Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kaçile”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DRASHTË

DRÁSHT/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Shportë e rrumbullakët, që përdoret për vezë, për fruta etj.; kaçile, kanistër.

KAÇILE

KAÇÍL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Shportë e vogël për fruta e perime; shportë, kanistër. Mbush një kaçile me rrush (me fiq).
Sin.: shportë, kanistër.

KOÇELE

KOÇÉL/E, ~JA 1. Farashkë me enë kuzhine (zakonisht me lugë, thika etj.).
2. Shportë; kaçile.
Sin.: farashkë, shportë, kaçile.

SEPETE

SEPÉT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Arkë e vogël, e punuar dhe e zbukuruar me mjeshtëri, që përdoret për të mbajtur rroba ose për të shtënë pajën e nuses; sënduk i vogël. Sepetja e nuses. Hap (mbyll) sepeten. Vë në sepete. E ruanfund të sepetes. E nxori nga sepetja. Gjyshja hapi sepeten e saj të vjetër.
2. Kanistër, zakonisht me kapak, që përdoret për të vënë rroba e diçka tjetër. Kishte për të larë një sepete rroba. I vuri rrobat e tharasepete. E mbushi sepeten me rrush.
Sin.: shportë, kaçile.

SHENIK

SHENÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Lloj shporte, kosh. Shenikun e kishte mbushur plot. E vuri shenikun mbi kurriz. Po rrëmonte brenda shenikut.
Sin.: kanistër, kosh, koshiqe, kaçile, zymbyle, careqe.

ÇIÇE

ÇIÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Kaçile. Futeçiçe. Çiçe me rrush.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.