Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KËRRÍÇ,~I m. sh. ~A, ~AT 1. I vogli i gomarit i seksit mashkull; pjellë e gomaricës. Kërriç gomari.
2. fig., shar. Burrë a djalë i papjekur nga mendja dhe pa përvojë në jetë; budalla. Është fare kërriç.
3. si mb., fig. keq. Budalla. Djalë kërriç.
✱Sin.: kërre, budalla, i papjekur.
♦ Del si kërriçi para gomarit (dikush) tall. nuk respekton radhën para të mëdhenjve, nuk është i përmbajtur, flet pa radhë; del mëzi para pelës; del si boshti para furkës. Kërriç gomari shar. bised. djalë fare i papjekur, mendjelehtë e i trashë; njeri i përbuzur; koqe kandari tall. Vajti kërriçe erdhi gomar (dikush) vulg. përb. shih hyri shul e doli lloz (shkoi shul e erdhi lloz). As *viç e as kërriç tall.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë