Fjalori

Rezultate në përkufizime për “këshillim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AEROTERAPI
AUTOKRATIZËM

AUTOKRATÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT pol. Ideologji, sistem, mënyrë qeverisjeje ku vendimet merren nga një individ (autokrat) pa këshillim me popullin apo institucionet përfaqësuese të tij; ushtrim autoritar i pushtetit, pushtet absolut. Regjim autokratizmi. Parimet e autokratizmit. Autokratizëm shtetëror. Autokratizmi modern. Kthim drejt autokratizmit. Formë e autokratizmit. Ra në grackën e autokratizmit.
Sin.: autarkizëm, autarki, autokraci, absolutizëm, despotizëm, tiranizëm, monarkizëm.

DUSH

DUSH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mjet i posaçëm për të larë trupin, që e lëshon ujin si shi nëpërmjet një hinkembyllur me vrimadendura; kthinë e veçantë ku është vendosur ky mjet. Dhoma e dushit. Dhomë me dush (në hotel). Lahetdush. Ka katër dushe.
2. Larja e trupit me anëkëtij mjeti; banjë. Dush me ujë të ngrohtë (të ftohtë). Bëri një dush.
3. fig. Qortim a këshillim ose njoftim etj. që e sjell dikëvete. I dha një dushmirë. Për të qe një dush i ftohtë.

KONSULTIM

KONSULTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Këshillim.
2. Konsultë.

KONSULTË
KËSHILLESË

KËSHILLÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Këshillim.
2. Konsultë.

KËSHILLIM

KËSHILLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1.dhënët këshillë a këshilla. Këshillim higjienik. Organ këshillimi.
2. Mësim a porosi me fjalë që i jepet dikujt për ta ndihmuar si të sillet, si të veprojë etj.; këshillë. Sipas këshillimeve të mjekut.
Sin.: këshillë, këshillëmirë.

KËSHILLË

KËSHÍLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Porosi, mësim a mendim me karakter edukativ, që i jepet dikujt (zakonisht një fëmije, një njeriu pa përvojë etj.) për ta ndihmuar ose për ta mësuar se si të sillet, si të veprojë për të kryermirë një punë, një detyrë etj.; këshillim. Këshillë prindërore. Këshillë e urtë. Këshilla e mjekut.
Sin.: këshillim, këshillëmirë, mësim, rekomandim.

NDËRKËSHILLIM
POROSITJE
PËRUDHJE

PËRÚDHJ/E,~A f. Veprimi kur përudh dikë ose kur përudhem.
Sin.: udhëzim, këshillim.

REKOMANDIM

REKOMANDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rekomandoj dikë ose diçka; veprimi kur rekomandohem. Rekomandimi i literaturës. Rekomandimi i një shoku. Letër rekomandimi.
2. Këshillë, porosi ose mendim, që jepet për mënyrën si duhet vepruar a si të bëhet diçka. Rekomandimet e mjekut. Rekomandimet e mbledhjes (e komisionit). Me rekomandimin e dikujt. Me rekomandim nga lart. Kam një rekomandim. I jap rekomandime.
3. Mendim me shkrim që i jepet një autoriteti për të rekomanduar dikë, për të shqyrtuar me dashamirësi kërkesat e një kandidati etj. Rekomandimet e dy profesorëve. Paraqit rekomandimet. Jap (lëshoj) rekomandimin. I bëj një rekomandim.
Sin.: këshillim, këshillë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.