Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kacambytem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BRINJOHEM

BRINJ/ÓHEMII jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. vet. v. III Ndeshen kokëkokë (për kafshët). U brinjuan deshtë (demat).
2. fig. Mbledh forcat për të bërë diçkakërkon fuqi. Duhet të brinjohesh mirë për ta lëvizur këtë shkëmb.
Sin.: përfytem, kapem, kacafytem, mundem, fytafytem, kacambytem, zihem, përlëfytem, grykem, grykosem, kapërthehem, mbërthehem, karfosem, përlahem.

KARFOSEM

KARFÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Zë a kap me karficë flokët, dy anët e një veshjeje etj.
2. vetv. Kopsitem. Vesh pallton dhe karfosem.
3. vetv. Kapem, puqem ose ngjitem pas dikujt a pas diçkaje. Karfosem pas murit (pas pemës).
4. vetv. Kacambytem a përleshem me dikë. U karfosën keq ata të dy.
5. Bie a rrëzohem përdhe.
6. fig., vetv. karfos një shqetësim i madh; mbërthehem nga një ndjenjë e fortë etj., e cilamundon shpirtërisht.
7. pës. e KARFÓS.
Sin.: mbërthehem, kopsitem, kacambytem, kapem, puqem, pllakosem.

QEPEM

QÉP/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Kap me pe të shkuargjilpërë rrobat e mia aty ku janë grisur o ku kanë nevojë. Qepem vetë. U qepën e u arnuan.
2. vetv., vet. v. III, fig. Puthitet fort, bashkohet e shtrëngohet fort me diçka tjetër. Iu qepën sytë për gjumë. Iu qep buza e nuk foli më.
3. vetv., fig. Kapem fort pas dikujt a diçkaje e nuk shqitem, mbërthehem pas dikujt a diçkaje me duar e me këmbë; ngjitem lart në një vend a send shumëpjerrët me mundim e vështirësi; kacavarem me duar e me thonj për të dalëmajë. Iu qep pas trupit. U qep pas degës. Iu qep malit përpjetë. Iu qepën shkëmbit (shpatit, kodrës).
4. vetv., fig. Përleshem, kacafytem me dikë. U qep keq me të. U qepën trup me trup.
5. vetv., fig., bised. I vihem pas dikujt e nuk i ndahem, e ndjek hap pas hapi; e gjurmoj këmba-këmbës; ngulmoj. Iu qep hap pas hapi (këmba-këmbës). Iu qep vajzës. Iu qepën qentë.
6. vetv., vet. v. III kap një sëmundje a diçka e keqe dhe nuk më ndahet ose më përsëritet herë pas here. I është qepur gripi keq. I janë qepur fatkeqësitë.
7. pës. e QEP.
Sin.: kapem, zihem, fytafytem, kacambytem, ngjitem, varem.
Iu qep (iu vu) *prapa (pas) (dikujt). M’u qepën *sytë.

QEPËROHEM

QEPËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., fig. Mbërthehem për fyti me dikë; kacafytem. Qepërohem me shokun tim.
2. pës., vet. v. III. e QEPËRÓJ.
Sin.: kacavarem, fytafytem, kacambytem, kapërthehem, përleshem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.