Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDA/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. Largoj njërin nga tjetri dy a më shumë sende ose njerëz që janë bashkë, shkëput; nxjerr veç e veç dy lëndë a gjëra të ndryshme, që janë përzier, veçoj; kund. bashkoj. I ndau kecat nga dhitë. Ndaj mollët sipas madhësisë. I ndau dy veta që ziheshin. Ndaj veç. Ndaj sipas llojeve. Ndaj fijet.
2. Mbaj të veçuar nga diçka; jam në mes; kufizoj; kund. lidh. Na ndan lumi (deti). E ndan kopshti nga rruga. I ndan një lagje (një shtëpi). Ndaj me mur (me gardh). Ndaj në shtresa. I ndan kufiri.
3. Lëshoj gruan ose burrin; e shkëput nga bashkëshorti; e nxjerr për të jetuar si familje veçan; e detyroj të rrojë veçan nga dikush. E ndau gruan (burrin). E ndau djalin. E ndau nga familja. I ndau lufta. Asgjë nuk mund t'i ndajë.
4. fig. Mbaj të shkëputur, nuk i lidh, nuk i mbaj bashkë a pranë (zakonisht me mohim). Nuk i ndan fjalët nga veprat. Nuk e ndan nga vetja.
5. Copëtoj në pjesë të veçanta (një të tërë), e bëj pjesë-pjesë, pjesëtoj. Ndau bukën. Ndaj përgjysmë (më dysh, katërsh). Ndaj në pjesë (në thela, në cope). I ndau fjalët në rrokje. E ndau në këste. Ndaj në ditë (në muaj). E ka ndarë librin në pesë kapituj. I ndau me një vijë në mes.
6. Pjesëtoj diçka midis dy a më shumë vetave; i jap secilit një pjesë a diçka nga një e tërë, nga një grumbull, shpërndaj; i bëj pjesë një tjetri, e kam të përbashkët me një tjetër. Ndau gjellën. E ndau ushqimin me shokun. Ndajnë të hollat (të ardhurat, fitimet). E ndanë shtëpinë përgjysmë. Ndan letrat. I ndau pjesën. U ndanë dhurata. U ndau punën (detyrat). Ndau ftesat. Ndanë rolet. Ndanë nga një pikë. Nuk e ndan pushtetin me të tjerët.
7. I vendos nëpër vende të ndryshme, shpërndaj. Ndaj dy nga dy. I ndanë të ftuarit nëpër dhomat e hotelit.
8. fig. Provoj së bashku me dikë një ndjenjë, një gëzim a një hidhërim. Ndamë gëzimet dhe hidhërimet. Ndajmë së bashku të mirën dhe të keqen. Nuk kishte me kë ta ndante këtë gëzim.
9. Heq mënjanë për dikë a për diçka; e caktoj për diçka. Kishte ndarë para mënjanë. I ndau dy kile mish (rrush). E ndanë një copë tokë për perime (serë).
10. I ndërpres foshnjës qumështin e gjirit, zvjerdh. E ndau fëmijën prej gjirit. E ndau viçin nga lopa.
11. fig., vet. v. III Është larg në një periudhë kohe të caktuar. Edhe dy javë na ndajnë nga Viti i Ri. Pak kohë na ndan nga dita e zgjedhjeve. Pak ditë i ndante nga momenti historik.
12. fig. Caktoj kohën (afatin) për një punë a diçka tjetër. Ndanë ditën e martesës.
13. (me pjesëzat mohuese nuk, s’, mos. I jap vazhdimisht, pa ndërprerje; nuk e ndërpres. Nuk ia ndan qumështin (pemët) fëmijës. Nuk ia ndan kujdesin. Nuk ia ndau këshillimin.
14. fig. Bëj mend a e bëj me fjalë me dikë për të kryer diçka, vendos. E ndau me mend. E kemi ndarë të shihemi sonte. Kështu e ndanë.
15. fig. I jap zgjidhje, përcaktoj përfundimin. Këtë e ndan vetëm gjyqi. Punët i ndan mejdani.
16. fig. Arrij të shoh; dalloj, shquaj (zakonisht me mohim). Nuk e ndaj dot nga larg. S'e ndava dot kush qe. Ndaj të bardhën nga e zeza. Është daltonist, nuk i ndan dot ngjyrat.
17. fig., bised., jokal., vet. v. III Dallon, shquan. Nuk ndan nga i vëllai. Nuk ndan nga të tjerët.
18. vet. v. III Nxjerr kalli. Ndan kalli misri.
✱Sin.: largoj, hap, heq, shkolit, shkëpus, veçoj, theksoj, shkul, shkoq, shpërdredh, shqep, shqis, zbërthej, kufizoj, vetmoj, zdatkoj, lëshoj, shkurorëzoj, degëzoj, thyej, copëzoj, cukëloj, çaj, përçaj, çik, çikëtoj, rriskoj, lakanis, copëtoj, pjesëtoj, shpërbëj, terezis, bëj, përhap, shpërqendroj, shpërndaj, përndaj, provoj, përjetoj, zvjerdh, caktoj, vendos, zgjidh, dalloj, shquaj, nxjerr, pres, ndërpres, këput, ndal, lë, divorcoj.
♦ I ndaj *bathët. E ndaj *bukën (me dikë). Ndaj *dyshekun (me dikë). *Filli e ndau (dikë). Ndaj *gjyqin. Të ndafsha (të bëfsha, të ngrënça) *hallvën! Nuk ia ndaj *hapin (dikujt). Na ndan një *hendek (me dikë). I ndaj *hesapet (llogaritë) (me dikë). Kur u ndanë, *kaq i ranë (dikujt) shaka. I ndaj llogaritë (*hesapet) (me dikë). E ndau (e çau) *katërsh (dikë a diçka). *katërsh (dikë a diçka). Për ta ndarë (për ta çarë) më *katërsh. I ndaj *lakrat (me dikë). E ndava *mendjen (për diçka). E ndaj *pazarin (me dikë). *Qimja e ndan (dikë a diçka). Nuk ia ndaj (nuk ia shqit) *sytë (dikujt a diçkaje). E ndau me *shpatë (diçka). *Topi s’i ndan. E ndau (e preu) me *thikë (diçka).
NDAL vep., ~A, ~UR kal. 1. I ndërpres lëvizjen ose ecjen dikujt a diçkaje, e bëj të qëndrojë në vend; ndaloj. Ndal hapin. Ndal makinën. I ndal hovin kalit.
2. Ndërpres ose lë pa përfunduar një veprim, një punë etj. Ndal shfletimin e gazetës. Ndal punën (bisedën, këngën). Ndali vrapin (hapin). E ndalën zënkën. E ndali valën (hovin, vrullin).
3. I ndërpres rrjedhjen, nuk e lë të rrjedhë a të dalë; e pushoj, ndaloj. Ky ilaç e ndal rrjedhjen e gjakut. I ndali lotët. E ndali rrjedhjen e ujit.
4. bised. E mbaj që të rrijë diku si mik. E ndali mikun për drekë (për darkë).
5. Nuk i jap diçka që i përket dikujt, e mbaj. I ndalën rrogën dikujt. Nuk ndal asgjë për vete. Ia ndalën me këste.
6. fig. E ngul diku, e përqendroj te dikush a te diçka. I ndali sytë (e ndali vështrimin) te flamuri. E ndalëm vëmendjen te çështja kryesore.
7. bised. Shuaj. Ndal zjarrin. Ndal qiriun. Ndal motorin.
8. jokal. Pushoj së ecuri, së lëvizuri a së bëri diçka, ndalem; ndërpritet. Ndalën te dera. Ndali makina. Prit që të ndalë shiu, pastaj ik.
9. vjet. Mbaj bijën (vajzën, motrën) që ka ardhur në shtëpi të prindërve, s’e lejoj të shkojë më te burri që kishte, mbaj. E ndali të bijën. Ia ndalën nusen.
✱Sin.: ndaloj, ngul, përqendroj, shuaj, ndalem, qëndroj, ndërpritet, pushon, ndal!, qëndro!, prit! (prisni)!, dale! ndaj, mbaj.
♦ I ndal *dorën (dikujt). I them “ndal” (diçkaje) libr. i pres rrugën përparimit të diçkaje, s’e lë të shkojë a të zhvillohet më tej; e pengoj menjëherë; e kundërshtoj me forcë e me vendosmëri, nuk e lejoj. Ta ndal *frymën (dikush). E ndali (e la, e mbajti) *vrapin (diku).
PAGÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shumë të hollash që japim kur blejmë ose kur përdorim diçka ose që duhet t’i shlyejë një sipërmarrje ekonomike sipërmarrjes tjetër. Pagesa e energjisë elektrike (e qirasë). Vendi i pagesës. Me pagesë në dorë. Pagesë me kartë elektronike. Pagesë e përshkallëzuar. Pagesë me këste. Pagesë me mandatpostë.
2. ek. Shuma e të hollave që duhet t’u shlyejë një ndërmarrje ekonomike ndërmarrjeve të tjera, me të cilat ka marrëdhënie. Pagesat e prapambetura. Bilanci i pagesave. Vonesë e pagesës. Liroj nga pagesa. Dërgesa me pagesë. Pagesë sipas marrëveshjes.
3. Pagë; shpërblimi në të holla që i jepet dikujt për punën a për një shërbim. Pagesë ditore. Pagesë e pjesshme. Pagesë e plotë. Punëtor me pagesë. Pagesë e dyfishtë. Pagesë me orë. Pagesë paraprake. Pagesë me copë. Vonesë e pagesës. Pagesë në natyrë shpërblimi jo me para, por me mall i dikujt për punën që ka bërë.
4. Pagim. Mandat pagese. Bëri pagesën. Pagesë me afat (pa afat).
✱Sin.: pagë, pagim, të paguar, shpërblim, zhdëmtim, derdhje, hak, hakë.
PAGÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund a që duhet të paguhet me të holla; që shpërblehet me të holla, që paguhet; kund. i papagueshëm. Çek (kambial) i pagueshëm. Leje e pagueshme. I pagueshëm me këste (me faturë). I pagueshëm brenda muajit. I pagueshëm me zbritje. E bëj të pagueshëm. I pagueshëm në bankë (në sportel).
PARABLÉRËS,~I m. sh. ~, ~IT treg. Ai që bën parablerje. I mundësohet parablerësit pagesa me këste.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë