Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTÍK,~E mb. 1. Që i përket periudhës së Greqisë dhe të Romës së Vjetër. Bota (shoqëria) antike. Periudha antike. Kultura (filozofia, letërsia) antike. Arti (teatri) antik. Monedha antike. Botëkuptim antik.
2. Që i përket një kohe të lashtë, i antikitetit, shumë i vjetër. Qytet antik. Kështjellë (urë) antike. Mure antike. Objekt antik. Qyp antik. Vazo antike.
3. bised. Që është i një stili ose i një mode të vjetër, i vjetruar, i lashtë, klasik. Dollap antik. Orendi antike. Veshje antike. Zbukurime antike.
4. let. Që i ngjan ndërtimit të vargut antik. Vargim antik.
5. fig. I vjetruar, i moçëm, i plakur. Plak antik. Proverb antik.
✱Sin.: i vjetër, i lashtë, klasik, historik, arkaik.
BARRIKADÚAR (i, e) mb., libr. 1. Që është i bllokuar a i zënë me barrikadë. Rrugë e barrikaduar. Sheshe të barrikaduara.
2. Që është vendosur në një barrikadë për t’u mbrojtur a për të luftuar. Demonstruesit e barrikaduar. Qëndronte i barrikaduar në kështjellë.
BASTIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. usht. Ndërtim i veçantë e shumë i qëndrueshëm për mbrojtje, si kështjellë, fortifikim etj.; një pjesë e qytetit që ka funksion të rëndësishëm ushtarak; pjesë e dalë e fortifikimit. Kështjella kishte katër bastione. I shkatërruan bastionet. U pozicionuan në bastionin jugor të kështjellës. Topat ishin vendosur mbi bastione.
2. fig., lart. Mbrojtje e fuqishme a qendër e rëndësishme; simbol i qëndresës së diçkaje; kështjellë; fortesë. Bastion i demokracisë. Bastioni i fundit. Bastion i kulturës tradicionale. Universiteti-bastion i shpikjeve të njerëzimit.
BIZANTÍN,~E mb., hist. 1. Që ka të bëjë me Perandorinë mesjetare të Bizantit ose me bizantinët, që është karakteristik për Bizantin ose për bizantinët, i Bizantit ose i bizantinëve; që është krijuar nga bizantinët. Kalendari bizantin. Perandoria bizantine. Periudha bizantine. Ushtria bizantine. Studimet bizantine. Kultura (letërsia) bizantine. Arti bizantin. Arkitekturë bizantine. Stil bizantin. Kështjellë bizantine. Burimet bizantine. E drejta bizantine. Greqishtja bizantine.
2. fig., keq. Që është karakteristik për sjelljen, qëndrimet e veprimet e shtresave të larta e të zyrtarëve në Perandorinë mesjetare të Bizantit; hipokrit, dredharak, dinak; që merret me hollësi të tepruara e të kota. Sjellje bizantine. Njeri bizantin. Burokraci bizantine. Diskutime bizantine. Dinakëri bizantine.
BLLOK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. usht. Rrethoj një kështjellë, një qytet, një ushtri ose një vend për ta shkëputur e për ta veçuar, që të mos marrë ndihma e ushqime, të mos jetë në gjendje të veprojë dhe të detyrohet të dorëzohet. Bllokuan qytetin (bregdetin, portin).
2. Ndaloj qarkullimin e diçkaje ose veprimet me të; pezulloj veprimet me diçka; kund. zhbllokoj. Bllokoi mallin (prodhimet e dobëta). Bllokoi fondet (kredinë). Bllokoj kalimin në doganë.
3. Mbyll rrugën, ndaloj lëvizjen, zë kalimin; ndërpres lëvizjen ose punën; zë, mbush me diçka, që të mos e lë të lirë; kund. zhbllokoj. Bllokoi hyrjen (derën, kalimin). Bllokoi motorin. Dëbora bllokoi rrugën. Bllokuan një fole grerëzash. Arritën të bllokojnë turmën. Mezi e bllokoi kalin e azdisur.
4. sport. Bëj bllok.
5. mjek. Pengoj a ndaloj punën e rregullt të një organi të trupit. Bllokon zorrët.
6. fig., libr. Nuk e lë të bëhet, të zhvillohet, të veprojë etj., ndaloj, ndërpres, nuk e lë të vazhdojë më tej ecurinë, procesin, veprimin etj.; ia pres ujin që në amë dikujt a diçkaje, nuk e lë të bëjë çap; kund. zhbllokoj. Bllokoj bisedimet. Bllokoj votimin. Bllokuan miratimin e ligjit.
►BË/HEM jovep., ~RA (u), ~RË 1. vetv. Ndryshoj përbërjen, përmasat, trajtën etj., kaloj në një gjendje tjetër; filloj të jem...; edhe fig. kthehem, shndërrohem; fitoj cilësi a tipare të tjera, jetoj e veproj si i tillë; kund. zhbëhet. Bëhet i butë (i fortë, i lehtë, i lëmuar). Bëhet i bardhë (i zi, i kuq). Bëhet i ëmbël (i hidhur, i kripur). Bëhet i gjatë (i madh, i hollë, i gjerë). Bëhem i mirë (i urtë, i zellshëm, i shkathët, i bukur). U bë i pasur (i varfër). U bë i njohur (i famshëm, i fortë). U bë trim (hero). U bë i mërzitshëm (rrugaç). U bë budalla (qesharak). U bë qull. Bëhet akull. U bë një metër. Bëhet palë. U bë copë-copë (retra). U bë vrima-vrima (shoshë, shportë). U bë vendi gropë (breg, rrafsh). U bë qumështi hirrë. U bë dhëndër (nuse). U bë nënë. Bëhet shprehi (zakon, ligj, rregull). U bë brumë. U bë lopë (lundër) u shëndosh shumë, u fry. U bë flakë (prush, spec, lulëkuqe) u skuq shumë në fytyrë. U bë lis u rrit shumë nga shtati. Bëhet kështjellë (kala, shkëmb graniti). U bë lolo (qole, palaço, brashnjë, leckë). U bë gogol (bubë). U bë pengesë (gardh, mburojë, barrikadë, prag, shteg). U bë simbol (flamur). U bë shembull. Të bëhet mësim! Bëhem shkak. U bë vegël e dikujt. U bë finjë toka u varfërua. U bë varr për dikë. Iu bë barku daulle (hambar, lodër) iu fry shumë barku. Iu bë qafa palë-palë. M'u bë goja helm (pleh, shkrumb). Iu bë jeta pus (skëterrë, varr). U bëftë gur! (mallk.). Arbri do të bëhet e do të zhbëhet shumë herë, gjersa të mbetet i ngulitur përjetë mbi fytyrë të dheut. Themeli çati s'bëhet. (fj. u.). Të ligut mos ia ushqe fjalën, se bëhesh shok i tij. (fj. u.). Mashë e tjetrit mos u bëj. (fj. u.). Bëhu trim të të dojë gjithë bota. (fj. u.). Njeriut iu bëj njeri, ariut iu bëj ari. (fj. u.).
2. vetv., vet. v. III Rritet dhe piqet, arrihet (për pemët, për perimet); jep prodhim të mbarë, rritet e jep prodhim; vjen. U bë gruri. U bënë shpejt qershitë (fiqtë, manat). U bë rrushi. U bënë bathët (bizelet, kungujt, pjeprat). Nuk u bë misri atë vit. Bostanet janë bërë dhe mund t'i këputim.
3. vetv. Zhvillohem, rritem ose arrij në një gjendje a në një moshë të caktuar; vet. v. III është koha, është e domosdoshme a është e nevojshme për të kryer një veprim me diçka a me dikë ose për të marrë masa; rritet, shkoj, jokal. vete. U bë burrë (plak). M'u bë mjekra. Iu bë djali shok (vëlla) iu rrit i biri e u bë burrë. U bë gruri për të korrur. Iu bë vajza për martesë (për nuse). U bë kali për shalë. U bë djali për shkollë. U bë demi për zgjedhë. U bë buka për të hedhur në furrë. Është bërë dhoma për të fshirë. U bë toka për të mbjellë. Iu bënë flokët për të qethur. Është bërë për t'u rruar. U bëfsh njëqind vjeç! (ur.). Mos u bëftë të bëhet! (mallk.).
4. vetv., vet. v. III Përgatitet; është bërë gati, përfundon, mbaron, kryhet. Po bëhet gjella. U bë dreka (darka). U bë kafeja. U bë shtëpia. Detyra u bë. Bëhem gati përgatitem. Gur, gur bëhet mur. (fj. u.) S'bëhet vreshti me urata, po me shata e me lopata. ( fj. u.). Punën, po s'e bëre, s'bëhet. (fj.u.).
5. edhe fig., vetv., vet. v. III Formohet, krijohet, ngrihet; më shfaqet diçka në trup etj.; më del, më kthehet në diçka, më shndërrohet; mblidhet, ngrihet. U bë një vrimë e madhe. U bë rrugë (shteg). U bë një vijë. U bë gropë. Iu bë koka me xhunga. Iu bënë buzët me plagë. Iu bë fytyra me puçrra. M'u bënë duart me kallo. Iu bë një gungë (një plagë). Iu bë lëkura pulla-pulla.
6. vetv., vet. v. III Ndodh, ngjan, zhvillohet, mbahet; veprohet në një mënyrë të caktuar. U bë një mbledhje. Ndeshja nuk u bë. Sot nuk u bë mësim. U bë dasmë e madhe. U bë konferenca (kongresi). U bë një demonstratë (një grevë, një manifestim). Bëhet një parakalim (një paradë). Gjyqi u bë. U bë luftë (kasaphanë). - Ç'u bë me të? - Si i bëhet? - Ç'po bëhet aty? - Edhe kjo do të bëhet!
7. fig., vetv. Vij në gjendje shpirtërore a shëndetësore të caktuar. U bë i lumtur (i pakënaqur). U bë me inat (me qejf). U bë helm (vrer, pikë e vrer). Bëhem merak merakosem, shqetësohem. Bëhem shend e verë. U bë keq u sëmur rëndë. U bë më mirë u përmirësua nga shëndeti.
8. vetv., vet. v. III Kthehet në pronë të dikujt, i përket, i takon; vlen si..., kthehet. Arti është bërë i të gjithëve. U bë qëllimi i jetës së tij. Disa pyje u bënë pronë private.
9. vetv. Fitoj një profesion, një mjeshtëri etj.; marr një gradë a një titull; caktohem, dal, emërohem në një punë a zgjidhem në një organ; marr përsipër një detyrë, kryej detyrën e... U bë mekanik (tornitor, traktorist, minator, mësues). U bë shkrimtar (piktor, muzikant). U bë mjek (inxhinier). U bë Artist i Popullit (Nderi i Kombit). U bë kryetar (drejtor, deputet). U bë dëshmitar (dorëzënës).
10. vetv. Merrem vesh a lidhem me dikë për një punë, hyj në marrëdhënie a në lidhje me të; pajtohem në mendime me dikë; bashkohem, shkoj me dikë, afrohem shumë. Bëhemi miq (shokë, krushq). U bë aleat. Bëhem me të. U bë kundër dikujt. Bëhem i shtëpisë familjarizohem. Nuk bëhen midis tyre nuk kanë marrëdhënie të mira, nuk japin e marrin, nuk hyjnë e dalin.
11. vetv. Lyhem me diçka; fëlliqem, përlyhem, ndotem, ndyhem, ndragem. Bëhem me shkumë. Bëhej me pudër (me të kuq). U bë me baltë (me pluhur, me bojë). U bë me njolla. U bënë me gjak.
12. vetv., bised. Pajisem me diçka që më mungonte; më shtohet në familje dikush që më mungonte; gjej për vete diçka, sigurohem. U bë me shtëpi. U bë me dru për dimër. U bë me orë (me biçikletë). U bë me nuse (me grua). U bë me djalë (me çupë, me fëmijë). U bë me nip (me mbesë). U bë me prindër (me baba, me nënë). U bë me vëlla (me motër). U bë me shokë.
13. vetv., vet. v. III Kalon një kohë e caktuar, mbushet një afat; arrin, është. U bënë dhjetë vjet. U bë viti (moti). Po bëhen tre muaj. U bënë tri orë. U bënë dy vjet. U bë ca kohë që... - Sa ditë u bënë? U bë një jetë e tërë. U bënë ditët. U bë koha për t'u nisur. U bë vonë.
14. mospërf., vetv., kryes. v. III Nuk është i asaj moshe a i asaj shkalle ose nuk ka atë vlerë që të krahasohet me mua; nuk është i denjë për t'u barazuar me dikë, nuk meriton të përfillet. - U bë dhe ai... - U bëtë dhe ju... - U bëre dhe ti... - U bë dhe koka e tij! - U bë veza të mësojë pulën! (iron.).
15. vetv., bised. Hiqem, mbahem si...; shtirem, shitem. Bëhej për i ditur (për i zgjuar). Bëhej për budalla (si i paditur). U bë i sëmurë (si i vdekur).
16. vetv., edhe njëvet. E shoh a e vlerësoj sipas përshtypjes sime; më duket, më del, më shfaqet, më ngjan si..., shihet, vjen. Më bëhet sikur... Më bëhet në ëndërr. M'u bë si im vëlla. M'u bë fytyra e nënës para syve. M’u bë siç e kisha përfytyruar.
17. vetv., fig., bised. Më del emri për diçka të keqe, fitoj nam të keq; më ngjitet diçka, krijohet mendim i keq rreth meje. U bë me fjalë (me llafe). U bë me njollë (me cen).
18. vetv., kryes. sh., bised. Arrijmë një sasi të caktuar, jemi (si numër); bashkohemi disa vetë, mblidhemi së bashku. Bëhemi tetë veta në shtëpi. U bëmë pesë shokë. U bënë dyqind kokë dele. - Sa thasë bëhen gjithsej? - Sa veta bëhen? Nuk bëhen shumë. U bënë njëqind lekë. Bëhen a s'bëhen dhjetë. Këtu bëhemi shumë nga fshati ynë.
19. bised., vetv. Ndodhem diku; vet. v. III gjendet, është. - Ç'u bëre? - Nga bëhet ai? Se nga bëhet. - Ç'u bënë këpucët? - Ç'm'u bë çadra?
20. bised., vetv. Lëviz, zhvendosem. Bëhu më tutje! Bëhem mënjanë. U përpoq të bëhej pak më larg.
21. bised., vetv., vet. v. III Përbëhet, ka. Fshati bëhej nga dyzet shtëpi.
22. kryes. moh., njëvet. S'kam dëshirë për diçka, nuk më pëlqen, nuk më vjen për mbarë. S'më bëhet të ngrihem. S'më bëhet të iki. S'më bëhet ta shoh. S'më bëhet të lexoj. S'më bëhet ta zë me dorë.
23. vet. v. III Vjen një mot i caktuar; krijohet një gjendje tjetër e kohës ose e mjedisit. U bë ditë (natë). Bëhet mëngjes. U bë vapë (nxehtë, zagushi, ftohtë, fresk). U bë thatësirë (lagështi). U bë mjegull. U bë errësirë (dritë). U bë qetësi (rrëmujë).
24. euf., vetv., vet. v. III Ndiqet, ethet, mbarset. Lopa bëhet.
25. vet. v. III sipas kuptimeve të foljes BËJ. S'ka si bëhet. Sipas vendit bëhet kuvendi. (fj. u.).
26. pës. e BËJ.
✱Sin.: afrohem, arrihet, arrin, bashkohem, caktohem, dal, emërohem, fëlliqem, gjendet, është, hiqem, ka, krijohet, kryhet, kthehem, lëviz, lidhem, lyhem, mbahem, mbaron, mblidhet, mbushet, ndodh, ndodhem, ndotem, ndyhem, ndragem, ngrihet, ngjet (ngjan), pajisem, përbëhet, përgatitet, përfundon, përlyhem, piqet, rritem, sigurohem, shitem, shkoj, shndërrohem, shtirem, vete, vjen, zhvendosem, zhvillohet.
♦ U bëra *akull. M’u bë *akrep (dikush). Është bërë për *arapash (dikush). Janë bërë *ashra. U bë *bajat (dikush). Iu bë *bajgë (dikujt) bised. U bë *bakër (diçka). U bëra *balonë tall. U bë *baltë (dikush). Iu bë *baltë (dikujt). U bë *barut. M’u bë *barrë (dikush). I bëhem *barrierë (dikujt a diçkaje). I bëhem *barrikadë (diçkaje) libr. U bë *batall (diçka). Është bërë *begun (dikush). U bë *behar (dikush). S’bëhet më për *bel (dikush). M’u bë (më ra) *bela (dikush). Të bëhet ç’të bëhet! le të ndodhë çdo gjë, edhe po të vejë puna keq, nuk do ta prish gjakun; tym të bëhet!; tym të dalë! (tymi le t’i dalë!); njëra të bëhet!; (edhe sikur) bota (qielli) të përmbyset!; (sikur) qeni qepën të hajë!; ku rafsha mos u vrafsha!; gjysma e mijës pesëqind!; ja hop, ja top. Mos u bëftë të bëhet! mallk. mos u rrittë a mos jetoftë gjatë! (për njerëz). U bë *bërnut (diçka). U bë *bërsi (dikush a diçka). U bë *bërryl (dikush). U bëra *bic. U bë *bilbil (dikush). U bë *bishë (dikush). U bë *bisht (i dikujt). U bë *bishtajë (diçka/dikush). U bë *blozë (dikush a diçka). U bë *bllok (me dikë) libr. U bë *bojë (dikush). U bë (doli) *bollë (diçka) krahin. U bëra *borë. Që kur është bërë *bota. Është bërë *botë (dikush). U bë *bozë (dikush a diçka) shpërf. Iu bë *brashnjë (dikujt) krahin. U bë *brez (dikush). U bë *brumë. T’u bëftë *brus! ur. U bëra *bunacë krahin. Iu bë *burg (jeta). Bëhem *burrë. U bë *byk (dikush a diçka). U bë *bythë (dikush) keq. vulg. U bëra *calik. U bë *cergë (dikush). I bëhet *cergë (dikujt). U bë *cingaridhe (dikush) krahin. U bë cipal (dikush) krahin. Është bërë *cingël (dikush). U bë *cironkë (dikush). *Copë të bëhet! U bë *cung (dikush). U bë *çeço (dikush). U bë *çengel (dikush). M’u bë *çiban (dikush) keq. M’u bë *çimkë (dikush). U bë *dangall (dikush). U bëra *daulle bised. U bë *def (dikush) keq. U bë *dele (dikush). U bëra *derr. M’u bë *derr (dikush a diçka). U bë *det. U bë *dërrasë (dhogë) (dikush). Jam bërë *diell. T’u bëftë *diell! ur. U bë për *djall (për dreq) (dikush a diçka). U bë për dreq (për *djall) (dikush a diçka). U bë një *dorë (sa një dorë) (dikush). S’bëhet *dorë (dikush). Më është bërë *dregëz (dikush). U bë *dru (dikush a diçka). U bë *dry (dikush). I bëhem *dyshek (dikujt). U bë *dhe (dikush). Është bërë *dhe (dikush) mospërf. Bëhet *dhëndër (dikush). U bë *dërrasë (dhogë) (dikush). U bë dhogë (*dërrasë) (dikush). U bë *erë (dikush). U bë *esëll (dikush). Është bërë *fare (dikush). Më bëhet *fat (diçka). M’u bë *ferrë (dikush) përb. U bë *feta (dikush a diçka). U bë *fërtele (dikush a diçka). U bë *finjë (dikush a diçka). Bëhet *fjalë (për dikë a për diçka). U bëra me *fletë. Bëhem (bie) *fli. U bë *fuçi (dikush). U bë fushë (dikush). U bë *furtunë (dikush). U bë *fyell (dikush). U bë *gangrenë (diçka) libr. Bëhemi *gardh (për diçka). U bë *gërmadhë (dikush a diçka). U bë *gisht (dikush). U bë *gogël (dikush). U bë *gogol (dikush a diçka). U bë *gorricë (dikush) bised. M’u bë *gorricë. U bë *grep (dikush). M’u bë *grep (dikush). U bë (një) *grusht (u bë sa grushti) (dikush). Bëhemi *grusht. U bë *gur (dikush a diçka). U bëfsh *gur! mallk. Është bërë *gjak (diçka a dikush). U bënë *gjak. U bë *gjalmë (dikush a diçka). S’bëhet *i gjallë (dikush). M’u bë *gjemb (diçka). I bëhet *halli (diçkaje). U bë (mori) *hamull (dikush). U bë *han (diku). U bë *haram (dikush). M’u bë *harrje (dikush) përb. M’u bë *havale (dikush a diçka). U bë për *hekura (dikush). U bë *hell (dikush). U bë *hije (dikush). Iu bë *hije (dikujt). U bë *hirrë (diçka). U bë *histori (diçka). U bë *hithërishte (dikush a diçka). Është bërë *hoshafkë (dikush) tall. Është bërë për me *hudhra (dikush). I bëhem *jastëk (dikujt). I bëhem *jorgan (dikujt). U bëra *kacek. U bë *kaçak (dikush). U bë *kaçamak. U bëra *kaçup. U bë *kala (një vend). U bë *kallam (dikush). U bëfsh *kallkan! mallk. U bëra *kallkan. Është bërë *kandil (dikush). U bë *karabojë (dikush). U bë *karroqe (dikush). Bëhem *katërsh. U bëfsh *katund! ur. Iu bë *këpucë (dikujt). M’u bë këpushë (*rriqër) (dikush) përb. U bëfsh *kërcure! mallk. U bëra *kërcu. Është bërë *kërrabë (dikush). Iu bë *kësmet (dikujt) vjet. S’u bë *kiameti! *Kiameti të bëhet! U bë *kockë (diçka). U bënë *kokrra-kokrra. M’u bë *konak (dikush). I bëhem (i dal) *krah (dikujt). U bëra me *krahë. U bëra *kripë. M’u bë (më doli) *kripë (diçka). U bë *labot (dikush) krahin. U bë *lakër (diçka a dikush). U bë *laskar (dikush) krahin. U bë *leckë (rreckë) (dikush). Iu bë *ledh (diçkaje). Është bërë *legen (dikush) përçm. U bë *legjendë (diçka) libr. Iu bë *lepitkë (dikujt). Është bërë *lepur (dikush). U bë *lesë (dikush). U bëra *lesh. U bë *lëmë (diçka). Është bërë *lëmsh (dikush a diçka). U bëfsh *lëmsh! mallk. U bë *lëndinë (diçka). Është bërë për *lëng (dikush). U bë *lëvere (dikush). Jam bërë *limë. U bë litar (*tërkuzë) (diçka). U bë *livadh (dikush). U bë *lojë (dikush). Është bërë *lugë (dikush). U bë *lule (dikush). U bë *lumë (dikush). U bë për *lumë (dikush a diçka). U bë *lundër (dikush). U bë *llucë (dikush). U bë *llum (dikush a diçka). U bë *mashë (e dikujt) keq. M’u bë *mbarë. I bëhet *mburojë (dikujt a diçkaje). U bë *mel (dikush). I është bërë *mendja... Bëhem *merak (për dikë a për diçka). Iu bë *mish (dikujt). M’u bë *molë (dikush). M’u bë *morr (dikush) përb. bised. S’u bë *nami! mospërf. U bë *narden (dikush) keq. U bë *nuse (dikush). M’u bë *njerk (dikush). Bëhem një (*njësh). Është bërë *një (me dikë) keq. Iu bëftë *njëra! (dikujt) mallk. *Njëra të bëhet! Bëhem *njësh (një). Iu bë *ombrellë (dikujt). Iu bë *opingë (dikujt). U bë *paçavure (dikush). M’u bë (më mbeti) *pajë (dikush a diçka). Bëhem *palë (me dikë). U bë *pasqyrë (diçka). U bënë *pastërma keq. Është bërë *pastërma (dikush). U bë *pazar (diku). U bë *pe (dikush a diçka). U bë *pelte (diçka). U bë *pellg (dikush a diçka). Janë bërë *pendë. U bëra *peronë. U bënë *pesë e pesë. U bë *petë (diçka a dikush). U bë *përshesh (diçka). U bë *përrallë (diçka a dikush). U bë *përrua (dikush). U bë (mbeti) *pilaf (dikush) iron. U bë piper (*spec) (dikush). Bëhem *pishman. Jam bërë *pleh. U bë *plumb (dikush). I bëhem *prag (dikujt a diçkaje). U bë *pre (dikush). U bë *pulë (dikush) mospërf. M’u bë *pullë (dikush) përb. Nuk është *punë që bëhet (diçka). U bë *pus. Më bëhet *pus (diçka). Është bërë për *pushkë (dikush). U bë *qengj (dikush). U bë *qime (dikush). U bë *qiqër (dikush). U bë *qiri (dikush). U bë *qojle (dikush) tall. U bë për (në) *qoshe (dikush). U bë *qull (dikush a diçka). U bë *qyqe (dikush). I bëhem *qyrk (dikujt). U bë *re (dikush). U bë *retra (diçka). M’u bë *retër (dikush). U bë rreckë (*leckë) (dikush). M’u bë *rrëfanë (dikush) përb. M’u bë *rriqër (këpushë) (dikush) përb. M’u bë *rrodhe (dikush) përb. U bë *rrogoz (diçka a dikush). U bë *rrugë (udhë) (për diçka). U bë udhë (*rrugë) (për diçka). U bë *rrumbull (dikush). U bëmë *sardele. M’u bë *sebep (diçka). Është bërë *skelet (dikush). U bë *spec (piper) (dikush). U bë *sterrë (dikush). U bë *sukull (dikush) krahin. Bëhet me *sustë (diçka). U bëra *shakull. U bëra për *shami. Është bërë *shirit (dikush). Më bëhet *shirit (diçka). U bëra për *shkalc. U bë *shkarpë (dikush). Më bëhet *shkarpë (diçka). U bë *shkop (dikush). U bë për *shkop (dikush). U bë *shoshë (diçka). U bë *shportë (diçka). I është bërë *shtrat (dikujt a diçkaje) keq. U bë *shuk (dikush). M’u bë *shushunjë (dikush) përb. U bë *tapë (dikush). U bë për *tellall (dikush). U bë *tërkuzë (litar) (diçka). U bë *tjegull (diçka). Është bërë *trëndelinë (dikush). U bë *trokë (diçka a dikush). U bë *trung (dikush). U bë *tufan (dikush). U bë *turrë (dikush). U bë *tym (dikush). *Tym të bëhet! *U tha, u bë (diçka). U bë *theror (dikush). U bë *thëngjill (diçka). Ta bën nën *thua (dikush). U bë *thumb (dikush). U bë udhë (*rrugë) (për diçka). U bë *ujë (dikush). U bë *ujk (dikush). M’u bë *ujk (dikush a diçka). U bë *uthull (dikush). U bë *vaj. U bë *vakëf (diku). Bëhet *varr. U bë *vegël (e dikujt). Iu bë *velenxë (dikujt) keq. Bën *vend ku s’bëhet (dikush). U bëra *verem vjet. U bë *veri (dikush). U bë (doli) më *vete (dikush). U bë *vezë (dikush). U bë për *vig (dikush). Nuk më bëhet *vonë. U bë vozë (*fuçi) (dikush). U bëra *vrer. I është bërë *xanxë (diçka). U bë *xurxull (dikush). Është bërë *xham (diçka). U bë *xhind (dikush). M’u bë *zorrë (dikush) përb. vulg. U bë *zhele (dikush). U bë *zhur (diçka).
CITADÉL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. hist. Kështjellë në një vend të ngritur nga mund të vështrohej një qytet a një hapësirë e madhe për ta mbrojtur; pjesë e përforcuar brenda mureve të një kështjellë, që shërbente si mbështetja e fundit gjatë sulmeve.
2. fig., libr. Mbështetje e fuqishme, kështjellë.
FORTÉS/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT edhe fig. Kështjellë, kala. Fortesë e vjetër (e pamposhtur).
FORTIFIKÚAR (i, e) mb., usht. Që është pajisur me fortifikata dhe me mjete të tjera mbrojtëse; që është fortifikuar. Qytet i fortifikuar. Kështjellë (qytezë) e fortifikuar.
KALÁ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. hist. Vend i ngritur, i rrethuar me mure mbrojtëse të larta; vend i tillë i mbrojtur për një kohë të gjatë; kështjellë. Kala ilire (mesjetare). Kalaja e Krujës. Porta e kalasë.
2. Kullë.
3. edhe fig. Vend i ngritur dhe i fortifikuar për luftë; pozicion luftarak i pamposhtur; pikëmbështetje e fuqishme që të frymëzon garanci dhe siguri. Kala graniti kala e pamposhtur. U bë kala (diçka) u bë mbrojtëse e fuqishme.
3. fig., lart. Objektiv a synim shumë i vështirë për t’u arritur. Kalaja e diturisë (e shkencës).
✱Sin.: kështjellë, kullë.
♦ M’u bë zemra kala shih m’u bë zemra mal. Bën kala me ashkla (dikush). 1. Dehet e gënjehet me gjëra të vogla; premton se do të bëjë diçka të madhe a shumë gjëra, kur nuk ka as mjetet, as mundësitë; e merr si të lehtë diçka të vështirë; i bën petullat me ujë (pa vaj). 2. Shpif, i fryn gjërat dhe nxit grindje; i zmadhon shumë gjërat. Bën (ngre) kala në erë (në ajër) (dikush) keq. Ra kalaja. 1. U thye a u mund dikush, u mposht; u tërhoq, u dorëzua a u nënshtrua. 2. Mori fund diçka; u prish puna, s’do të vejë si duhet. Kala (*kështjellë) prej letre keq. Kala (*kështjellë) në rërë. E mori kalanë (kështjellën) nga brenda (dikush) ia arriti qëllimit disi tërthorazi, ia doli në krye një pune duke shfrytëzuar rrethanat e brendshme dhe njerëzit e vet a ata që lidhen me këtë punë.
KÚLL/Ë, ~Af. sh. ~A, ~AT 1. Shtëpi e lartë, me dy a më shumë kate, e ndërtuar kryesisht prej guri, me dritare të vogla dhe pa ballkon; shtëpi malore banimi, banesë. Kullë trekatëshe. Kullat e malësisë. Kulla e sanës ahur për të mbajtur kashtë ose zahire për bagëtinë. Bëj (ndërtoj, kam) kullën time.
2. hist. Ndërtesë e vogël e ngritur mbi një kodër a mbi muret e një kalaje, që shërbente edhe si pikë vrojtimi. Kulla e kështjellës. Kulla e sahatit të Tiranës.
3. Vend i lartë a pozicion në lartësi, që zotëron pamjen e një hapësire të madhe gjeografike; kështjellë. Kullë vrojtimi dhe komandimi në anije. Kulla e tankut (e autoblindës).
4. Ngrehinë e lartë metalike a prej betoni, që shërben si pus nafte. Kullë nafte.
5. shah. Kala.
✱Sin.: shtëpi, banesë, kala, kështjellë.
♦ Kulla e Babelit libr. rrëmujë e madhe, parregullsi e ngatërresa. Kullë e fildishtë libr. vend krejt i veçuar e i mbyllur; veçim i plotë nga bota e mbyllje në vetvete, shkëputje e çdo lidhjeje me të tjerët. Kullë me gjizë iron. diçka e pamundur, e paqëndrueshme ose pa asnjë mbështetje; diçka fare e pasigurt, jo ashtu si na duhet; diçka e kotë, e pavlerë; kështjellë në rërë.
KËSHTJELLÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. 1. Feudali ose i pari i feudalëve në një kështjellë; zot i një kështjelle.
2. Luftëtari që mbronte kështjellën; komandanti i këtyre luftëtarëve. Kështjellarët e Krujës.
KËSHTJÉLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. hist. Vendbanim në periudhën e mesjetës, i fortifikuar me mure të larta, me sharapolle e bedena për t’u mbrojtur nga pushtuesit, keqbërësit etj.; kala. Kështjella e Krujës (e Gjirokastrës). Muret (porta) e kështjellës.
2. Vend i mbrojtur mirë dhe i sigurt; pozicion luftarak i pamposhtur dhe i pathyeshëm; kala, fortesë. 3. usht. Mburojë prej metali përpara një topi, një mitralozi të rëndë a kundërajrori.
4. fig. Vend i fuqishëm dhe mbrojtës i madh i idealeve të larta, i lirisë, i së drejtës dhe i demokracisë. Shtetet e Bashkuara janë mbrojtëse të lirisë dhe të demokracisë.
5. fig. Objektiv që fitohet ose arrihet me luftë, me sakrifica dhe me vështirësi të mëdha; kala. Kështjella e diturisë (e shkencës, e drejtësisë).
✱Sin.: kala, fortesë.
♦ Bën (ngre) kështjella (kala) në erë (në ajër) (dikush) keq. bën plane që nuk mund të vihen në jetë; krijon me mend gjëra që nuk mbështeten në realitetin, fantazon kot; bën (ngre) kala në erë (në ajër); sheh ëndrra me sy hapur; ngre kodra mbi det iron. Kështjellë (kala) prej letre keq. mbështetje e dobët; diçka në dukje e fortë, por që në të vërtetë shkatërrohet lehtë; kështjellë (kala) në rërë. Kështjellë (kala) në rërë diçka e paqëndrueshme, në dukje e fortë, por pa themele të shëndosha, që mund të rrëzohet a të prishet lehtë; kështjellë (kala) prej letre; kullë me gjizë iron. E mori kështjellën (*kalanë) nga brenda (dikush).
LÉT/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. nj. Lëndë që nxirret nga përpunimi i drurit, i kashtës etj. dhe që përgatitet e përdoret zakonisht në trajtën e një flete të hollë; edhe sh. fletë e hollë prej kësaj lënde, me përmasa e ngjyra të ndryshme, që përdoret për të shkruar, për të vizatuar a për të shtypur në të, për të mbështjellë diçka me të etj. Letër e bardhë (e hollë, e trashë, e tejdukshme, e ndritshme). Letër thithëse. Letër higjienike. Letër shkrimi (vizatimi). Letër shtypi. Letër cigareje. Letër me ngjyra. Letër për mbështjellje. Brumë letre. Një fletë (një copë, një tabak) letër. Rrip letre. Qeskë (prej) letre. Kapëse letrash. Kosh letrash. Fabrika e letrës. Palos (pres) letrën.
2. Fletë nga kjo lëndë, e lyer me diçka, që përdoret për nevoja të ndryshme; fletë e hollë prej ndonjë lënde tjetër, që përdoret në industri për të mbuluar, për të veshur ose për të bërë sende të ndryshme. Letër ngjitëse (mizash). Letër dylli. Letër vaji. Letër karboni (kopjative). Letër bitumi. Letër alumini. Letër zbukurimi.
3. Fletë nga kjo lëndë, ku shkruajmë diçka dhe ia dërgojmë dikujt larg nesh; teksti i shkruar në një fletë të tillë. Letër familjare (private, zyrtare, përcjellëse, shoqëruese). Letër e porositur (e thjeshtë). Letër urimi (përshëndetjeje, falënderimi, ngushëllimi, dashurie). I shkroi (i dërgoi) një letër. Mori letër. Lexonte letrën e nënës.
4. Secila nga fletët e trasha në trajtë katërkëndëshe, me numra e me figura, në ngjyrë të kuqe e të zezë, me të cilat luajmë bixhoz; loja me këto fletë. Letra bixhozi. Letra spathi. Hodhi (tërhoqi) një letër. Luanin (me) letra.
5. Dokument zyrtar i shkruar ose i shtypur, që shërben si dëshmi për diçka; dokument zyrtar që i dërgohet një njeriu ose një qendre zyrtare për ta njoftuar për diçka. Letra kredenciale. dipl. Letër diplomatike. zyrt. Letër thirrjeje. Letër njoftimi letërnjoftim. Letër ankesë (drejt.) letër që përmban një ankesë për një çështje të caktuar.
6. sh., libr. Letërsi. Fakulteti i letrave. Letrat shqipe (let.) Letërsia shqipe. Poeti qytetar më rebel në historinë e letrave shqipe.
7. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje të ndryshme letrash. Letër smerili (kim.) material gërryes që prodhohet me ngjitje të kokrrizave të një materiali abraziv në sipërfaqen e një letre të fortë. Letër higjienike letër që përdoret në tualet për të fshirë pjesët intime.
✱Sin.: telegram, kartë, fletë, dërgesë.
♦ Iu dogjën letrat (kartat) në dorë (dikujt) iu prishën të gjitha planet, dështoi, s’mundi të arrinte qëllimet a synimet e veta. Ia djeg letrat (kartat) në dorë (dikujt) ia kuptoj qëllimet që më parë dhe nuk e lë t’i plotësojë, ia zbuloj planet dhe ia prish para se t’i vërë në jetë, i prish punë. I fshehu letrat (kartat) (dikush) nuk foli hapur; i mbuloi qëllimet e planet që ka bërë, i fshehu synimet; kund. i hapi letrat (kartat). I hapi letrat (kartat) (dikush) i zbuloi të fshehtat; foli hapur me dikë, ia tha qartë ç’kishte ndërmend; kund. i fshehu letrat (kartat). Ta këndon (ta lexon) letrën (kartën) pa hapur zarfin (dikush) shih t’i lexon (t’i këndon) letrat (kartat) në xhep (dikush). *Kështjellë (kala) prej letre keq. Letër (pusullë) bakalli keq. shkresë a letër e shkruar keq dhe e mbajtur fare pa kujdes. Letër (kartë) e djegur plan, veprim, taktikë etj. që s’hyn më në punë, që s’mund të përdoret më, se është zbuluar; njeri në shërbim të dikujt, që nuk mund të veprojë më, se është zbuluar ose ka rënë shumë poshtë në sy të të tjerëve. Me letra (me karta) të hapura pa fshehur asgjë, duke i thënë gjërat sheshit; haptas e drejtpërdrejt. T’i lexon (t’i këndon) letrat (kartat) në xhep (dikush) është shumë i zgjuar dhe të kupton menjëherë, ta zbulon mendimin vetë, të zbulon çdo të fshehtë. Luaj letrën (kartën) e fundit libr. përdor edhe mundësinë e vetme që më ka mbetur për t’ia arritur diçka; luaj (hedh) gurin e fundit. Mbeti në letër (diçka) u tha me fjalë a u shkrua në një vendim, por nuk u bë, nuk u zgjidh; dështoi; nuk u vu në jetë. Ia ngatërroi letrat (dikujt) nuk e la të arrijë qëllimet, e pengoi, ia prishi planet; i prishi punë. Nxin letër (dikush) mospërf. shkruan gjëra fare pa vlerë, krijon diçka me shkrim që nuk tërheq asnjë. *Tigër prej letre libr. mospërf.
MBI parafj. Përdoret me një emër ose përemër në rasën kallëzore që shënon: 1. Sendin, vendin etj., në sipërfaqen e të cilit ndodhet ose lëviz dikush a diçka, bëhet ose zhvillohet diçka; sipër në; kund. nën. Vë mbi tryezë. Ra mbi gurë. Shtrihem mbi rërë. Rrëshqet mbi akull. Hipi mbi pemë (mbi mur, mbi çati). Vë mbi kokë. U ul mbi një trung. E mori mbi shpinë. U përhap mbi dysheme. Doli mbi ujë. I doli djersa mbi këmishë. Mos shkelni mbi bar!
2. Sendin, vendin etj., në hapësirën sipër të cilit ndodhet ose lëviz dikush a diçka, kryhet një veprim etj.; përmbi; kund. nën. Një pëllëmbë mbi kokë. Pak mbi shtyllën e sipërme. Urë mbi lumë. Dyqind metra mbi tokë. Fluturoi mbi det (mbi qytet). I kaloi mbi kokë. U ngjit mbi re. Llamba varej mbi tryezë.
3. Dikë, kundër të cilit veprojmë ose një vend, drejt të cilit hidhemi. U hodhën mbi armikun (mbi kundërshtarin). U sulën mbi tankun gjerman. U turrën (u sulën) mbi kështjellë (mbi qytet). Qentë u lëshuan mbi ujkun. Të gjithë mbi ta!
4. Për (përdoret zakonisht në tituj veprash shkencore, publicistike etj.). Mbi bazat e programimit. Mbi zhvillimin e ekonomisë. Mbi arsimin dhe kulturën. Mbi përdorimin e bimëve mjekësore.
5. (edhe me një numëror). Cakun, njësinë, gjendjen a diçka tjetër që merret si pikënisje, si masë, si kufi etj. ose sipër së cilës është a kryhet diçka; më shumë se...; kund. nën. Zotime mbi planin (mbi normën). Dy gradë mbi zero. Një ton mbi ngarkesën e zakonshme. Zotime mbi detyrën. Erdhën mbi njëqind. E shkroi mbi katër herë. Ishte mbi moshën e caktuar.
6. Dikë a diçka që është nën një tjetër ose diçka sipër, përtej a jashtë së cilës bëhet një punë, krijohet një gjendje e re etj. Vë interesin e përgjithshëm mbi gjithçka. Mbi të gjithë donte nënën. Nuk vë njeri mbi të. E vinte veten mbi të tjerët (mbi masat). Thonë se qëndrojnë mbi klasat (mbi blloqet, mbi shtetin). Mbi të gjitha... para së gjithash...
7. libr. Diçka që shërben si themel, drejtim a pikënisje për një veprim të mëtejshëm; në bazë të... Mbi bazën e vendimeve (e udhëzimeve, e parimeve). Mbi propozimin e kryetarit. Mbi bazën e nëntëvjeçares. Mbi këtë bazë... (mbi këtë pikë...).
8. (me një emër që përsëritet). Një shkallë të lartë të cilësisë a të gjendjes që shprehet nga emri; shumë, tepër. Trim mbi trima shumë trim, kryetrim. Mbledhje mbi mbledhje shumë mbledhje. Halle mbi halle shumë halle. Borxhe mbi borxhe shumë borxhe. Pengesa mbi pengesa shumë pengesa.
9. Sendin që shërben si objekt i veprimit tonë. Rri gjithë ditën mbi libra.
♦ Bën mbi *udhë e nën udhë (dikush).
MBINDËRT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj një ndërtim mbi një ndërtesë ekzistuese. Mbindërtoj fortifikatën mbi një kështjellë të mëhershme.
2. Ndërtoj diçka konceptuale duke e ngritur mbi një koncept ekzistues ose duke e zgjeruar atë. Mbindërtoj figura të letërsisë duke u mbështetur në mitologji.
MESJETÁR,~E mb. Që ka lidhje me mesjetën, që i përket mesjetës, i mesjetës; që ka qenë a ka ndodhur në mesjetë; që ka veçoritë e kohës së mesjetës. Epoka mesjetare. Arti mesjetar. Veshje mesjetare. Kështjellë mesjetare. Qytetet mesjetare. Historia mesjetare. Psikologji (mendësi, ideologji) mesjetare. Fenomen mesjetar. Dukuri (zakone) mesjetare.
MÍJËVJEÇÁR,~E mb. 1. Që zgjat një mijë vjet, që përfshin një kohë prej një mijë vjetësh; që i përket një periudhe prej një mijë vjetësh. Mbretërim mijëvjeçar. Periudhë (histori) mijëvjeçare. Kulturë mijëvjeçare.
2. Që ka një moshë prej një mijë vjetësh. Kështjellë mijëvjeçare. Dru mijëvjeçar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë