend. M’u bë koka daulle. 1. U trullosa nga zhurmat, nga telashet a nga fjalët e shumta, u mërzita shumë; m’u bë mendja (koka) dhallë. 2. S’më mban më koka; nuk duroj dot më fjalë, ankesa etj. Ma bëri kokën daulle (dikush) më trullosi me fjalë; më mërziti shumë me fjalë, m’u fry koka nga llafet e tij; ma bëri mendjen (kokën) dhallë; më mori mendtë. U bë *rrip daulleje (dikush). E bëri (e la) *rrip daulleje. I bie daulles. 1. (dikush). Lajmëron me bujë të tjerët për diçka të ngutshme a të papritur; bën zhurmë për diçka; jep kushtrimin. 2. (së dikujt) keq. Bëhet tellall i dikujt, flet ashtu siç do e siç e udhëzon ai; i shkon (i vete) pas avazit (dikujt). Bjeri daulles! mospërf. llomotit sa të duash, nuk të dëgjon njeri; gri lakra!; gri sallatë! I bie daulles në një vend (dikush) e përsërit të njëjtën gjë disa herë; i bie fyellit në një vrimë. Bie daullja në vesh të shurdhit është e kotë t’i flasësh një njeriu që nuk do ose nuk është në gjendje të kuptojë atë që i thonë, venë dëm fjalët për një njeri që nuk do të dëgjojë; bie në vesh të shurdhër (diçka). Ku i bie daulles unë e ku e hedh vallen ti! çfarë them unë e çfarë bën ti, tjetër gjë të them unë e tjetër gjë bën ti; njëri (i bie) gozhdës e tjetri potkoit. Daulle për derë diçka që mund të ndodhë në çdo shtëpi, fatkeqësi, gëzim a ngjarje që mund t’i ndodhë kujtdo. Mbi daullet një karadyzen shih në mes të daulles një zurna. Daulle e shpuar (e çarë). 1. Njeri llafazan e i padurueshëm, që flet shumë e s’bën asgjë. 2. përb. Njeri që nuk di të mbajë asnjë të fshehtë; teneqe e shpuar; thes i shpuar (i grisur). Gjetkë daullet e gjetkë dasma nuk veprohet ashtu siç thuhet, fjala nuk përputhet me veprën. (Është) *kripë e daulle (dikush). E kam kokën daulle jam i trullosur, e kam kokën të rëndë nga zhurmat, nga telashet a nga fjalët e shumta. Kërcen (hedh këmbët, i shpie këmbët) siç bie daullja (sipas daulles) (dikush) përb. bën ashtu siç i thonë të tjerët, s’ka mendim a qëndrim të vetin; kërcen (hedh këmbët) sipas lodrës; i mban avazin (dikujt); shkon pas valles (së dikujt); i mban ison (i bën iso) (dikujt); i mban bishtin (i shkon pas bishtit) (dikujt); i kreh bishtin (dikujt); shkon pas qerres (së dikujt). Ku leh *qen e ku del tym (dhe ku bën daullja bym) iron. Mbeta *rrip daulleje. Në mes të daulles një zurna tall. diçka e shtuar pa nevojë a e papërshtatshme; kërkesë e papërligjur ose jo në kohën e vet. Nis *vallen kur pushon daullja (dikush) iron. *Rrip daulleje (dyfeku) përb. *Tym daulleje. I vunë daullen (dikujt) e tallën para të gjithëve; e vunë në lojë me zhurmë e me potere, me të shara e me të tallura që ta merrnin vesh të gjithë; e vunë në lojë (dikë); e zunë me daulle (dikë). E zunë me daulle (dikë) e vunë në lojë me zhurmë e me potere, me të shara e me të tallura që ta merrnin vesh të gjithë; e përqeshën para të gjithëve; i vunë daullen (dikujt); i varën (i vunë) teneqenë (dikujt).
FRY/J vep., ~VA, ~RË 1. kal. Nxjerr jashtë me forcë ajrin e mushkërive, duke mbajtur buzët të mbledhura, ia drejtoj dikujt a diçkaje ajrin e mushkërive që nxjerr me vrull nëpërmjet gojës. I fryj zjarrit. I fryn kandilit për ta shuar. I fryj kafesë (gjellës) për ta ftohur.
2. kal. Drejtoj me vrull një rrymë ajri mbi diçka me anë të një mjeti. I fryj zjarrit me kacek (me rrëshiq) për ta ndezur.
3. kal. Mbush diçka me ajrin e mushkërive; mbush me shumë ajër diçka me anë të një mjeti të posaçëm; kund. shfryj. Fryj topin. E fryj me gojë (me pompë).
4. kal. Çoj me forcë ajrin e mushkërive nëpër vrimën e një sendi a të një vegle frymore për të nxjerrë zë ose tinguj muzikorë; i bie një sendi a një vegle fryme. I fryj bilbilit. I fryn fyellit. I frynte borisë. I fryn gajdes.
5. jokal., v. III Lëviz shpejt e me vrull (për erën). Fryn erë. Fryn juga.
6. kal. Bëj që t’i fryhet dikujt një pjesë e trupit, ënjt. Ia fryu dorën (këmbën).
7. kal., bised. E ngop një njeri a një kafshë me të ngrënë, i mbush barkun. Ia frynë barkun. E fryu kalin.
8. kal., bised. E shëndosh shumë një njeri a një kafshë, e ngjall, e majm duke e ushqyer mirë. E mbajti gjelin derisa e fryu.
9. kal., vet. v. III E shton shumë ujin (e përrenjve, të lumenjve etj.), ngre nivelin e ujit. Shirat i frynë lumenjtë (përrenjtë).
10. kal., vet. v. III E bymen, e mbufat diçka duke e ngopur me ujë a me një lëng tjetër. Lagështira i fryka dërrasat. Shiu e kishte fryrë tokën.
11. kal., fig. Rrit, zmadhoj a zgjeroj diçka më shumë sesa duhet; e paraqes diçka më të madhe nga ç’është në të vërtetë. I paska fryrë shifrat. Mos i fry të metat kot!
12. kal., fig. Nxit a shtyj dikë kundër një tjetri me qëllim të keq. E kishin fryrë të tjerët.
13. kal., fig. E zemëroj, e inatos dikë. E fryu, ia solli në majë të hundës.
14. kal. Ysht, namatis. I frynin fëmijës (nuses).
15. jokal., bised. Iki me të shpejtë, ua mbath këmbëve. Fryu nga shtëpia (nga dera).
✱Sin.: mbush, ënjt, bymej, mbufat, ngop, urgus, shemb, mullos, majm, trash, tultoj, tulos, dhjam, ngjall, bullafiq, rrit, zmadhoj, zgjeroj, shtoj, nxit, zemëroj, inatos, buhavit, ysht, namatis.
♦ U dogj nga *kungulli e i fryn kosit (dikush). U dogj nga *qulli e i fryn kosit (dikush). I fryn (i bie) *borisë. Fryjnë *erërat (për dikë a për diçka) libr. I fryn *farkës (dikush). I fryn (i bie) *fyellit (kavallit) (dikush) tall. I fryn (i bie) *gajdes (dikush). I fryn (i bie) kavallit (*fyellit) (dikush) tall. Të fryn nga *këmbët (dikush). Të fryftë *nusëza! mallk. Fryn *pendët (dikush). Më fryu *sqetullat (dikush) keq. Fryj *sytë (për diçka). Nuk i fryn në *sy (dikujt). U fryn *urëve (dikush). I fryn (i çuçurit, i pëshpërit) në *vesh (dikujt). Më fryu (më ënjti) *zemrën (dikush a diçka). I fryn *zjarrit (dikush). Kthehet nga të fryjë *era (dikush). Kthen gunën nga të fryjë *era (dikush). Shkon nga të fryjë *era (dikush).
GÁJD/E,~JA f. sh. ~E, ~ET muz. Vegël frymore popullore, e përbërë nga një kacek lëkure, që mbushet me frymë, dhe nga dy pipëza druri, prej të cilave e poshtmja ka disa vrima si fyelli. Kaceku i gajdes. Pipëza e gajdes. Valle (melodi) me gajde. Orkestrale me gajde. I fryn (i bie) gajdes.
✱Sin.: cingonë, curle, surle, zurna, kacek.
♦ E bëri gajde (dikë) e rrahu keq; e shqepi në dru,e bëri kopan; ia bëri kurrizin më të butë se barkun (dikujt); e bëri kacek; e bëri daulle. I fryn (i bie) gajdes (dikush) shih i bie (i fryn) fyellit (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë