Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KURÉSHTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Dëshirë e madhe e dikujt për të parë, për të dëgjuar a për të mësuar etj; të qenët kureshtar; kuriozitet. Kureshtje e madhe. Iu zgjua kureshtja.
2. mospërf. Dëshirë e tepruar e dikujt për të mësuar a për të ditur gjëra të parëndësishme, që as nuk i përkasin; kërshëri e madhe. S’e lënë rehat kureshtjet.
✱Sin.: kërshëri, kureshti, kuriozitet.
KËRSHËRÍ,~A f. Kureshtje, kuriozitet. Kërshëri fëmijësh.
TUNDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur e nxit a e shtyj dikë të bëjë diçka të keqe, duke ia paraqitur si të mirë; e josh dhe e mashtroj; e shtie në ngasje; nxitja për të bërë diçka që është e dëshirueshme, por shpesh e gabuar ose e ndaluar. Provoj (largoj, shmang) tundimin.
2. Diçka që provokon dëshirë, kërshëri, ose nevojë për diçka; forca që të tërheq ose të nxit për diçka; ngasje. Tundimi për udhëtime. Tundim nga ëmbëlsirat.
3. Tërheqje seksuale ose dëshirë për dikë; joshje. Tundim djallëzor. Tundim nga djalli (nga shejtani, nga qoftëlargu). Tundim i rrezikshëm (i madh). Shtyn në tundim. Iu dorëzua tundimit. E largoi tundimin. I qëndroi tundimit. I bëri ballë tundimit.
✱Sin.: joshje, ngasje, nxitje, ngashënjim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë