Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KACAGJEL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. shpërf., vetv. Ngrefosem e kapardisem si një kacagjel. Ç’më kacagjelohesh ashtu!?
2. (me trajtë të shkurtër përemërore) I kacavarem dikujt.
3. I kacarrohem dikujt. I kacagjelohej shokut.
✱Sin.: ngrefosem, kacarrohem, kacavarem.
►KACAVÁR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. I ngjitem me këmbë e me duar diçkaje (një peme, një muri etj.). I kacavarem trungut (murit, shtyllës).
2. vetv. Varem diku duke u mbajtur vetëm me krahë; kacavarem; shpërvarem. U kacavar në dritare. 3. bot., vetv., vet. v. III (edhe me trajtë të shkurtër përemërore) I ngjitet diçkaje më të lartë e më të fortë, duke iu përdredhur përreth (zakonisht për një bimë me kërcell të dobët); kacarrohet. Fasulja i kacavaret pas shkopinjve.
4. edhe fig., vetv. I qepem, i vihem pas dikujt a diçkaje dhe nuk i ndahem derisa ta arrij ose ta kap. Iu kacavar me vrap, por nuk e arriti dot.
5. pës. e KACAVÁR.
✱Sin.: varem, shpërvarem, kacarrohem.
NGËRLÉC/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin., vetv. Kapem me dikë, grindem. - Pse ngërlecesh kot me të?
✱Sin.: grindem, ngatërrohem, kacafytem, kacarrohem.
SHKARANGJÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Ngjitem duke u kapur me duar e me këmbë, i qepem një shkëmbi, një të përpjete, një druri etj., kacavarem. Shkarangjitem me kujdes. Shkarangjitem në një mur të vjetër.
✱Sin.: ngjitem, kacarrohem, lëvarem, hipi, kacavirrem, shpërvarem.
►STRËNGULÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Kapardisem. Strënguliset rrugëve të qytetit. Kujt i strëngulisesh ashtu? U strëngulis, por e pësoi.
✱Sin.: gufem, lëmburrem, ngrehem, krekosem, kapistallem, kacagjelohem, kacarrohem, trimërohem, hakërrohem, ngrehalucem, ngrefosem, fryhem.
►VÁR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Kapem në një degë, në një litar a në diçka tjetër dhe qëndroj pa u mbështetur poshtë, mbahem diku lart dhe rri pezull, kacavarem. U var në një pemë (në një degë). U varën në hekur. U var në paralele.
2. vetv. Var veten në litar a në diçka tjetër. U var në litar.
3. vetv. Kapem pas dikujt a pas diçkaje, që është zakonisht në lëvizje, qepem a mbështetem. Varem pas makinës (pas traktorit). Foli djalit, se mbeti duke u kapur nëpër makina. Iu var në sup (në krah). Iu var në qafë. U var nga degët e qershisë e fup në tokë.
4. vetv. Ulem poshtë, përkulem; vet. v. III., lëshohet diçka poshtë, rri varur. Varem mbi pus (mbi ujë). Mos u varni në dritare (jashtë dritares)! U var mbi mua. I varen këmbët (krahët). Iu var koka. Iu varën rrobat. Iu var fustani mënjanë. Iu varën faqet. Degët e mollës u varën nga pesha e kokrrave.
5. vetv. Shkoj nga një vend më i lartë në një vend më të ulët, ulem tatëpjetë, zbres; fundosem, bie më poshtë. U varën shkallëve. U varën malit poshtë. Po varet dielli. U varën retë. U var bagëtia. U varën poshtë (tatëpjetë). U varën nga shkëmbi me litar. U var toka.
6. fig., vetv. Jam nën varësinë a nën urdhrat e dikujt, përgjigjem para tij për diçka, i marr urdhrat e udhëzimet prej dikujt; vet. v. III., është në dorë të dikujt. Varet nga ministria. Varet nga të tjerët. Kjo s’varet prej meje.
7. fig., vetv. I vardisem dikujt, i qepem; i bëhem barrë. Iu var prindërve. Mos iu var prindërve.
8. fig., vet. v. III Kushtëzohet nga diçka, përcaktohet. Andej varet suksesi. Nga kjo varet shpëtimi (çlirimi). Nga këto kushte varet zhvillimi i ekonomisë. Varet nga puna që do të bëjë (nga vullneti që ka, nga kushtet e rrethanat). Varet nga mosha. Kjo s'varet prej meje.
9. fig., vetv. Shpresoj, kam besim ose mbështetem te dikush a te diçka. Varej tek i vëllai. Varej pas fjalëve të tij.
10. gjuh., vet. v. III Ka varësi gramatikore, është si gjymtyrë e varur. Varet nga fjalia kryesore.
11. pës. e VAR1,3.
✱Sin.: shpërvarem, ulem, zdrypem, kacavarem, kacarrohem, përvarem, anohem, lëvarem, kalavarem.
♦ S’të jep as *litar për t’u varur (dikush). Varet nga *këmbët e veta (dikush). I janë varur mustaqet (dikujt) iron. I varet në *qafë (dikujt). Iu varën (i ranë) *vetullat (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë