Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EKZAMINUAR (i, e) mb. Që është vëzhguar me kujdes, që është ekzaminuar. Vepra ka qenë e ekzaminuar në laboratorë. Trup i ekzaminuar. Plagë e ekzaminuar. Prova të ekzaminuara nga ekipi i hetuesve.
✱Sin.: i vëzhguar, i kontrolluar, i shqyrtuar, i këqyrur.
HALLAKÁTAS ndajf., bised. 1. Duke u hallakatur; hallakatshëm.
2. Verbërisht, kuturu; pa i këqyrur punët si duhet; pa u menduar; pa mend. Fliste hallakatas.
✱Sin.: rrëmujshëm, hallakatshëm, verbërisht, verbtas, kuturu.
RRËM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Gërmoj dheun duke e hequr pak nga pak. Rrëmoj tokën. Rrëmoj një varr.
2. fig., jokal. Kërkoj me kujdes diçka që më nevojitet duke trazuar gjithçka me dorë ose duke këqyrur gjithandej. Rrëmoj nëpër xhepa. Rrëmoj në sirtar. Rrëmoj skutave. Rrëmoj nëpër dosjet.
3. fig., edhe jokal. Kërkoj për të zbuluar diçka; bëj kërkime. Rrëmoj libra e revista. Rrëmoj nëpër biblioteka e arkiva.
4. fig., kal. Përpiqem pak nga pak të hyj në të fshehtat e dikujt a të diçkaje; gërmoj. E rrëmoi thellë çështjen. Mos e rrëmo me tutje! Rrëmoj në kujtesë.
5. bised., kal. Ngacmoj; shpoj, ngas. Rrëmoj plagën. Rrëmoj shokun. E rrëmoj që të flasë.
✱Sin.: mih, rrëmih, zhbiroj, bubërroj.
♦ I rrëmon *barkun (dikujt).
SHÍKUAR (i, e) mb. 1. Që është parë në një masë të konsiderueshme, që është ndjekur nga shumë spektatorë a shikues; që është shikuar. Filmi më i shikuar këtë vit. Seriali më i shikuar. Klipi më i shikuar. Transmetimi më i shikuar.
2. Që shihet ndryshe nga dikush a diçka tjetër; i vlerësuar. Degë e shikuar me prioritet.
3. Që është shikuar me kujdes; i verifikuar. Dokument i shikuar. Provë e shikuar me kujdes.
3. Që është parë nga larg ose në një distancë kohore, i vështruar. Çështje e shikuar nga jashtë. Problem i shikuar në perspektivë.
✱Sin.: i parë, i këqyrur, i konsideruar, i vlerësuar, i çmuar, i verifikuar, i studiuar, i vështruar.
TELESKÓP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Vegël e posaçme optike me pasqyrë, që zmadhon shumë dhe që shërben për të këqyrur trupa qiellorë e për të bërë vëzhgime të ndryshme astronomike. Teleskopi i Galileut (i Njutonit). Gyp i teleskopit. Teleskop me pasqyrë. Shihet me teleskop. Teleskop elektronik vegël shumë e ndjeshme për vëzhgime astronomike, në të cilën rrezet e dritës shndërrohen në rrymë elektronesh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë