Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BIMËSHÁK,~E mb., fig. Që sapo ka lindur, kërthi, kërthinjak, i njomë, i parritur. Vajzë bimëshake. Fëmijë bimëshak.
✱Sin.: kërthi, kërthinjak, kërthizak, i kërthinjtë, camërdhok.
CAMËRDHÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Fëmijë shumë i vogël i gjinisë mashkullore. Camërdhokët e mëhallës.
✱Sin.: vocërrak, i vogël, ferishte, carrok, carrua, kërthi, kërthinjak.
CAMËRDHÓK,~E mb. Që është fare i vogël (për fëmijët).
✱Sin.: vocërrak, i vogël, carrok, i kërthinjtë, kërthinjak.
KËRTHÍ,~RI m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Foshnjë e vogël ende e parritur; fëmijë kërthinjak.
2. Këlysh dy- a trejavësh. Është një kërthi.
2. bot. Bimë e njomë që mbin me vonesë dhe me zhvillim të dobët.
3. fig., shpërf. Kalama a çilimi; foshnjë nga mendja. Kishte mbetur kërthi.
4. si mb. I kërthinjtë. Fëmijë kërthi. Këlysh kërthi. Filiz kërthi.
✱Sin.: ferishte, kalama, çilimi, kërthinjak, camërdhok, i kërthinjtë.
KËRTHINJÁK,~E mb. 1. I kërthinjtë; vocërrak. Fëmijë kërthinjak.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
KËRTHÍNJTË (i, e) mb. 1. Që lidhet me kërthirin; që ka mbetur kërthi (për një pjellë, këlysh a bimë etj.); kërthinjak. Pjellë e kërthinjtë. Bimë e kërthinjtë.
2. fig., mospërf. I papjekur nga mendtë; kalama, çilimi. Djalë (mashkull) i kërthinjtë.
✱Sin.: kërthi, kërthinjak, camërdhok.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë