Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kaçikërr”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJINKALLË

GJINKÁLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Cicada) Kandërr me ngjyrëmurrme, me kokëgjerë e të shtypur, me sy të dalë e me krahëmëdhenj e të tejdukshëm, që lëshonvapë një zë të zgjatur e gumëzhitës; cinxër. Zëri i gjinkallës. Kënga e gjinkallës. Këndon gjinkalla. Gjinkalla e detit (lat. Scyllarus arctus) lloj arragoste e vogël me trupsheshtë dhe ngjyrë kafe në të kuqërremtë, që përdoret shpeshkuzhinën mesdhetare. Supë mesdhetare me karkaleca dhe gjinkallë deti.
2. fig. Njeri që nuk i pushon goja, llafazan. Pusho, moj gjinkallë / mjaftke gjykuar.
3. krahin. Zile e vogëllëshon tingujhollë e të mprehtë.
Sin.: kaçikërr, cinxër, llafator, llapëmadh, llafeshumë.

KARKALEC

KARKALÉC,~I m. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Lacusta viridis) Kandërr fluturuese me flatrangjyrë si të gjelbër dhe me këmbëgjata, që kërcen me shkathtësi, si dhe dëmton drithërat (kryesishtlashtat). Tufë karkalecash. Hidhet (kërcen) si karkaleci.
2. zool. Peshk deti që i ngjet kësaj kandrre me trup e luspangjyrëgjakut dhe me mishshijshëm. Gjuaj (ha) karkaleca.
3. tek., bised. Vinç a ekskavator i vogël, që ka një krahgjatë dhe shërben kryesisht për punimendërtesa shumëkatëshe, për hapje kanalesh etj.
4. fig., edhe si mb., kryes. iron. Njeri me truplartë, të hollë e të dobët, por që shquhet për lëvizjeshkathëta, si kjo kandërr. Kërcen karkaleci.
Sin.: çikërr, kaçikërr.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.