Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BURRËRÍSHTE mb. 1. Që bëhet nga burrat; që këndohet a kërcehet nga burrat. Këngë burrërishte. - Hiqe vallen burrërishte!
2. Që është për burra, që i takon burrit. Rroba (këpucë) burrërishte. Veshi petkat burrërishte.
►KËRC/ÉHET jovep., ~ÝE (u), ~ÝER vet. v. III 1. njëvet. Mund të vallëzohet. Nuk më kërcehet.
2. pës. e KËRCÉJ.
MINUÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Valle franceze, që kërcehet me ritëm të ngadalshëm; muzika e kësaj valleje.
2. muz. Pjesë muzikore që përbën kohën e tretë të sonatave dhe të simfonive. Filluan t’i mësonin atij një minuet dhe pak pjesë në tastierë. Minuetet e Moxartit. Gjashtë minueta për kuartet me tela.
NAPOLÓN,~I m. sh. ~A, ~AT 1. hist. Monedhë ari me vlerë prej njëzet frangash ose prej njëqind lekësh. Na i mbushi xhepat me napolona. Fshatari e blinte pushkën për dy napolona.
2. etnogr. Lloj valleje popullore që kërcehet shumë në dasmat shqiptare. Kërcen napolonin.
✱Sin.: verdhushe, verdhushkë, gjel.
SHKAPËRC/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Ngatërrohem, bëj fjalë. U shkapërcyen pak me njëri-tjetrin.
2. pës., vet. v. III e SHKAPËRCÉJ.
✱Sin.: kapërcehet, kërcehet, hidhet, përshkohet.
TRIMËRÍSHTE mb. Që është për trimat dhe për trimëritë e tyre, që u kushtohet trimave e trimërive; që këndohet a kërcehet nga burrat burrërishte. Këngë trimërishte. Valle trimërishte.
►VALLËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vet. v. III Hidhet, kërcehet, luhet një valle së bashku me një tjetër a me disa të tjerë. U vallëzua një valle popullore. Atje këndohet e vallëzohet. Nga të rinjtë u vallëzua pogonishtja. Nuk më vallëzohet. Vallëzuan një valle popullore.
2. vetv. Kërcehet çift me dikë një valle. Vallëzohet një tango.
3. pës. e VALLËZOJ1.
VALS,~I m. sh. ~E, ~ET muz. Lloj vallëzimi, që kërcehet në çift, i cili kërcehet duke u rrotulluar e duke lëvizur këmbët tri herë në njërën anë e tri herë në anën tjetër; pjesë muzikore me kohë tri të katërta, që kërcehet në këtë mënyrë; vepër muzikore që ka këtë ritëm. Tingujt e valsit. Kërcej (luaj) një vals. Marr një vals.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë